Connect with Us

Finalja e Kupës së Shqipërisë, policia njofton masat e marra

Sport

Finalja e Kupës së Shqipërisë, policia njofton masat e marra

Publikuar

-

Policia e Tiranës, ka njoftuar se ka marrë masa të shtuara për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve Teuta – Tirana, finale e kupës së Shqipërisë, që do zhvillohet sot në orën 20:00, në stadiumin “Air Albania”.

Masat e marra nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë do të jenë të njëjta si në ndeshjen Tirana – Bylis, do të merren sërish një serë masash teknike dhe organizative në një zonë më të gjerë se perimetri i stadiumit, me qëllim sigurimin e rendit dhe të sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit, duke synuar jo vetëm mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv, por dhe moslejimin e grumbullimit të tifozëve, si masë parandaluese për përhapjen e infeksionit COVID-19.

Masat si më poshtë:

• Do të lejohen të futen në stadium vetëm ata persona të caktuar nga ekipi dhe FSHF, sipas protokollit sanitar “Për organizmin e ndeshjeve të futbollit”. Nëse do të konstatohen shkelje të protokollit do të ndërhyjë dhe do të vendosen masa administrative sipas aktit normativ ndaj të gjithë personave përgjegjes.

• Nuk do lejohen grumbullime të tifozëve në sheshe apo në ambientet përreth. Në rast grumbullimi Policia do të ndërhyjë për shpërndarjen e tyre.

Gjithashtu do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, në të cilat nuk do lejohen të lëvizin as mjetet dhe as këmbësorët.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 17:30 deri në përfundim të aktivitetit, janë:

– Rruga përreth stadiumit “Lek Dukagjini”, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga presidenca, sheshi “Nënë Tereza” deri te sheshi “Shopen”, si dhe sheshi para Universitetit Politeknik.

“Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete si edhe levizjen me këmbë në segmentet rrugore të lartpërmendura në oraret e caktuara.

Policia e Tiranës apelon edhe njëherë për respektim me rigorozitet të protokolleve të sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19”, thuhet në njoftim.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Liga e Europës/ Kualifikohen Sevija dhe Shakhtar Donjetsk, Inter dhe Junajtid mësojnë kundërshtarët në gjysmëfinale (VIDEO)

Publikuar

-

Nga

U luajtën ditën e sotme 2 sfidat e vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Europës, ku u përcaktuan edhe 2 skuadrat që do të përballen me Interin dhe Mançesterin në gjysmënfinale.

Shakhtar Donjetsk, mposhti me rezultatin 4-1 Bazelin e Taulant Xhakës, në një sfidë të dominuar totalisht nga skuadra ukrainase.

Vlen të theksohet se mesfushori i Kombëtares, la fushën e lojës i dëmtuar në minutën e 60-të. Ndërkohë në sfidën tjetër, Sevija eliminoi Uolvesin, me rezultatin 0-1, falë golit të Okampos, duke kaluar më tej. Inter-Shakhtar Donjetsk dhe Mançester Junajtid – Sevija do të jenë 2 sfidat gjysmëfinale të Ligës së Europës.

REZULTATET LIVE: 

SHAKHTAR DONJETSK – BAZEL 4-1

Moraesh 2′, Taison 22′ , Alan Patrik 75′ (p), Dodo 88; / Van Volfsvinkel 90+2 



UOLVES – SEVIJA 0-1

Okampos 88′

 

 

LEXO TE PLOTE

Sport

Situatë kaotike në Superligën Shqiptare, vetëm 50 % e klubeve të licencuara

Publikuar

-

Nga

Gjendja në të cilën ndodhet futbolli në Shqipëri është përtej alarmantes. Bëhet fjalë për një situatë kaotike dhe me klube që janë thuajse të falimentuara.

Kjo për vetë pamjaftueshmërinë financiare për të garantuar bilance pozitive. Kuptohet, jo në masën 100%. E për ta vërtetuar këtë mjafton fakti që në sezonin që sapo u mbyll, vetëm pesë skuadra ishin të licencuara për të marrë pjesë në kompeticionet europiane: Tirana, Kukësi, Laçi, Teuta dhe Partizani.



Pra, vetëm 50% e asaj që konsiderohet elita e futbollit shqiptar garanton vijueshmëri në garat europiane, dhe për rrjedhojë, bilance të pranueshme. E ndërsa as në ajkën e zgjedhur të futbollit nuk është minimizuar kjo problematikë, në ligat më poshtë alarmi është drastik.

LEXO TE PLOTE

Sport

Befason e dashura e Joao Felix, i publikon foton intime yllit portugez

Publikuar

-

Nga

Atletico Madrid, pasi ka arkivuar La Ligën, po përgatitet të përballet me Leipzig në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. Disa ditë para ndeshjes kundër gjermanëve ( planifikuar për ditën e enjte) sulmuesi portugez Joao Felix ishte protagonist i një episodi më tepër kurioz.

Ish Benfica ishte duke pushuar me të mbathura kur e dashura e tij Margarida Corceiro i bëri një foto dhe më pas imazhin e postoi në Instagram. Por në foton e publikuar nga e dashura e tij shihej shumë më tepër.



Fotoja menjëherë u shpërnda në rrjet duke shkaktuar komente të shumta. Me të vënë re gafën Margarida e fshiu foton, një veprim i vonshëm pasi fotoja bëri xhiron në rrjet.

 

LEXO TE PLOTE