LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Finale për Superioren, Vllaznia për të shmangur katastrofën

2 Gusht 2020, 08:53, Sport CNA
Finale për Superioren, Vllaznia për të shmangur katastrofën

Në ditën e sotme, një finale më vete është ndeshja mes Vllaznisë dhe Besëlidhjes. Takimi play-off, i cili vendos se kush do të jetë ekipi që do të marrë pjesë në Superioren e sezonit të ardhshëm, do të zhvillohet në orën 19:00 në Shkodër, stadium Loro Boriçi.

Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Hysen Dedja kërkojnë të shmangin një katastrofë për t?u rikthyer në të parën pas vetëm një sezoni, ndërkohë që kanë parashikuar një tjetër të ardhme për ekipin. Mirëpo, Besëlidhja do të kërkojë t?ia bëjë jetën e vështirë dhe të jetë ajo pjesëmarrëse në elitën e futbollit shqiptar.

Lezhjanët nga ana e tyre këtë sezon kanë treguar se janë një skuadër e mirë dhe që dinë të shënojnë, ndaj Vllaznia është e paralajmëruar dhe do t?i duhet një impenjim maksimal për të kaluar këtë sprovë.

Lajmet e fundit nga