LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Beyonce nuk iu ndahet stilistëve shqiptarë/ Ja kush e veshi në klipin e saj më të ri

2 Gusht 2020, 13:19, Lifestyle CNA
Beyonce nuk iu ndahet stilistëve shqiptarë/ Ja kush e veshi në

Dy ditë më parë këngëtarja me famë botëore Beyonce publikoi albumin e saj dhe filmin muzikor me emër ?Black is King?.

Albumi i dedikohet mbretërve dhe mbretëresha të reja në kërkim të kurorës së tyre dhe u dedikohet personave me ngjyrë që duket se kanë një rrugëtim edhe më të vështirë se të tjerët.

Ndër të tjera në këtë projekt gjigand na ra në sy edhe super veshja e kuruar si gjithnjë e Beyonce, në të cilën paskan dorë Kujta dhe Meri, që kanë ndarë lajmin e madh në Instagram, ku vlerësojnë punën e tyre me Beyonce si perla më e çmuar që kanë prekur.

?Beyoncé me Kujta&Meri. Faleminderit Zerina Akers. Jo i lehtë, por shumë motivues ka qenë rrugëtimi për krijimin e veshjes së Beyoncé-s në ?Black is King?. Pamja e divës me Kujta&Meri ka qenë deri tani, perla më e çmuar që kemi prekur dhe krijuar nga duart tona të palodhshme. Beyoncé, do të jesh gjithnjë motivimi ynë për të krijuar art dhe për të avancuar përtej oqeanit. Krijimtaria jonë te ti është dëshmia jonë më e madhe. I adhurojmë njerëzit si ty”, shkruhet në postimin në Instagram./ CNA.al

 

 

 

A post shared by Kujta & Meri (@kujtameri) on

Lajmet e fundit nga