LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Alarm te Tirana para finales, 6 lojtarë janë në dyshim ndaj Teutës

2 Gusht 2020, 08:23, Sport CNA
Alarm te Tirana para finales, 6 lojtarë janë në dyshim ndaj

Te Tirana ka alarm për formacionin. Në stërvitje, lista e mungesave ishte aq e gjatë sa të frikësonte. Kështu, në grup mungonin Tefik Osmani, Grent Halili, i cili ka një problem në kavilje. Gent Muça kishte bërë një gjilpërë dhe duhet të bënte një ditë pushim. Nuk është stërvitur me grupin as Elton Kale, i cili ka probleme në shpatull dhe zor se mund të jetë në fushën e lojës.

Nuk janë stërvitur me skuadrën as dyshja e biondëve Muçi-Doka, të cilët, njëri ka pasur probleme në kurriz dhe tjetri probleme në këmbë. Kanë sakrifikuar për të qenë në fushë gjatë stërvitjes së djeshme Torasa dhe Çelhaka, ndonëse argjentinasi ka një pickim në kofshë, ndërsa Jurgeni ka rrëzët e kofshëve. Gjithsesi, dyshja është stërvitur rregullisht.

Për momentin, Tirana ka një problem me formacionin, sepse rrezikon të mos ketë disa titullarë dhe kjo mund të kushtëzojë jo pak finalen me Teutën. Kujtojmë se Teuta është një nga skuadrat e pakta që e ka mundur këtë sezon skuadrën kampione të Shqipërisë. Durrsakët, madje, ishin të parët që mundën Tiranën e çmendur të Emanuel Egbosë, e cila arriti të grumbullonte pikë pa fund, prej dhjetorit deri në qershor.

Lajmet e fundit nga