LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U largua nga Bylisi, Ardit Peposhi prezantohet te ekipi i ri

1 Gusht 2020, 13:56, Sport CNA
U largua nga Bylisi, Ardit Peposhi prezantohet te ekipi i ri

Ardit Peposhi pak ditë më parë njoftoi largimin nga Bylisi, teksa nuk ka vonuar shumë për të gjetur skuadrën e re.

Ashtu siç përflitej edhe në media, mbrojtësi i majtë do të jetë pjesë e Llapit në Kosovë për sezonin e ardhshëm.

Marrëveshjen mes palëve e ka zyrtarizuar vetë klubi kosovar, të cilët shprehen se kanë mbyllur gjithçka për një kontratë një vjeçare.

Peposhi zhvilloi 31 ndeshje me Bylisin këtë sezon ku arriti të shënojë 2 gola dhe gjithashtu ka dhënë edhe 4 asistime.

Lajmet e fundit nga