Connect with Us

U infektua me Covid/ Përkeqësohet gjendja e mjekut të Sanatoriumit

Shëndeti

U infektua me Covid/ Përkeqësohet gjendja e mjekut të Sanatoriumit

Publikuar

-

U infektua me Covid/ Përkeqësohet gjendja e mjekut të Sanatoriumit

Mjeku Alban Hatibi, i cili kishte rezultuar disa ditë më parë pozitiv me Covid 19, është shtruar në Reanimacionin e Spitalit Covid-2.

Mësohet se gjendja e mjekut, është përkeqësuar orët e fundit, dhe është dashur që ai të shtrohet në reanimacion ku po mbahet me oksigjen.

Alban Hatibi shërben si mjek anestezist-reanimator në Spitalin “Shefqet Ndroqi”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Manastirliu këshilla qytetarëve/ Ja ku duhet të kërkoni informacion

Publikuar

-

Nga

Manastirliu këshilla qytetarëve/ Ja ku duhet të kërkoni informacion

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka dhënë sërish disa këshilla për qytetarët që duan të kontaktojnë me mjekun e familjes dhe kërkojnë informacion mbi Covid-19.

Në një postim në rrjetet sociale, Manastirliu deklaron se për çdo informacion duhet kontaktuar linja e gjelbër falas.



“Kërkoni informacion të sigurt mbi COVID-19? Keni nevojë të lidheni me mjekun e familjes? Telefononi falas në linjën e gjelbër 0800 40 40”, shkruan ministrja krahas një fotoje me këshilla./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Mjeku Alimehmeti jep lajmin e mirë/ Virusi pëson mutacion, më pak raste klinike dhe vdekje

Publikuar

-

Nga

Mjeku Alimehmeti jep lajmin e mirë/ Virusi shkakton më pak raste klinike dhe vdekje

Mjeku Ilir Alimehmeti ka dhënë një lajm të mirë për qytetarët që lidhen me pandeminë e koronavirusit.

Duke cituar autorin amerikan Wayne W. Dyer, mjeku thotë: “Ndrysho mënyrën se si i sheh gjërat dhe gjërat që sheh do të ndryshojnë”.

Ai përmend faktin që virusi ka pësuar një mutacion të ri (forma G614), i cili e bën më të transmetueshëm dhe thekson se rritja e shifrave të të infektuarve ka ardhur si shkak i heqjes së masave.

Alimehmeti i referohet një studimi dhe deklaron se virusi ka pësuar mutacion dhe po shkakton më pak raste klinikë dhe vdekje.

“Forma G614 ishte e qartë që transmetohet më gjerë dhe është përgjegjës për shumicën dërrmuese të rasteve në nivel botëror, por shumë u çoroditën nga vdekjet (e shprehura në shifra absolute) që po shtoheshin. Në fakt ky shtim ndodhi kryesisht nga dy faktorë: numri më i lartë i të infektuarve (në fakt numri relativ i vdekjeve ka rënë, OBSH tani deklaron se IFR = 0.6%) dhe nga heqja e masave shtypëse në shumicën e shteteve.



Por vetë virusi po shkakton më pak klinikë dhe vdekje dhe kjo vërehet edhe nga ky studim elitar i publikuar pak ditë më parë. Studimi udhëhiqet nga Prof. Sandrasegaram Gnanakaran, ndoshta koka më e lartë e virologjisë strukturore dhe është kryer në laboratoret më të mira të virologjisë. (linku në fund të postimit) Në këtë artikull tepër teknik, të cilin këshilloj ta lexojnë virologët dhe kërkuesit shkencorë, tregohet se struktura e proteinës “spike” të SARS-CoV-2 tashmë ka një konformacion “më të zbuluar” ose “të hapur”.

LEXO EDHE:  Shtohen rastet me Covid në Francë/ Pjesa dërrmuese të rinj 20 dhe 30-vjeçarë

LEXO EDHE:  “Boom” të infektuarish/ Bino: Jemi të shqetësuar, sfidë mbetet ulja e numrave

Pra, domeni i lidhjes me receptorin (RBD – receptor binding domain) ka dalë më në sipërfaqe. Ky konformacion më i hapur e bën variantin G614: më të aftë për t’u lidhur me receptorët ACE2, pra ka më shumë raste infektimesh. Por më të ndjeshëm ndaj efektit të antitrupat, që mund ta neutralizojnë atë duke ulur klinikën dhe vdekshmërinë.Këto karakteristika shkojnë pikërisht në drejtim të fenomenit të homoplazisë, pra të “përshtatjes bartës-virus”. Por, duhet të presim më shumë prova dhe evidenca.

“…Specificikisht, ekspozimi i RBD-së rritet me rreth 40% (reziduet 438-506). Kjo shoqërohet nga një ekspozim më i madh edhe i zonës së lidhjes së ACE2 edhe i epitopeve të RDB-së që shënjestrohen nga antitrupat. Për shembull, ka një rritje rreth 64% të ekspozimit të rajonit të epitopit C105 kur RBD-ja është “e hapur”, në krahasim me orientimin “e mbyllur”, në të cilin ky rajoni është i varrosur nga proteinat dhe glikanet rrethuese. Si rrjedhojë, në gjendjen e re, që favorizohet nga forma G614, epitopet kyçe të RBD-së janë më të aksesueshme se sa në formën D614…”, shkruan ai.

Gjithashtu ai bën thirrje që qytetarët të mbrohen duke respektuar këshillat dhe masat!/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Mjaft me hipokrizi dhe amatorizëm!”/ Dasho i “hakërrehet” komitetit të ekspertëve, prezanton 5 masat emergjente

Publikuar

-

Nga

“Mjaft me hipokrizi dhe amatorizëm!”/ Dasho i “hakërrehet” komitetit të ekspertëve, prezanton 5 masat emergjente

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka reaguar sërish lidhur me situatën e Covid-19, në vendin tonë.

Me tone të forta kritike Dasho shkruan se antarët e Komitetit kanë që në prill-maj që deklarojnë kalimin e pikut, por për fat të keq, Covid nuk u bindet parashikimeve të epidemiologëve amatorë të komitetit!

Sipas tij, përgjigjja që nevojitet të ndërmerret ndaj Covid nuk është ndërhyrje e tipit të kirurgjisë robotike, por thjesht pesë masa bazë.

“A NA DUHET NJË SHTET I TILLË?!

Pas statusit të djeshëm, ku argumentoja se maskat janë TË NEVOJSHME dhe TË DOBISHME, po jo TË MJAFTUESHME si masë për kontrollin e epidemisë së COVID më bëri përshtypje komenti i një kolegu. Pak a shumë në këto linja:

“Doktor, sistemi ynë shëndetësor nuk ka mundësi të ndërtojë një përgjigje ndaj COVID. Të paktën popullata të mbajë maska dhe të ulë disi impaktin e epidemisë.”

UNË ME KËTË DEKLARATË DISFATISTE NUK JAM ASPAK DAKORD!!!

Së pari, Ministria apo Komiteti asnjëherë nuk deklaruan se nuk kanë mundësi. Përkundrazi, në prill deklarohej se ishim 10 herë më mirë se Gjermania, kurse sot akoma flitet për situatë nën kontroll dhe përgjigje efektive!

Antarët e Komitetit kanë që në prill-maj që deklarojnë kalimin e pikut. Sipas “kompetentëve” të tjerë piku i fundit ishte në fund të korrikut. Për fat të keq, COVID nuk u bindet parashikimeve të epidemiologëve amatorë të komitetit!

MJAFT ME HIPOKRIZI DHE AMATORIZËM!

Përgjigjja që nevojitet të ndërmerret ndaj COVID nuk është ndërhyrje e tipit të kirurgjisë robotike! Thjesht pesë masa bazë:

LEXO EDHE:  Eksperti i Shëndetit Publik i bën propozimin e hapur qeverisë/ “Të përdoren masa inteligjente”



Pesë apo dhjetë fishim i numrit të testeve për një periudhë dy ose tre mujore.

LEXO EDHE:  Shtohen rastet me Covid në Francë/ Pjesa dërrmuese të rinj 20 dhe 30-vjeçarë

Vendosja e një sistemi të survejances epidemiologjike dixhitale (personalisht ja kam ofruar një sistem të tillë FALAS Ministrisë në 16 mars dhe akoma ua ofroj po FALAS).

Furnizimi i 1,600 mjekëve të familjes me nga 20-30 pajisje puls-oksimetër secili.

Pajisja e spitaleve rajonale me rreth 20 aparate CPAP/BiPAP secili.

Krijimi i një ëebsite ku të afishohen protokollet e trajtimit të COVID për çdo nivel kujdesi: shtëpi, spital rajonal, spital terciar dhe komplikacione (këto mundësisht të përkthyera nga anglishtja dhe jo nga kinezçja).

Kaq si fillim dhe si masa emergjente do të mjaftonin për të ndalur rritjen e mëtejshme të epidemisë në këtë stad dhe për të shmangur kongjestionin e pritshëm tek Nënë Tereza dhe Shefqet Ndroqi.

Stina e vjeshtës kërkon natyrisht masa më komplekse, por këto masa do të na nxjerrin nga kriza ku ndodhet aktualisht sistemi ynë shëndetësor.

Këto masa së bashku nuk kërkojnë burime njerëzore shtesë dhe mund të përballohen me disa milion dollarë. Pagesa mujore e konçesioneve PPP në shëndetësi!!!

Për t’u zbatuar ky plan, kërkohet vetëm vizion, planifikim dhe organizim, cilësi këto thellësisht defiçititare në drejtuesit e sistemit tonë shëndetësor.

MOSMARRJA E KËTYRE MASAVE NGA DREJTUESIT E SHTETIT SHQIPTAR ËSHTË OSE PAAFTËSI, OSE PAPËRGJEGJSHMËRI!!!

NË TË DY RASTET, KY ËSHTË NJË SHTET QË NUK NA BËN MË PUNË…”/CNA.al

LEXO TE PLOTE