Connect with Us

Të dënuar për vepra të rënda kundër personit/ Ekstradohen nga Londra dy shqiptarët

Kronika

Të dënuar për vepra të rënda kundër personit/ Ekstradohen nga Londra dy shqiptarët

Publikuar

-

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Ekstradohen nga Greqia dhe Italia tre shqiptarë

Dy shtetas shqiptarë, të dënuar për vepra të rënda kundër personit, janë ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar, drejt vendit tonë.

Uniformat blu bëjnë të ditur se paraditen e sotme, nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Londra, Mbretëria e Bashkuar, drejt vendit tonë, i shtetasve shqiptarë Hektor Mahmutaj, 45 vjeç, lindur në Fier dhe Ronaldo Kolndreu, 21 vjeç, lindur në Tiranë.

Shtetasi Hektor Mahmutaj ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar me 25 vjet burgim, për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

LEXO EDHE:  Edhe delfinët vrasin këlyshët e sapolindur

Në vitin 1997, Hektor Mahmutaj, pranë rrugës automobilistike të fshatit Bejar, Mallakastër, ka vrarë me armë zjarri shtetasin G. J.

Shtetasi Ronaldo Kolndreu ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 15 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë.

Në vitin 2018, në ambientet e fabrikës së këpucëve, shtetasi Ronaldo Kolndreu ka plagosur me thikë shtetasin S. B.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Mançester, Mbretëria e Bashkuar, u bë i mundur arrestimi i tyre në Londër dhe ekstradimi drejt vendit tonë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Makina përplas biçikletën në Korçë/ Një i plagosur transportohet me urgjencë në spital

Publikuar

-

Nga

Makina përplas biçikletën në Korçë/ Një i plagosur transportohet me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë ku një automjet ka përplasur një qytetar me biçikletë.

Sipas informacioneve paraprake, një 73 vjeçar me iniciale B. D., është përplasur nga nje 41 vjeçarja me iniciale S. T.

I moshuari ka mbetur i plagosur dhe menjëherë pas ngjarjes është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Vrasësi i Gjon Palit I



Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Vrau gruan me armë zjarri/ Zbardhet dëshmia e policit

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Qëlloi me armë zjarri dhe kërcënoi një qytetar/ Arrestohet 19 vjeçari në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Qëlloi me armë zjarri dhe kërcënoi një qytetar/ Arrestohet 19 vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një person, i cili dyshohet se ka kanosur me armë një person tjetër për motive të dobëta.

Konkretisht raportohet se është vënë në pranga i riu me iniciale D. Z., 19 vjeç, banues në Vlorë.



Kapja dhe arrestimi i tij u bë pasi gjatë orëve të natës, në ambientet e jashtme të një hoteli në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër duke kanosur kështu shtetasin T. D, për motive të dobëta.

LEXO EDHE:  Vrau administratorin e pallatit për lekët, dënohet 25 vite burg

LEXO EDHE:  Vrau gruan me armë zjarri/ Zbardhet dëshmia e policit

MNdërkaq, materialet iu referuan Prokurorosë për veprime të mëtejshme në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dhunohet me mjete të forta 21 vjeçari në Lezhë/ Dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Publikuar

-

Nga

Dhunohet me mjete të forta 21 vjeçari në Lezhë/ Dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Lezhë.

Sipas asaj që raporton Ballakan web, një i ri, 21 vjeç me inicialet G.K është dhunuar me mjete të forta.



I riu është dërguar në gjendje të rëndë shoku në Spitalin e Lezhës, ndërsa rasti është raportuar sot.

Policia ka nisur hetimet, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe ka shpallur në kërkim autorin./CNA.al

LEXO TE PLOTE