Connect with Us

Synimet e Turqisë për superfuqi/ Erdogani hedh zjarr në jug të Kaukazit

Bota

Synimet e Turqisë për superfuqi/ Erdogani hedh zjarr në jug të Kaukazit

Publikuar

-

Manovrat e përbashkëta ushtarake mes Turqisë dhe Azerbajxhanit janë një paralajmërim i qartë për armikun e përbetuar Armeninë. Pas Sirisë dhe Libisë, Ankaraja dëshiron tani të zgjerojë pushtetin e saj në jug të Kaukazit.

Turqia e konsideron veten si fuqi mbrojtëse të ish-republikës sovjetike të Azerbajxhanit. Popullsitë e të dy vendeve kanë ngjashmëri etnike dhe gjuhësore. Shumë shpejt pas shpalljes së pavarësisë së shtetit të vogël në Detin Kaspik në vitin 1991, u shpall doktrina “dy shtete, një komb”. Si Bakuja dhe Ankaraja i nënvizojnë marrëdhëniet e tyre bilaterale me këtë slogan.

Që nga mesi i viteve 1990, trupat e Azerbajxhanit dhe të Armenisë kanë pasur përplasje të rregullta ushtarake që shkojnë nga incidentet në kufij deri në luftëra të vërteta për rajonin e Nagorni-Karabahut, i cili ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit, por që Armenia e konsideron si shtet të pavarur. Pas një konflikti ushtarak mes të dy vendeve, rajoni i Nagorni-Karabahut është që nga viti 1994 nën kontrollin e Armenisë.

Tote bei Gefechten zwischen Armenien und Aserbaidschan (picture-alliance/Uncredited/Armenian Defense Ministry Press Service/PAN Photo/AP/dpa)

Përleshje e re, Ankaraja pozicionohet

Më 12 korrik pati sërish një përplasje tjetër të përgjakshme mes Armenisë dhe Azerbajxhanit në provincën veriore armene të Tavushit. Sipas informacioneve zyrtare pati 17 të vrarë, kryesisht ushtarë. Të dyja vendet fajësojnë njëra-tjetrën.

Ankaraja reagoi me retorikë të ashpër duke u pozicionuar në anën e Azerbajxhanit dhe ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, fajësoi vetëm Armeninë për incidentin. Por këtë herë qeveria turke nuk u mjaftua vetëm me fjalë. Nga 1 deri më 10 gusht dy vendet aleate do të zhvillojnë manovra të përbashkëta ushtarake në afërsi të Bakusë dhe të Nagorni Karabahut, me pjesëmarrjen edhe të helikopterëve të Forcave Ajrore Turke.

Kërcënim për stabilitetin dhe sigurinë

Direjtoresha e qendrës “Insight Centre for Data Analytics”, Anna Karapetjan e konsideron manovrën si sinjal të rrezikshëm. Pas retorikës së pashembullt agresive, Turqia po nis një manovër ushtarake, e cila nuk do të kontribuojë për më shumë siguri dhe stabilitet në rajon,” – tha politologia.

Anna Karapetyan, «Insight» Analytical Center (privat)
                                  Anna Karapetyan

“Turqia është një faktor destruktiv në konfliktin në Nagorni-Karabah”. Mbështetja ushtarake turke duhet kuptuar si kërcënim për Armeninë dhe duhet të ndëshkohet nga bashkësia ndërkombëtare, thotë Karapetajan.

Kurse Hakki Casin nga Universiteti Yeditepe i Stambollit, e mbështet manovrën e përbashkët ushtarake, në të cilin marrin pjesë njësitë tokësore, ato ajrore si dhe forcat speciale. „Turqia po përpiqet ta përdorë fuqinë ushtarake për të siguruar paqen dhe stabilitetin në rajon,” tha eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare.

LEXO EDHE:  Sulmi turk në Siri, po ndihmon rikthimin e ISIS-it

Ankaraja dëshiron të sigurojë thesaret e gazit

Ankaraja e mbështet vendin e vogël në Detin Kaspik edhe për arsye ekonomike: së bashku me Gjeorgjinë, Azerbajxhani është një korridor i rëndësishëm energjetik për Turqinë. Gazjellësi transanatolian, ai transkaukazian dhe i Kaukazit të Jugut kalojnë nëpër këto dy vende.

Bund gibt Milliardengarantie für Pipeline aus Aserbaidschan (picture-alliance/dpa)

Përmes tyre, gazi natyror kalon nga Deti Kaspik në rrjetin e shpërndarjes së gazit në Turqi. Ankaraja po i shton përpjekjet për të zvogëluar varësinë për energji nga gazi rus dhe Azerbajxhani është bërë vitet e fundit një nga furnizuesit më të rëndësishëm të energjisë për Turqinë.

Ankaraja dhe Moska përsëri përballë

Fakti që Ankaraja po e merr gjithnjë e më tepër në mbrojtje Azerbajxhanin po ndiqet nga Kremlini me sytë e Argusit. Eksperti turk për Rusinë, Kerim Has nga Moska thotë se nuk mendon që manovra e tanishme ushtarake do të shkaktojnë tensione midis Ankarasë dhe Moskës.

Dr. Kerim Has (privat)
                                          Kerim Has

Por megjithatë situata mund të ndryshojë shpejt, sepse “ka dëshmi në rritje që qeveria turke dëshiron të krijojë një bazë të përhershme ushtarake në Azerbajxhan.” Dhe sipas ekspertit kjo do të sillte një potencial serioz konflikti midis Ankarasë dhe Moskës.

Arsyeja e qëndrimit skeptik të qeverisë ruse ndaj aspiratave hegjemoniste të Ankarasë është se edhe Moska bën biznese në rajon. Kompanitë energjetike ruse si Gazprom kanë monopolin e furnizimit me gaz për Armeninë dhe Nagorni- Karabahun. Dhe jo vetëm kaq: Rusia e sheh veten si forcë mbrojtëse të Armenisë, armikut për kokë të Azerbajxhanit. Forcat e armatosura ruse kanë në Armeni që nga viti 1995 një bazë ushtarake dhe ajo gjendet vetëm 15 kilometra larg kufirit turk./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Lufta me Covid/ SHBA regjistron mbi 5 milionë të infektuar dhe 162 mijë viktima

Publikuar

-

Nga

SHBA vijon të ketë numrin më të lartë në botë të të infektuarve dhe atyre që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Në SHBA rezultojnë mbi 162 mijë viktima nga COVID-19. Numri i të infektuarve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara ka arritur në më shumë se 5 milionë që prej fillimit të pandemisë, sipas të dhënave
të gazetës “New York Times”.



Institucionet shëndetësore shprehen se nëse 95 % e amerikanëve do të mbanin maska, do të shpëtoheshin më shumë se 66 mijë jetë njerëzisht.

LEXO EDHE:  Muka nuk pranon ndihmën e Erdoganit/ Na konsideron turq, mos e përqafoni lypjen e Ramës

LEXO EDHE:  Dorëzohet Turqia/ Pritet ti japë lirinë pastorit amerikan

Numri i vërtetë i infektimeve besohet se mund të jetë më i lartë për shkak të kapaciteteve testuese dhe zbulimeve se shumë njerëz që janë të infektuar me koronavirus, nuk kanë asnjë simptomë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

100 ditë pa asnjë person të infektuar / Njihuni me vendin që “hoqi qafe” koronavirusin

Publikuar

-

Nga

100 ditë pa asnjë person të infektuar / Njihuni me vendin që “hoqi qafe” koronavirusin

Prej disa muajsh gjithë bota po lufton me koronavirusin i cili preku miliona njerëz ndërsa një numër i madh të infektuarish humbën jetën.

Zelanda e Re është një nga shtetet i cili “ka hequr qafe” këtë virus të frikshëm. Ky shtet nuk ka regjistruar prej 100 ditësh asnjë rast të ri me COVID-19, por megjithatë autoritetet i paralajmëruan qytetarët të tregohen të kujdesshëm, pasi si Vietnami dhe Australia po përballen me “ringjallje” të rasteve të reja.



Sipas mediave të huaja, Zelanda e Re po konsiderohet si një ndër vendet më të sigurta në botë. Vendi i është rikthyer normalitetit, mirëpo autoritet janë shqetësuar pasi banorët gjithnjë e më shumë po injorojnë masat parandaluese të virusit.
“Arritja e 100 ditëve pa ndonjë transmetim të virusit brenda vendit, është me të vërtetë moment historik, megjithatë duhet të qëndrojmë vigjilentë. Ne kemi parë jashtë vendit se si mund të përhapet virusi, sëmundja mund të rishfaqet përsëri. Duhet të jemi të përgatitur”, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë, Ashley Bloomfield./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Katër viktima nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ Ulet numri i të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit

Publikuar

-

Nga

Katër viktima nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ Ulet numri i të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit

Katër persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit.
Autoritetet maqedonase bëjnë me dije se gjatë ditës së fundit janë testuar 1188 persona të dyshuar si të infektuar me koronavirus, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 85 raste.

Më shumë raste ka në Shkup-32, në Kumanovë ka 9 raste të reja, Shtip-9, Dibër-3, Kërçovë-7, Gostivar-7, Manastir-4, Kavadar-6, si dhe nga një rast të ri ka në Tetovë, Prilep, Strumic, Demir Hisar dhe Vinicë.



LEXO EDHE:  Meta pret në takim Kurum/ Falenderon Turqinë për ndërtimin e 500 apartamenteve  

Ditën e djeshme 4 persona e kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa 200 u shënuan 200 raste të reja./CNA.al

LEXO TE PLOTE