Connect with Us

Skënderbeu një model suksesi në merkato, mbush arkat me 800 mijë euro nga 2 transferime

Sport

Skënderbeu një model suksesi në merkato, mbush arkat me 800 mijë euro nga 2 transferime

Publikuar

-

Skënderbeu vijon të mbetet klubi model në Shqipëri sa i takon organizimit dhe administrimit të lojtarëve. Korçarët që janë në udhëkryq dhe peng I vendimit të Gjykatës Federale zvicerane, pritet të finalizojnë shitjen e dy lojtarëve për shifrën e 800 mijë eurove.

Agon Elezi do të kalojë te Boavista në Premier Ligën Portugeze për shifrën e 500 mijë eurove, ndërsa është gjetur dhe marrëveshja, me korçarët që mbajnë 10 përqind të kartonit të lojtarit. Nga ana tjetër edhe mbrojtësi Jorgo Pëllumbi ka kërkesë të shtuar nga Sturm Graz në Austri, ndërsa mësohet se për të Skënderbeu kërkon 300 mijë euro.

800 mijë euro në total për dy talentet e bardhekuqve, që do i jepnin frymëmarrje klubit juglindor, që vijon me traditën e shitjes së lojtarëve dhe arkëtimit të shumave të konsiderueshme.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Panik te klubi i madh Europian/ Infektohen me Koronavirus dy persona përpara ndeshjes së Ligës së Kampioneve

Publikuar

-

Nga

Futbolli europian është tronditur nga lajmi i fundit rreth Atletiko Madridit. Te klubi spanjoll janë konfirmuar dy pjesëtarë të grupit madrilen me koronavirus. Lajmi u konfirmua nga “El Colchoneros” në faqen zyrtare.

Rezultatet e fundit të analizave vjen 4 përpara ndeshjes çerekfinale të Ligës së Kampioneve me Lajpcigun në Lisbonë të Portugalisë.



Atletiko Madridi komunikoi se do të zbatojë në mënyrë strikte protokollin shëndetësor për t’u mbrojtur nga koroanvirusi.

LEXO TE PLOTE

Sport

Zyrtare/ Partizani konfirmon Ilir Dajën, ja njoftimi i klubit

Publikuar

-

Nga

Ashtu siç ishte paralajmëruar, tekniku i ri i Partizanit Ilir Daja do të prezantohet nesër. Në një njoftim të fundit të 16-herë kampionëve të Shqipërisë, bëhet me dije se tekniku kryeqytetas do të prezantohet në orën 11:00 në ambjentet e hotelit “Arte Boutique” në zonën e Bllokut.

Daja mbylli bashkëpunimin me klubin e Skënderbeut përpara se klubi korçar të mësonte vendimin e Gjykatës Federale për heqjen ose të dënimit 10-vjeçar nga UEFA.



NJOFTIMI I PARTIZANIT

FK Partizani nesër do të prezantoj trainerin e ri në, ambientet e “Arte Boutique Hotel” ora 11:00. Faleminderit

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Video/ 6 gola në 8 ndeshje, sulmuesi shqiptar dhuron spektakël në kampionat

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi shqiptar i lindur në Finlandë Albion Ademi po realizon një sezon mbresëlënës me ekipin e Mariehamnit.

Ish-futbollisti i Shpresave shënoi në fitoren e vështirë të skuadrës së tij kundër Rovaniemit, takim që përfundoi me rezultatin 2-3.

Në minutën e 40-të të sfidës, Ademi u asistua nga shoku i skuadrës Tolonen dhe i vetëm përballë portierit kundërshtar vendosi ndeshjen në baraspeshë.

Kjo është fitorja e tretë në 8 javë për Marienhamnit, ndërsa Ademin ky sezon ka nisur në mënyrën më të mirë mundshme ku ka realizuar 6 gola në 8 ndeshjet e para të këtij sezoni.



Ai pret ftesë tashmë nga trajneri i Shqipërisë Edi Reja.

 

LEXO TE PLOTE