Connect with Us

Plas te Tirana, sherr me grushte në stërvitje mes dy sulmuesve

Sport

Plas te Tirana, sherr me grushte në stërvitje mes dy sulmuesve

Publikuar

-

Një sherr pa lidhje prish qetësinë e Tiranës. 48 orë nga sfida me Teutën në finalen e Kupës së Shqipërisë, Uinful Kobina dhe Mario Morina kapen në stërvitje, madje duke shkuar më shumë se një zënkë me fjalë. “Panorama Sport” zbulon se incidenti ka ndodhur në fund të stërvitjes.

Një shpullë dhe një shkelm bënë që situata të shkojë tej normales në një skuadër që nuk ka asgjë, ku të gjithë janë shpallur kampionë dhe po luftohet për Kupën e Shqipërisë. Në fakt, ngjarja ka ndodhur në pjesën e tretë të stërvitjes. Pas një faulli mes loje, Morina ka bërë shaka me kolegun.

Duket se kjo nuk është pëlqyer nga Kobina, i cili e ka marrë si provokim dhe e ka goditur me shkelm. Sulmuesi i është kthyer me shpullë, por më pas situata ka precipituar dhe kanë qenë shokët e skuadrës që kanë ndarë dyshen, shumë të irrituar.

Pas këtij sherri, Egbo ka mbyllur stërvitjen dhe ka thirrur të gjithë në dhomat e zhveshjeve, edhe pse Kobina është larguar i pari nga fusha e lojës, pasuar nga Ngoja.

Ka qenë një situatë e pakëndshme, që ka habitur të gjithë, pasi si Kobina dhe Morina kanë shkuar mirë me njëri-tjetrin, por me sa u kuptua, më shumë se një sherr ishte gjaknxehtësi e momentit dhe një keqkuptim. Sigurisht, pas urdhrit të Egbosë, stërvitja u prish dhe të gjithë u larguan.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

U largua nga Tirana si kampion, Edon Hasani i surprizon të gjithë me klubin e ri

Publikuar

-

Nga

Edon Hasani gjen menjëherë skuadër dhe madje jashtë Shqipërisë.  Ish-mesfushori që u largua nga Tirana si kampion pas përfundimit të kontratës, ka firmosur pak minuta më parë për klubin turk të Ligës ës Parë, Ankara Keçiorenguçu, që mbylli kampionatin e fundit në vendin e tetë, raporton “Panorama Sport”.



Mesfushori shkodran ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon. Skuadra me bazë në kryeqytetin turk synon ngjitjen në Superligë në kampionatin e rid he ky transferim i Hasanit vjen në momentin më kulminant të karrierës. 28-vjeçari u kërkua edhe nga Vllaznia, por ofertë nga Turqia ishte e pa refuzueshme.

LEXO TE PLOTE

Sport

Tronditet klubi shqiptar, konfirmohen 5 futbollistë me Koronavirus

Publikuar

-

Nga

Situatë kaotike në futbollin kosovar. Klubi i Gjilanit që drejtohet nga Gentjan Mezani, ka konfirmuar që pesë futbollistë kanë dalë pozitiv. Ka qenë drejtori ekzekutiv i klubit, Sevadil Robelli, i cili për mediat kosovare, ka pohuar se plot 5 futbollistë janë prekur me Koronavirus, teksa ka shtuar se ditën e nesërme ata do t’iu nënshtrohen testeve të tjera.

“Është e vërtet që janë infektuar pesë futbollistë pas rezultateve që kemi marrë. Për shkak të privatësisë nuk dëshirojmë t’i bëjmë publike emrat e lojtarëve. Sigurisht që jemi pak të befasuar dhe duhet që sërish t’i ritestojmë lojtarët gjatë të mërkurës. Jemi afër ndeshjes dhe sigurisht që në një mënyrë jemi paska të frikësuar se çfarë mund të ndodh. Këto raste kanë ndikuar edhe te lojtarët e tjetër që janë testuar negativë dhe në atmosferën e ekipit”.



Kujtojmë që Gjilani më 20 gusht pritet të luajë ndaj Tre Penes në San Marino në fazën e parë parakualifikuese për Ligën e Evropës. Sot UEFA anuloi ndeshjen parakualifikuese të Dritës në Ligën e Kampionëve, pasi 2 futbollistë rezultuan pozitivë.

LEXO TE PLOTE

Sport

UEFA merr vendimin e papritur, anulon ndeshjen e ekipit shqiptar në Champions

Publikuar

-

Nga

UEFA ka anuluar ndeshjen mes Dritës dhe Linfieldit në kuadër të fazës preliminare për Ligën e Kampionëve. UEFA ka konfirmuar që ekipi gjilanas është futur në karantinë, pasi që një futbollist i dytë doli pozitiv.



“Pas një vendimi të marrë nga autoritetet shëndetësore zvicerane në bashkëpunim me UEFA-n për të izoluar ekipin e Dritës pasi që një lojtar i dytë nga skuadra kosovare u testua pozitivisht për Covid-19, ndeshja mes Dritës dhe Linfield nuk do të zhvillohet”, njofton UEFA.

LEXO TE PLOTE