Connect with Us

Pas 48 orësh, ende asnjë qëndrim për ndryshimet kushtetuese/ Lulzim Basha kapet “mat”?

Politikë

Pas 48 orësh, ende asnjë qëndrim për ndryshimet kushtetuese/ Lulzim Basha kapet “mat”?

Publikuar

-

Pas 48 orësh, ende asnjë qëndrim për ndryshimet kushtetuese/ Lulzim Basha kapet “mat”?

Dy ditë më parë, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ndryshimet kushtetuese, nëpërmjet të cilave ndalohen koalicionet parazgjedhore si dhe hapen listat.

Pas këtij votimi nga Kuvendi i Shqipërisë, pritej një qëndrim nga ana e opozitës, e cila i kishte kundërshtuar këto ndryshime,  por edhe pse po bëhen 48 orë, ende nuk ka një qëndrim zyrtar.

Kreu i Republikës së re, Lulzim Basha pas votimit nga parlamenti, doli në një deklaratë për mediat, ku nuk tha asgjë përveçse vijoi të përsërisë se rotacioni është i pashmangshëm.

Ndërkohë, pas deklaratës së Bashës, ishte Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, i cili deklaroi se PD dhe opozita do të mbajnë qëndrimin zyrtar për vijimin e punës në Këshillin Politik për hapjen 100 % të listave të kandidatëve.

“Nenet e 5 Qershorit për koalicionet parazgjedhore të paprekshme. Nesër qendrimi i opozitës për Këshillin Politik dhe hapjen 100% të listave.

Këto janë nenet e miratuara të Marrëveshjes së 5 Qershorit, që rregullojnë formulën e koalicioneve parazgjedhore me listë të veçantë të partive dhe formulën e ndarjes së mandateve. Këto nuk rihapen dhe janë të paprekshme!

Nesër qëndrimi zyrtar i PD dhe Opozitës së Bashkuar për vijimin e punës në Këshillin Politik për hapjen 100 % të listave të kandidatëve”, shkruante Bardhi dy ditë më parë.

       Mesazhi i Gazment Bardhit të enjten në Twitter

Në fakt kaluan 48 orë dhe ende nuk ka asnjë qëndrim nga opozita dhe natyrshëm lindin disa pyetje për Bashën.

Kur do ta japë qëndrimin opozita? Apo ka ikur me pushime? Është kjo opozitë e cila na tha që do të respektojë marërveshjen e 5 qershorit.

LEXO EDHE:  PD akuza të forta mediave/ Financoheni nga Rama për të shkruar kundër Bashës

Mos ndoshta Lulzim Basha ka qënë dakort apo ka gënjyer publikisht shqiptarët disa javë dhe ka bërë retorikë boshe politike?

Tani, pas 48 orësh që ka dalë Gazment Bardhi i cili tha se do ta japim nesër, kur do ta japë qëndrimin opozita?

Kjo është një opozitë që tallet me shqiptarët, që thotë sot s’kam qëndrim, do ta jap nesër.

Po pse a nuk e dinte opozita që këta do ta ndryshonin Kushtetutën, për listat dhe koalicionet, ashtu siç kishin paralajmëruar?

Sepse nuk ishin ndërkombëtarët që i propozuan listat e hapura, por ishte vetë Luli që hodhi dorashkën dhe tha se listat i dua 100% të hapura.

Mos vallë listat janë 100% të hapura dhe Luli është përballë këtij fakti dhe tani do që një pjesë të listave do t’i mbajë të mbyllura?

Pse nuk ka një qëndrim publik Lulzim Basha për këtë çështje, port ha se do t’i japë detajet pas 24orësh?

Ku është Luli? Mos vallë ndodhet në Qerret duke u nxirë apo po lahet tek pishinat e vilave të tij luksoze në “Long Hill”?

Shqiptarët dhe demokratët presin reagimin e opoztës. Apo tani pas skandalit të një viti më parë, kur dogji mandatet dhe nuk hyri në zgjedhje, është i detyruar të shkojë si çeçoja me një këmbë në zgjedhje, të pranojë edhe ndryshimet, të cilat në fakt disa kohë më parë ua propozonte vetë ndërkombëtarëve./ CNA.al

“Nenet e 5 Qershorit të paprekshme!”/ PD: Nesër bëjmë publik qëndrimin tonë

Gazi dhe Luli nuk e mbajtën fjalën

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ministri gjerman skeptik për vaksinën ruse kundër Covid-19

Publikuar

-

Nga

Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn thotë se është skeptik në lidhje me Rusinë si vendi i parë që dha miratimin për një vaksinë  kundër COVID-19.

Spahn tha se është shumë më e rëndësishme për të patur një produkt të sigurt, të testuar sesa thjesht të ishte i pari.

“Nuk ka të bëjë me të qenit i pari, në njëfarë mënyre ka të bëjë me një vaksinë efektive, të testuar dhe jetë e sigurt“, tha Spahn për radio Deutschlandfunk.



“Për të pasur besim te një vaksinë e tillë, unë mendoj se është shumë e rëndësishme, madje edhe gjatë një pandemie, të bëjmë siç duhet studimet, testet përkatëse dhe veçanërisht t’i bëjmë ato publike. Problemi është se ne dimë shumë pak për të pasi autoritetet ruse nuk janë shumë transparente”, shtoi ai.

LEXO EDHE:  PD akuza të forta mediave/ Financoheni nga Rama për të shkruar kundër Bashës

LEXO EDHE:  Basha paralajmëron Ramën/ Do kemi kohë të merremi me njëri-tjetrin

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi dje se Rusia ka siguruar vaksinën kundër Covid-19. Ai tha se vaksina është ka dhënë efekte pasi është testuar tek njerëzit. Madje Putin pohoi se edhe vajza e tij është një ndër vullnetaret që ka injektuar vaksinën./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD e Shkodrës ngre alarmin/ “Spitali i qytetit vatër infeksioni, qeveria po na neglizhon”

Publikuar

-

Nga

PD e Shkodrës ngre alarmin/ “Spitali i qytetit vatër infeksioni, qeveria po na neglizhon”

Dega e Partisë Demokratike në Shkodër ka ngritur alarmin se spitali i këtij qyteti është kthyer në një vatër infeksioni.

PD e Shkodrës deklaron se bashkëjetesa me virusin e rrezikshëm COVID-19, sot më shumë se kurrë bën që çdo qytetar të ndjehet i pasigurtë.

Sipas demokratëve, qarku Shkodër në aspektin e shërbimit shëndetësor po përballet me neglizhencën e qeverisjes qendrore dhe mungesën e tamponëve.



“Nëse një qytetar i thjeshtë, me të ardhura minimale i drejtohet DSHP Shkodër për një tampon, aty pritet nga ngritja e supeve dhe nga përgjigja: “Nuk kemi mundësi për këtë shërbim, duhen shfaqur të gjitha shenjat e COVID-19. Izolohu në shtëpi, mos dil dhe monitoro veten”.

LEXO EDHE:  Basha paralajmëron Ramën/ Do kemi kohë të merremi me njëri-tjetrin

LEXO EDHE:  Basha ngre alarmin nga Sukthi/ Njerëzit po kthehen në shtëpitë e dëmtuara, skandali me faturat e dritave dhe ujit

Qarku Shkodër në aspektin e shërbimit shëndetësor po përballet me neglizhencën e qeverisjes qëndrore. Qytetarë të harruar e pa shërbime, Spital Rajonal vatër infeksioni që nga fillimi i pandemisë, ku pjesa më e madhe e mjekëve u bënë “kurban” i kësaj qeverisje e kësaj Ministrie Shëndetësie, ku vlerat e shëndetësisë qëndrojnë tek shërbimi i rojeve me qindra e miliona lekë, tek lyerja e fasadave me ngjyra alla mavi, por jo tek shërbimi ndaj qytetarëve.

Kryeqendra e veriut, sot po përballet me mungesën e tamponëve dhe është larg vëmendjes së qeverisë, e cila i kthen sytë nga Shkodra vetëm në periudhë fushate për të mbushur kutiat dhe qytetarët dhe premtime boshe”, thuhet në deklaratë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pse hesht Lukashenko i Tiranës në krye të OSBE!

Publikuar

-

Nga

Pse hesht Lukashenko i Tiranës në krye të OSBE!

Bjellorusia po përballet me një prej krizave më të rënda politike. Presidenti aktual , Alexander Lukashenko, ka fituar zgjedhjet presidenciale me 80,23 për qind të votave, por Opozita ka deklaruar se nuk e njeh rezultatet e zgjedhjeve, duke e akuzuar presidentin për manipulimin e rezultatit.

Ndërkaq, mijëra njerëz kanë dalë në rrugë në mbarë vendin, duke kërkuar “zgjedhje të ndershme”.

Lidhur me keto zhvillime ka reaguar dhe ish kryeministri Sali Berisha i cili duke bërë një paralelizëm me situatën në Shqipëri, dënon heshtjen e kryeministrit Rama në krye të OSBE.

Ai i bën thirrje vendeve anëtare të OSBE të konsiderojnë ndërprerjen e menjëhershme të mandatit të Ramës, pasi sipas tij, me qëndrimin e tij, po frymëzon Lukashenkot e tjerë në hapsirën e Organizatës së Sigurisë dhe Bashkepunimit në Europë.

“Miq, ne nje akt te paprecedente kryesia e OSBE me kryetar Lukashenkon e Ballkanit, Edvin Drogen nuk ben dot nje deklarate per grabitjen e zgjedhjeve nga Lukashenko i Bjellorusise.

Shkaku i heshtjes se Lukashenkos se Ballkanit per krimin e shemtuar elektoral te Lukashenkos se Bjellorusise qendron:



1-Ne grabitjen e zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare te vitit 2017 nepermjet droges, pushtetit te tij te krimit, bandave kriminale tashme te dokumentuara dhe publikuara ne gazeten gjermane Bild.

LEXO EDHE:  Gjykata pushoi hetimin ndaj Bashës/ Gjekmarkaj: Drejtësia është çoroditur

LEXO EDHE:  “Ulet në tryezë me një vjedhës ordiner”/ Sherefedin Shehu “shuplakë” Bashës   

2-Lukashenko i Tiranes eshte i vetmi ne historine e Europes pas renies se Murit te Berlinit qe ne vitin 2019 zhvilloi zgjedhje vendore moniste duke dhunuar keshtu kushtetuten e vendit, Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut dhe vendimet e Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut per zgjedhjet demokratike.

3-Lukashenko i Ballkanit pasi ne procesin e reformes zgjedhore deshtoi tua besonte administrimin e zgjedhjeve administrates se hiperpolitizuar te narkoshtetit te tij per te grabitur disa mandate ne zgjedhjet e ardhshme vendosi si zuzar te shkelmoje marreveshjen konsensuale te 5 qershorit te vitit 2020 dhe te ndryshoje kushtetuten per te mundur me grabit me ato ndryshime disa mandate, gje te cilen Lukashenko i Bjellorusise nuk e beri.

Per te gjitha keto Lukashenko i Tiranes nuk mund te shqiperonte nje fjale te vetme kritike per Lukashenkon e Bjellorusise.

Me kete rast ju bej thirrje vendeve anetare te OSBE te konsiderojne nderprerjen e menjehershme te mandatit te Lukashenos se Tiranes pasi ai me qendrimet e tij frymezon Lukashenkot e tjere ne hapsiren e Organizates se Sigurise dhe Bashkepunimit ne Europe dhe ka zhytur kete organizate tejet te rendesishme ne krize te thelle. sb”/CNA.al

LEXO TE PLOTE