Connect with Us

Partizani nuk ndalet/ Akord Me Ilir Dajën, gati edhe firma me dy ish-lojtarët e Skënderbeut

Sport

Partizani nuk ndalet/ Akord Me Ilir Dajën, gati edhe firma me dy ish-lojtarët e Skënderbeut

Publikuar

-

Partizani duket sikur është në gjumë, por realisht pas kuintave kampi i kuq është një kantier i hapur për ndërtimin e skuadrës së sezonit të ri. Sipas planeve, i bie që gjithçka të nisë nga emërimi i trajnerit të ri, ku parimisht ka një akord me Ilir Dajën, i cili akoma nuk e ka shpallur “divorcin” me Skënderbeun. Ndonëse ka lajme kontradiktore dhe dilema për stolin e të kuqve, Ilir Daja konsiderohet si timonieri i ri i “demave”.

Interferimet nga Kuvajti nuk do të ndikojnë, pasi “Panorama Sport” ka mësuar se trajneri ka refuzuar ofertën milionere. Kësisoj, ai ka gjetur akordin e bashkëpunimit me Partizanin. Madje ajo që e bën më të besueshëm “martesën” është fakti se 53-vjeçari ka nisur punën për bindjen e lojtarëve që të vishen të kuq në sezonin e ri, në mënyrë që të plotësohen boshllëqet që ka ekipi.

Dy prej tyre janë dy ish-lojtarë të Skënderbeut si Sabjen Lilaj dhe Kristi Vangjeli. Me të dy Daja ka pasur kontakte, madje “Panorama Sport” zbulon se ish-mesfushori i Kombëtares është bindur për të kaluar te “demat”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Video/ Dyshime për penalltinë e akorduar në favor të Laçit, prekja e topit me dorë nuk duket

Publikuar

-

Nga

FSHF ia kishte besuar ndeshjen Laçi-Skënderbeu kryesorit Olsi Ferataj nga Patosi. Ky i fundit akordoi një penallti shumë të diskutueshme në favor të kurbinasve.

50’ Mazrekaj kroson në zonë, Nuabueze godet me kokë dhe topi shkon te Randi. Fillimisht kemi një devijim të lojtarit të Skënderbeut me pjesën e mesit. Në këtë moment i shkujdesur ka hapur dorën, por pamjet filmike nuk janë të qarta për të konfirmuar nëse topi ka prekur sadopak gishtërinjtë e Randit. Ferataj ishte afër aksionit dhe akordoi penallti, por kemi të bëjmë me një rast shumë të dyshimtë dhe në mungesë të pamjeve të qarta nuk ka garanci nëse topi ka prekur dorën.

 

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

VIDEO/ UEFA vlerëson Cikalleshin, ja për se bëhet fjalë

Publikuar

-

Nga

UEFA ka zgjedhur në një sondazh se një nga tre golat më të bukur në Ligën e Kombeve ka qenë edhe goli i Sokol Cikalleshit. Kavajasi shënoi golin e parë në transfertë me Bjellorusinë, teksa Shqipëria fitoi 0-2. Kombëtarja në fillim iu fal Cikalleshit dhe më pas Bares në pjesën e dytë.

FSHF I ka bërë jehonë lajmit të shpërndarë nga UEFA. Organizmi europian hapi pak kohë më parë një sondazh për golat më të bukur, me Cikalleshin që bën pjesë në podium “Sokol Cikalleshi  nga jashtë zone në Bjellorusi si një nga tre golat më të bukur në sondazhin e UEFA-s.”, shkruan FSHF.

LEXO TE PLOTE

Sport

Krahasimi i renditjeve/ Vllazni spektakolare, skuadra e Bdrariç ka 13 pikë më shumë se Tirana kampione

Publikuar

-

Nga

Vllaznia është duke vazhduar në rrugën drejt suksesit duke pasur të gjitha karakteristikat e duhura për të qenë ekipi kampion i Superiores. Një tjetër fitore ndaj Bylisit në “frymën e fundit” për të na kujtuar Tiranën e Egbos, që në sezonin e shkuar kishte të njëjtën fytyrë. Pra nëse bardheblutë nuk ishin duke fituar dhe minutat po shkonin drejt fundit, të gjithë e dinin se Tirana do të shënonte për të marrë tre pikët e radhës. Kjo po ndodh edhe me Vllazninë e këtij sezoni që është duke zhvilluar një kampionat më vete.

Për të motivuar futbollistët, ekipet e tjera konkurrente kujtojnë shpeshherë se kampionati nuk ka përfunduar ende. Por ashtu siç do të shprehej edhe Shkëlqim Muça: “Po këto skuadra, a do t’i fitojnë të gjitha ndeshjet e mbetura?”. Në fakt kjo është e vetmja mënyrë për ta hequr Vllazninë nga kryesimi. Nëse shohim javën e 15 të kampionatit shqiptar në sezonin e shkuar, Tirana që është shpallur kampion ka pasur 22 pikë, ndërsa shkodranët me Bradriç kryesojnë me 35 pikë.

Pra bëhet fjalë për 13 pikë më tepër në 15 javët e para.

Në atë kohë Egbo sapo kishte marrë Tiranën duke fituar derbin ndaj Partizanit në shifrat 1-2, për të nisur magjinë e fitoreve radhazi. E këtu duhet të ndalemi pasi në javën e 15 të sezonit të shkuar ishte Kukësi që kryesonte me 27 pikë.

Verilindorët ishin në rrugën e duhur drejt titullit, ndërsa u ndalën vetëm falë mrekullisë së Egbo pas fitoreve të shumta radhazi. Duke krahasuar të dy panoramat, Vllaznia mund të largohet nga ëndrra vetëm nëse një skuadër e Superiores do të ndizet për të qenë në perfeksion në gjithë javët e mbetura. Por a ekziston ky ekip? Po, vetëm Vllaznia! Për momentin asnjë skuadër tjetër nuk i afrohet modelit që i heq titullin Vllaznisë.

Renditja e javës së 15 në sezonin e shkuar

LEXO TE PLOTE