Teknologji
Nuk mund ta drejtoni në çdo rrugë/ Lamborghini prezanton “bishën” jeshile që do t’iu lërë pa mend

Lamborghini sapo ka zbuluar një super makinë të ri 819 kuaj-fuqi që pronarët nuk do të jenë në gjendje të drejtojnë ligjërisht në rrugë publike. Por nëse blini Essenza SCV12, Lamborghini do t’ju lejojë ta mbani atë në një garazh të veçantë në selinë e kompanisë në Itali, pasi nuk është e përshtatshme për çfarëdolloj rruge.
Lamborghini do të transportohet në çdo pistë gare në çdo vend të botës. Ju nuk mund ta përdorni në vendin ku jetoni por kjo makinë është e pajisur me një kamerë që do t’iu mundësojë ta shihni kurdo herë.
Lamborghini do t’iu mundësojë gjithashtu dhe një trajner nga i cili do të merrni mësime për mënyrën se si mund ta ngisni.
Kjo makinë ka një motor të fuqishëm me gati 800 kuaj fuqi. Lamborghini ende nuk ka dhënë një çmim të saktë për Essenza SCV12 por mendohet se kushton miliona./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Largimi drastik i përdoruesve nga aplikacioni/ WhatsApp shtyn afatin e azhurnimit
WhatsApp ka zgjatur afatin e azhurnimit për dy miliardë përdoruesit e saj, deri në momentin që ata të pranojnë kushtet e reja të aplikacionit ose...

Ndryshimet e WhatsApp/ Platforma e mesazheve të “Sinjalit” ndalon së punuari ndërsa shkarkimet rriten
Platforma e mesazheve Signal tha të premten se po përjetonte “vështirësi teknike” ndërsa punoi për të akomoduar miliona përdorues të rinj. Disa përdorues raportuan se...