LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Normaliteti i ri kërkon kujdes/ Gjashtë rregullat, sesi të mbroheni nga Covid-19

1 Gusht 2020, 07:26, Sociale CNA
Normaliteti i ri kërkon kujdes/ Gjashtë rregullat, sesi të

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vijon të apelojë qytetarët të zbatojnë rregullat për të kufizuar përhapjen e Covid-19.

Në një postim në rrjetet sociale, Manasrtirliu shkruan se normaliteti i ri kërkon vetëm pak kujdes nga secili prej nesh, në përditshmërinë tonë.

Ndërsa më poshtë, publikon disa rregulla të thjeshta, se si të mbrohemi nga koronavirusi i rrezikshëm:

Lani duart me ujë dhe sapun ose dezinfektant me bazë alkooli.

Mbuloni hundën dhe gojën kur tështini ose kolliteni, me shami ose bërryl.

Mbuloni hundën dhe gojën kur ndodheni në mjedise me shumë njerëz.

Shmangni kontaktin me kedo që ka simptoma të ngjashme me të ftohurin ose gripin.

Shmangni shtrëngimin e duarve ose përqafimin me miqtë dhe të afërmit.

Shmangni kontaktin pa mbrojtje me kafshë të egra apo të fermës./ CNA.al

Lajmet e fundit nga