Connect with Us

Ngjiti Beneventon në Serinë A, Inzaghi kërkon futbollistin e Milanit

Seria A

Ngjiti Beneventon në Serinë A, Inzaghi kërkon futbollistin e Milanit

Publikuar

-

Pippo Inzaghi zhvilloi një punë fantastike këtë sezon në drejtimin e Beneventos, skuadër me të cilën dominoi një kampionat të ashpër si Serie B.

“Shtrigat” do të garojnë sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit italian dhe ish-sulmuesi unik e ka të qartë që nevojitet një merkato cilësore për të përballuar Serie A.

Dëshira e Superpipos për mesin e fushës është Giacomo Bonaventura. 30-vjeçari po luan sezonin e fundit me Milanin dhe drejtuesit e kuqezinjve kanë vendosur të mos ia rinovojnë kontratën.

Atalanta dhe Torino interesohen për shërbimet e tij, teksa në garë është futur edhe Benevento. Sportitalia raporton se klubi i sapongjitur në Serie A, i ka ofruar një kontratë 2-vjeçare milanistit.

Bashkimi me Inzaghin mund ta bindë që të pranojë këtë ofertë, edhe pse dëshira e tij e madhe është rikthimi tek Atalanta, aty ku shpërtheu dhe ku do të ketë mundësinë të luajë në Champions League.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

E konfirmon gazetari i njohur italian/ Klubi i Serisë A shumë pranë transferimit të Vedat Muriqit

Publikuar

-

Nga

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano ka bërë një postim në twitter në të cilin ka folur për detajet e Lazios në lidhje me transferimin e Muriqit. Sipas Romanos, bisedimet e Lazios me Fenerbahcen janë duke shkuar mirë dhe pritet transferimi i Muriqit.



Po ashtu Romano tregoi se Lazio pritet ta transferojë Muriqin për 16 milionë euro.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Nga Benevento në çerekfinalen e Champions-it, historia përrallore e Berat Gjimshitit

Publikuar

-

Nga

Sampdoria, Bologna, Torino, Napoli, Roma, Crotone, Inter, Verona, Fiorentina, Cagliari, Lazio, Juventus, Sassuolo, Atalanta. 14 ndeshje, 14 humbje. Para barazimit me Milanin, atij me gol të Brignoli. Dhe nga këto 14 disfata, të një serie të jashtëzakonshme negative, të regjistruara nga Benevento në pjesën e parë të sezonit 2017-2018, Berat Gjimshiti i ka përjetuar 6 në vetën e parë.

Herë të tjera, jo. Sot, pak më shumë se dy vite më vonë, Gjimshiti është titullar i një skuadre që ëndërron gjysmëfinalen e Champions-it. Si startues absolut, shqiptari dhe të tijtë janë të aftë të befasojë tërë Europën. Në të majtën e qendrës së mbrojtjes tre-personëshe të Atalantës ndodhet ai, shqiptari me pasaportë zvicerane, i cili ka treguar se meriton një vend në skuadrën e Gasperini.

Gjimshiti ishte në fushë të gjitha 90 minutat e natës historike në Valencia. Ajo transfertë e dërgoi Atalantën në elitën e tetë më të mirëve në Europë. Dhe ai bëri mirë, përkundër tre golave, plotësisht të parëndësishëm për qëllime të kualifikimit, i korrigjuar nga lojtarët e tjerë bergamaskë në “Mestalla”.



Mbi të gjitha, Gjimshiti tashmë e kishte bërë të qartë sezonin e kaluar se ai ishte një mbrojtës jashtëzakonisht i besueshëm. Sidoqoftë, pa pretenduar minuta më shumë, ai kishte luajtur 24 ndeshje në kampionat, qoftë si startues, qoftë si zëvendësues. Jo pak. Përkundrazi.

Sapo ishte kthyer nga huazimi te Benevento. Një vit pozitiv për të, i aktivizuar vazhdimisht, për herë të parë, në Serie A, por jo nga ekipi bergamask. Ai kaloi nëpër duart e dy trajnerëve (së pari Baroni, pastaj De Zerbi), por skuadra ku ishte huazuar grumbulloi vetëm 21 pikë në 38 javë kampionati; 15 më pak se SPAL, i katërti nga fundi. Dhe një kthim i pashmangshëm dhe i shpejtë në Serie B, një kategori që këtë vit Benevento e ka mbizotëruar deri në fund.

Gjimshiti, nga ato 38 ndeshje, luajti 30. Të gjitha si startues, të gjitha në fushë nga fillimi në fund. Nja dy sezone më vonë, gjithçka ndryshoi. Futbolli italian është mjaft kompetitiv, por ngritja e Beratit vazhdon pa u ndalur. Dhe tani ëndrra e tij ka një emër të qartë dhe të saktë: Champions!

LEXO TE PLOTE

Seria A

Video/ Inter i frikshëm, likuidon Bajern Leverkusenin dhe shkon në gjysmëfinale

Publikuar

-

Nga

Interi kalon në gjysmëfinale të Ligës së Europës, pasi ka mposhtur me rezultatin 2-1 Bajer Leverkusenin.

Ndeshja nisi mirë për të besuarit e Kontes, të cilët gjetën golin që në minutëne  15- të me anë të Nikolo Barelës. 6 minuta më vonë ishte Lukaku që dyfishoi shifrat, por kjo zgjati shumë pak, pasi Haverc ngushtoi shifrat në minutën e 24’.

Më këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën , aoavrësisht rasteve të shumta nga të dyja skuadrat, përsëri nuk u shënua asnjë gol. Kujtojmë se arbitri akordoi dy penallti në këtë ndeshje për Interin, të cilat u anuluan më pas nga VAR. Në gjysmëfinale Interi do të përballet me fituesin e çiftit Shaktar Donjetsk-Bazel.

Junajtid-Kopenhagen 0-0



FT| Inter-Leverkusen 2-1

Barela 15′, Lukaku 21’/ Haverc 24′

LEXO TE PLOTE