Connect with Us

Nexhipi tregon emrin e futbollistit që e zhgënjeu këtë sezon te Kukësi

Sport

Nexhipi tregon emrin e futbollistit që e zhgënjeu këtë sezon te Kukësi

Publikuar

-

Drejtori sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi është shprehur se duke ditur cilësitë e Enis Gavazaj, aim und të bënte më shumë në këtë sezon. Në një intervistë për Top Channel, Nexhipi shton se e vetmja arsye pse verilindorët nuk u shpallën kampionë në këtë sezon, ishte sepse nuk luajtën në Kukës. Sa i përket trajnerit Skënder Gega, Nexhipi thotë se nuk ka shumë fjalë pasi opinion e njeh.

“Unë vitin e shkuar e konsiderova gjysmë të suksesshëm pasi morëm vendin e dytë dhe Kupën e Shqipërisë. Ndërsa këtë sezon që e mbyllëm pa trofe dhe unë vetë nuk e quaj dot të suksesshëm. Pasi edhe ekipi por edhe ambiciet e klubit janë që të fitojnë të paktën një trofe. Unë personalisht si drejtor i klubit si Nderim Nexhipi unë mendoj që e vetmja arsye që ne nuk u shpallëm kampion këtë vit është mos lozja në Kukës, asgjë tjetër”.

Largimet që ndjen keqardhje- “Padyshim që ikja e Shkurtajt dhe Abazaj, është një gjë që na duhet ta kompensojmë, pasi po na ikin dy lojtar kyç të ekipit”.

Lojtari që ka më tepër rezerva- “Të them të drejtën unë di se çfarë kualiteti ka Gavazaj. Ai nuk është që ka bërë një sezon shumë të mirë me ne sepse të gjithë e dinë potencialin që ka ai”.

Trajneri Skënder Gega- “Për trajnerin Gega nuk kemi se çfarë të themi më shumë opinioni e njeh. Ekipin e fundit që ka drejtuar, Partizanin e shpalli kampion. Cdo trajner që kemi marrë kushtet mbeten të njëjtat që i përmend edhe presidenti shpesh. Të gjithë i dinë ambiciet e Kukësit dhe që çdo vit lufton për titullin. Të them të drejtën për momentin nuk kemi në listën tonë lojtarë as nga Partizani as nga Tirana”, u shpreh Nexhipi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Liga e Europës/ Kualifikohen Sevija dhe Shakhtar Donjetsk, Inter dhe Junajtid mësojnë kundërshtarët në gjysmëfinale (VIDEO)

Publikuar

-

Nga

U luajtën ditën e sotme 2 sfidat e vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Europës, ku u përcaktuan edhe 2 skuadrat që do të përballen me Interin dhe Mançesterin në gjysmënfinale.

Shakhtar Donjetsk, mposhti me rezultatin 4-1 Bazelin e Taulant Xhakës, në një sfidë të dominuar totalisht nga skuadra ukrainase.

Vlen të theksohet se mesfushori i Kombëtares, la fushën e lojës i dëmtuar në minutën e 60-të. Ndërkohë në sfidën tjetër, Sevija eliminoi Uolvesin, me rezultatin 0-1, falë golit të Okampos, duke kaluar më tej. Inter-Shakhtar Donjetsk dhe Mançester Junajtid – Sevija do të jenë 2 sfidat gjysmëfinale të Ligës së Europës.

REZULTATET LIVE: 

SHAKHTAR DONJETSK – BAZEL 4-1

Moraesh 2′, Taison 22′ , Alan Patrik 75′ (p), Dodo 88; / Van Volfsvinkel 90+2 



UOLVES – SEVIJA 0-1

Okampos 88′

 

 

LEXO TE PLOTE

Sport

Situatë kaotike në Superligën Shqiptare, vetëm 50 % e klubeve të licencuara

Publikuar

-

Nga

Gjendja në të cilën ndodhet futbolli në Shqipëri është përtej alarmantes. Bëhet fjalë për një situatë kaotike dhe me klube që janë thuajse të falimentuara.

Kjo për vetë pamjaftueshmërinë financiare për të garantuar bilance pozitive. Kuptohet, jo në masën 100%. E për ta vërtetuar këtë mjafton fakti që në sezonin që sapo u mbyll, vetëm pesë skuadra ishin të licencuara për të marrë pjesë në kompeticionet europiane: Tirana, Kukësi, Laçi, Teuta dhe Partizani.



Pra, vetëm 50% e asaj që konsiderohet elita e futbollit shqiptar garanton vijueshmëri në garat europiane, dhe për rrjedhojë, bilance të pranueshme. E ndërsa as në ajkën e zgjedhur të futbollit nuk është minimizuar kjo problematikë, në ligat më poshtë alarmi është drastik.

LEXO TE PLOTE

Sport

Befason e dashura e Joao Felix, i publikon foton intime yllit portugez

Publikuar

-

Nga

Atletico Madrid, pasi ka arkivuar La Ligën, po përgatitet të përballet me Leipzig në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. Disa ditë para ndeshjes kundër gjermanëve ( planifikuar për ditën e enjte) sulmuesi portugez Joao Felix ishte protagonist i një episodi më tepër kurioz.

Ish Benfica ishte duke pushuar me të mbathura kur e dashura e tij Margarida Corceiro i bëri një foto dhe më pas imazhin e postoi në Instagram. Por në foton e publikuar nga e dashura e tij shihej shumë më tepër.



Fotoja menjëherë u shpërnda në rrjet duke shkaktuar komente të shumta. Me të vënë re gafën Margarida e fshiu foton, një veprim i vonshëm pasi fotoja bëri xhiron në rrjet.

 

LEXO TE PLOTE