LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Na doli gjarpri në fushë”, portieri shqiptar i habit të gjithë me rrëfimin special

1 Gusht 2020, 09:39, Sport CNA
“Na doli gjarpri në fushë”, portieri shqiptar i habit

Gjatë sezonit të fundit, një nga kontribuuesit në suksesin e beratasve ishte portieri 19-vjeçar Andrea Shumeli. Ai është me origjinë nga Tepelena dhe te Tomori erdhi nga Apolonia, ishte eksperienca e parë me skuadrën e të rriturve pas ftesës që i bëri verën e kaluar Mariol Miho, trajneri që qëndroi vetëm një muaj në Berat. Shumeli e shfrytëzoi mundësinë që iu dha, duke u bërë titullar i padiskutueshëm.

Për ?Panorama Sport? ai tregon emocionet e garës dhe vështirësitë. ?Pas suksesit me Tomorin sezonin e fundit jam duke kaluar pushimet pranë familjes. Ishte eksperienca ime e parë me të rriturit dhe ambienti ishte i shkëlqyer brenda dhe jashtë skuadrës. Kjo më ndihmoi të kaloja emocionet dhe frikën nga përgjegjësia që kisha.

Them se ia dola dhe i falënderoj të gjithë, stafin teknik, shokët e skuadrës dhe tifozërinë. Suksesin ia dedikoj familjes sime që ka sakrifikuar shumë me mbështetjen që më ka dhënë. E dëshiroj qëndrimin në Berat, të paktën edhe për një sezon, aty mund të rritem profesionalisht. Dua të provoj edhe Kategorinë e Parë për të treguar vlerat e mia të vërteta dhe për t?ua shpërblyer të gjithëve përkrahjen?, thotë portieri Shumeli.

GJARPRI NË DELVINË ? Më tej, portieri i beratasve rrëfen edhe disa aventura të futbollit inferior: ?Kisha dëgjuar për ngjarje të rëndomta që ndodhin në inferiore, por jam befasuar nga ato që më panë sytë. Vërtet FSHF ka vendosur disiplinë me dënime ekstreme, por jo në të gjitha rastet gjithçka relatohet nga zyrtarët e ndeshjes. Më ka ngelur në mendje ndeshja në Delvinë ndaj Butrintit, ku në mes të fushës doli një gjarpër. Po në Delvinë, në fund të kampionatit, dhuna e tifozërisë ka qenë e papranueshme.

Unë mora një goditje nga një kundërshtar në fushë, pa folur për shiun e gurëve. Në atë ndeshje, kapitenin tonë, Karamanin, nuk e linte punëtori i fushës të gjuante penalltinë. Ishte një situatë komike dhe dramatike. Në Këlcyrë fazën e parë nuk flitej për futboll pas avantazhit aksidental të vendësve. Nuk kishte mundësi të shënoje nga vonesat dhe gjithçka tjetër që bënin ata?.

Lajmet e fundit nga