Connect with Us

Meta mesazh Ramës/ “Qeverisje që shfaqin tendenca autoritare që nuk i shërbejnë qytetarëve”

Politikë

Meta mesazh Ramës/ “Qeverisje që shfaqin tendenca autoritare që nuk i shërbejnë qytetarëve”

Publikuar

-

Liria e medias shënon regres/ Meta fton organizatat botërore të monitorojnë situatën në Shqipëri

Presidenti Ilir Meta kapërkujtuar 45-vjetorin e nënshkrimit të Aktit Final të Helsinkit.

Në reagimine  tij në rrjetet sociale Meta shprehet se edhe sot e kësaj dite, liritë e të drejtat tona kërcënohen nga tendencat autokratike të pushtetit.

Kreu i Shtetit thekson se duhet bërë përpara në mbrojtje të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të zgjedhjeve të lira e konkurruese në vend.

“Dita e sotme shënon 45-vjetorin e nënshkrimit të Aktit Final të Helsinkit. Duke sanksionuar parimin e respektimit të lirive themelore dhe të drejtave të njeriut në themel të marrëdhënieve ndërshtetërore, Dekalogu i Helsinkit ndihmoi në fundin e Luftës së Ftohtë dhe çlirimin e Europës Lindore nga totalitarizmi komunist.

Parimet e Aktit Final janë po aq të rëndësishme edhe sot, veçanërisht në kushtet kur parimet demokratike dhe liritë themelore në shumë vende të hapësirës së OSBE-së, kërcënohen nga qeverisje që shfaqin tendenca autoritare që nuk i shërbejnë interesave të qytetarëve.

LEXO EDHE:  Meta: Marrëdhënia Kuvend-media e rëndësishme

Ky jubile i rëndësishëm, duhet të na bëjë më të ndërgjegjshëm se, liritë dhe të drejtat e njeriut nuk mund të merren si të mirëqëna e të paprekshme. Për mbrojtjen të tyre duhen përpjekje e vigjilencë e përhershme.

Nëse asokohe Shqipëria komuniste ishte i vetmi vend europian që e denoncoi procesin e Helsinkit, ky përvjetor e gjen vendin tonë në krye të punëve të OSBE-së.

Me marrjen e Kryesisë së Radhës së OSBE-së, Shqipëria ka detyrimin dhe përgjegjësinë që të udhëheqë me shembullin e saj në respektimin e parimeve të Helsinkit, veçanërisht në fushën e forcimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe zgjedhjeve të lira dhe konkurruese në vend.”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Z

    2 Gusht, 2020 at 2:03 am

    “tendenca autoritare” me krahasimin hajdut,vrases!Je kerric me pare se te behesh gomarr!

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Deklarata e fortë e Mero Bazes: Ylli Ndroqi trafikant droge i keqpërdorur nga politika

Publikuar

-

Nga

Deklarata e fortë e Mero Bazes: Ylli Ndroqi trafikant droge i keqpërdorur nga politika

Ylli Ndroqi është kryefjala e mediave gjatë këtyre ditëve, pasi SPAK konfirmoi se është i njëjti person me trafikantin e njohur me emrin Xhemail Pasmaçiu.

Pas reagimeve të disa gazetarëve të cilët thonë se Mero Baze kërkon të rrëmbejë pronat e Ylli Ndroqit, Baze i ka kthyer përgjigje gazetarëve të cilët ai i quan defiçentë.

Këta gazetarë e kanë akuzuar Mero Bazen se do të blere Ora News ndërkohë ky i fundit iu përgjigj mbrëmë duke thënë: “E paska gjet avokatin Ylli Ndroqi. Por ky është i mirë, kur duan të të mbyllin me forcë në Spitalin Nr. 5, jo kur duan të të mbyllin në burg.”

Ndërkohë sot nuk është vonuar një tjetër përgjigje e Mero Bazes përmes një editoriali ku flet për të shkuarën e Ylli Ndroqit, në trafikun e drogës.

“Në 2007 sapo kishte filluar një betejë të re me drejtësinë italiane, për trafik droge, ndërkohë që kishte lënë pas krahëve historinë e dënimit dhe burgosjes në Turqi, po për trafik droge. Shpresa e tij ishte se duke hyrë në media mund të mbrohej. Dhe këtë iluzion ja kanë ushqyer të gjithë. Ata që e futën në valle dhe ata që e mbajtën duke e përdorur. Ylli Ndroqi është më pak fajtor se secili prej tyre në këtë histori. Ai vetëm ka paguar dhe vetëm ka dashur të mbrohet. Nuk ka qenë kurrë agresiv me askënd”, shkruan Baze.

Më tej ai tregon se në vitin 2011 ai arriti të shpëtojë përmes Gjin Gjonit një trafikant turk të kërkuar në Gjermani, për gjysëm ton drogë, duke e “dënuar” me arrest shtëpie, “tek një apartament tek Kthesa e Kamzës”.

Në editorialin e tij Mero Baze tregon se në 2017 në “çadër” Lulzim Basha deklaroi se Ora News është media e vetme e ndershme në Shqipëri, gjithë të tjerat i ka kapur mafia. I njëjti njeri kur ka qenë ministër i Brendshëm ka bllokuar urdhërat në Interpol që kërkonin Ndroqin si person të kërkuar në Itali”.

Baze thekson se Ndroqi është thjesht një mekanizëm i përdorur nga pushteti për interesa të veta. Sipas tij, fati Ylli Ndroqit është si fati i shumë emrave të botës problematike të krimit që janë shkatërruar vetëm kur kanë guxuar të hyjnë në politikë e të bëjnë pazare me të.

LEXO EDHE:  Karantinimi i shqiptarëve nga jashtë/ Meta: Duhen masa më të plota

LEXO EDHE:  Myslym Pasha sulmon Metën/ Nuk e ke hallin për Paktin me Greqinë, por …

“Ndaj politika jonë duhet të ulë kokën kur flet për Ylli Ndroqin. Duhet të ulë kokën, se ai është prodhim i tyre, pjesë e tyre, pjesë e historisë së tyre, dhe mentalitetit të tyre për shtypin. Dhe boll folët për lirinë e shtypit, kur nuk ju duhet ajo, por ju duhet Ylli Ndroqi. Dhe ai ju duhet për viktimë në rrugën drejt pushtetit”, shkruan mes të tjerash Baze.

Kujtojmë se ditët e fundit SPAK kërkoi sekuestrimin e pasurive të pronarit të Ora News, Ylli Ndroqi alias Xhemail Pasmaçiu.

Pas vendimit të SPAK për sekuestrimin e 26 pasurive të Ndroqit, policia e shtetit ekzekutoi vendimin.Në njoftimin e bërë publik disa ditë më parë, policia njoftonte se u bënë 18 muaj hetime në bashkëpunim me homologët dhe agjencitë ndërkombëtare lgjzbatuese, dhe nga provat e mbledhura dyshohet se pasuritë e Ndroqit janë të paligjshme dhe nuk justifikohen.

Lidhur me çështjen e Ylli Ndroqit ka pasur një reagim të fortë edhe nga ambasada e SHBA.

“Rastet e rëndësishme shpesh shoqërohen me fushata të shtrenjta për të ngritur dyshime dhe konfuzion, për të blerë ndikim, për të mohuar të vërtetën, për t’i shpëtuar drejtësisë. Le të jemi të qartë: kjo ka të bëjë me dënimin e kriminelëve të njohur – asgjë më shumë, asgjë më pak. Ne mbështesim fuqimisht SPAK & Policinë”, shkruante ambasadorja Yuri Kim.

Asgjë e re nga Italia për trafikantin Xhemail Pasmaçiu!



Dosja e SPAK/ Si i vuri pasuritë Ylli Ndroqi?

Gazetarët nuk mund të jenë mburojë e ish-trafikantit të drogës

 

Trafikant droge, pronar mediash/ Mund të ndodhë?

BOOM-Ylli Ndroqi trafikanti i drogës Xhemail Pasmaçiu/ Dokumentet e gjendjes civile

BOOM-Dokumenti i dytë/ Ylli Ndroqi është trafikanti Xhemail Pasmaçiu

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ngjela: Krerët e korruptuar të politikës po kërcënohen nga SPAK, duan destabilizimin e Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Ngjela: Krerët e korruptuar të politikës po kërcënohen nga SPAK, duan destabilizimin e Shqipërisë

Avokati i njohur Spartak ka bërë një analizë të aktualitetit në Shqipëri. Ai thotë se krerët e korruptuar po përpiqen të destabilizojnë vendin përmes përhapjes së informacioneve të rreme për COVID-19 dhe nëpërmjet bashkëpunimeve me Moskën e Beogradin kundër SPAK.

Sipas Ngjelës, ajo që është me e degraduar sot, është goditja e çdo progresi shqiptar.



“Mos e mendoni kurrë se injoranca apo mendjelehtësia jonë shqiptare nuk është shfrytëzuar në mbi njëqind vjet nga pushtuesit e territoreve të gjera shqiptare.
Po kështu, edhe sot. Kudo, në të gjithë Perëndimin financohet një propagandë e pistë antishqiptare.
Por, edhe këtu në Shqipëri, gjithashtu: blejnë gazetarë; paguajnë televizione dhe gënjejë me propagandë kundër çdo aspekti të rritjes së kulturës dhe zhvillimit shqiprar.
Por, ajo që është me e degraduar sot, është goditja e çdo progresi shqiprar. Shqiptatët ndërtojnë një urë gjigante, Beogradi njofton emisarët që të thonë: “do shembet ura”; dhe këta emisarë të vjetër, gati janë dhe e hedhin në treg.
Shqiptarët kërkojnë të bëjnë Reformën në Drejtësi; Moska iu thotë emisarëve të saj në Shqipëri: “ngrini një çadër të bëhet një revolucion anti-perëndimor në Shqipëri”; dhe dërgon këtu edhe rreth 300 oficerë rusë që të destabilizojnë Shqipërinë, të mbërritur nga të gjitha pikat e kufirit shqiprar.
Sot, kjo ndërhyrje ruse, ndihet se është më intensive. Dhe po intesifikohet, se krerët e korruptuar të politikës së lartë shqiptare po kërcënohen rrezikshëm nga SPAK-u.
Sigurisht, sulmi hetuesor ende nuk ka nisur, por do të fillojë. Dhe kjo e ka shqetësuar korrupsionin e lartë.
Por, e dini ku e kishin shpresën para katër muajsh të korruptuarit e lartë? Prisnin një tragjedi pandemike të koronavirusit në Shqipëri.
U mëzitën shumë para dy muajsh, por sot, sikur iu ka rilindur shpresa për të vërshuar pandemia në shoqërinë shqiptare.
Dhe e dini pse? Sepse duan destabilizimim e Shqipërisë.
Prandaj janë hedhur në sulm me njerëzit e tyre dhe thonë: “është gënjeshtër virusi. Kironavirusi nuk ekziston”, sepse kërkojnë shpërhapjen masive të pandemisë.
Janë edhe naivë, edhe qorra, edhe të disekuilibruar nga frika e SPAK-ut.
Po, si mund të destabilizohet një shoqëri nga një sëmundje ngjitëse?!!
Gjithsesi është halli që i çon atje. Duhet ta dinë mirë e ta mbajnë vath në vesh: korrupsioni i lartë politik në Shqipëri, nuk ka shprese, sepse, ose do të shkatërrohet ai me gjithsej, ose do të shkatërrohet Shqipëria.
Por, le t’i bien këmbës: Shqipëria nuk shkatërrohet.
Por, këta presin me ankth edhe prishjen e aleancës shqiptaro-amerikane, se po i gënjen politika ruse.
Edhe këtu kot e kanë, edhe këta, edhe Moska: kjo aleancë do të jetë shumë jetëgjatë. Këta serbë dhe rusë e grekë, kanë shfarosur dhe shpërngulur nga trojet e tyre me dhunë mbi 2 milionë shqiptarë, se shqiptarët kanë qenë të vetëm dhe në pesë shekuj mbijetesë. Por tani janë në aleancë të ngushtë me fuqinë unike botërire.
Prandaj, gjithçka po bëhet e do të bëhet në funksion të aleancë USA-ALBANIA”, shkruan Ngjela./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Görlach Global: Hagia Sofia dhe keqpërdorimi i fesë

Publikuar

-

Nga

Nuk është se Stambollit i mungojnë xhamitë, përkundrazi. Tek rikthimi i Hagia Sofisë nga muze në xhami bëhet fjalë për diçka tërësisht tjetër, shkruan teologu dhe linguisti Alexander Görlach.

Ka tre vende laike në botë: Franca, Turqia dhe Meksika. Pas viteve të revolucionit meksikan që morën fund në vitin 1924-n, vështrimi u hodh nga Turqia, që më parë ishte bërë laike. Pavarësisht të qenurit katolik apo mysliman, në botën e re e të vjetër, ideja e ndarjes së politikës nga feja mori në këtë fazë një impuls të ri. Toka ushqyese ishte Revulocioni Francez, që çoi në gijotinë kastën e klerit me privilegjet, pasuritë dhe të ardhurat e kishës. Kjo nuk u bë pa konflikte ose pa dhunë. Rendi i përcaktuar nga feja, që me shekuj kishte rrotulluar rrotën e fatit të njerëzve, nuk mund të ndalte papritur me dekret. Që nga themelimi i Republikës laike, ka pasur gjithmonë përpjekje për të fshirë reformat e Ataturkut.

Kthesa nga reformat e Ataturkut

Në kryeqytetin e Meksikës, kryesisht katolike, nuk do të ndeshësh asnjë prift të vetëm apo murgeshë, që mund ta dalloje nga veshja klerike. Por tek tempulli i Madonës së Guadeloupe-s para portave të bastionit laik bëjnë pelegrinazh çdo vit miliona vetë – shumë në gjunjë e të ardhur nga larg.

Tani u shfuqizua një nga ndryshimet më simbolike të reformave të Ataturkut. Shën Sofia, një nga kishat më të mëdha të krishtërimit, pas pushtimit të qytetit në vitin 1453 nga Sulltan Mehmeti i II e kthyer në xhami, nga Ataturku e kthyer në muze -tani është sërish xhami. Presideni Erdogan ia doli mbanë.

Që në vitin 2003, në zgjedhjen e parë si kryeministër ai, siç tha vetë, e paraqiti veten si avokat të “turqve esmerë”, të njerëzve besimtarë në vend. Me ta ai u pozicionua kundër “turqve të bardhë”, ku ai rendit elitën laike dhe ushtrinë. Për ata që e ndjekin Erdoganin në marshimin e tij mes përmes institucioneve laike, Dhu’l-Hijjah 3, 1441 -në vitin e Hidxhras (24 korriku 2020 në vitin e zotit) – ishte kurorëzimi i lavdishëm i një zhvillimi, që ata e prisnin si në ethe. Për herë të parë pas 86 vitesh jehoi thirrja e muezinit në “kishën e mençurisë”. Kurse për ata që shpresonin se institucionet e republikës laike do të rezistonin kundrejt një ri-islamizimi, kjo ditë duhet të ketë tingëlluar si një goditje finale.

Bëhet fjalë për agjitacion jo për një vend faljeje



Në kthimin e Shën Sofisë në shtëpi të zotit nuk bëhet fjalë se u zu një vend faljeje kult për islamin. Xhami ka mjaftueshëm në Stamboll, që i përkthyer do të thotë “e plotësuar me islamin”. Më shumë del këtu në pah islamisti Erdogan, që në kohët, kur nuk kishte kaq shumë pushtet, në republikën laike për deklaratat e tij radikale duhet të shkonte edhe në burg: “Demokracia është vetëm treni, ku ne hipim deri sa të shkojmë në destinacion.” apo: “Xhamitë janë kazermat tona, minaretë bajonetat tona, kupolat helmetat tona dhe besimtarët ushtarët tanë.”

LEXO EDHE:  Foto-Meta dekoron ish-ambasadorin Arvizu me medaljen “Merita speciale Civile”

LEXO EDHE:  Rama hakmerret ndaj Metës/ Refuzon shtimin e fondeve për Presidencën

Jo vetëm ai, shumë të ashtuquajtur “burra të fortë” nga Putini tek Xi Jinping e përdorin fenë për t’i bërë njerëzit të hapur ndaj agjitacionit të tyre politik. Kujt i duket e çuditshme, le të lexojë deklaratën e Ali Erbas, president i Ministrisë së Fesë në Turqi, që u themelua dikur për të mbajtur nën kontroll islamin radikal. “Të shpresojmë që ringjallja e Shën Sofisë të jetë lajmëtarja e çlirimit të xhamisë Al-Aksa.” Këtu në kuptimin më të drejtpërdrejtë “par ordre du mufti” – dëshirohet “çlirimi” i Jeruzalemit nga hebrenjtë dhe të krishterët, si ngjarje spirituale-politike.

Sëpatë në pemën e bashkëjetesës paqësore

Nëse presidenti Erdogan beson në zot, këtë e di vërtet vetëm i plotfuqishmi. Një i krishterë mund të shpresojë, që të gjithë ata që falen në këtë kishë të jashtëzakonshme, kur të shohin kupolën e varur të marrin me mend diçka nga Jeruzalemi paqësor qiellor, për të cilin bëjnë fjalë shkrimet e shenjta dhe që duken shumë të huaja për kryeteologun turk.

Për shumë vetë në botë, për të cilët feja nuk luan ndonjë rol, këta “burra të fortë” që instrumentalizojnë fenë janë të rrezikshëm: Çdo njeri sot njeh apo jeton njerëz që kanë një besim një tjetër apo nuk kanë ndonjë besim. Përmes internetit kemi dijeni për kultura të botës, mënyra jetese, dhe besime për një njerëz që nuk do t’i takojmë kurrë. Ka martesa të njerëzve me besime të ndryshme, fëmijë me besime të ndryshme që takohen ditë për ditë. Bota është vërtet një botë pluraliste.

Për të ardhur deri këtu familja e njerëzimit ka përshkruar një rrugë të gjatë. Tek pema e bashkëjetesës paqësore e vendosin sëpatën, ata që me veprime simbolike dhe retorikë të ashpër këmbëngulin në superioritetin e fesë së tyre kundrejt gjithë të tjerave duke i nxitur kështu njerëzit kundër njëri-tjetrit. Me këtë ata dëmtojnë vetë besimin, për të cilin si myslimanët, si katolikët edhe hebrenjtë pranojnë se është qiellor./DW

LEXO TE PLOTE