Connect with Us

Meta mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Aneta Ramës

Politikë

Meta mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Aneta Ramës

Publikuar

-

Meta mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Aneta Ramës

Presidenti Ilir Meta i ka shprehur ngushëllime familjes Rama, për ndarjen nga jeta të Aneta Ramës, nëna e kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan “Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Rama, për ndarjen nga jeta të nënës dhe gjyshes së tyre të dashur Aneta.
U prehtë në paqe!”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ministri gjerman skeptik për vaksinën ruse kundër Covid-19

Publikuar

-

Nga

Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn thotë se është skeptik në lidhje me Rusinë si vendi i parë që dha miratimin për një vaksinë  kundër COVID-19.

Spahn tha se është shumë më e rëndësishme për të patur një produkt të sigurt, të testuar sesa thjesht të ishte i pari.

“Nuk ka të bëjë me të qenit i pari, në njëfarë mënyre ka të bëjë me një vaksinë efektive, të testuar dhe jetë e sigurt“, tha Spahn për radio Deutschlandfunk.



“Për të pasur besim te një vaksinë e tillë, unë mendoj se është shumë e rëndësishme, madje edhe gjatë një pandemie, të bëjmë siç duhet studimet, testet përkatëse dhe veçanërisht t’i bëjmë ato publike. Problemi është se ne dimë shumë pak për të pasi autoritetet ruse nuk janë shumë transparente”, shtoi ai.

LEXO EDHE:  “Të parandalohet degradimi i standardeve demokratike”/ Meta publikon deklaratën e KiE

LEXO EDHE:  Nisin fërkimet në mazhorancë, Meta kokë më kokë me Idrizin në Kuvend

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi dje se Rusia ka siguruar vaksinën kundër Covid-19. Ai tha se vaksina është ka dhënë efekte pasi është testuar tek njerëzit. Madje Putin pohoi se edhe vajza e tij është një ndër vullnetaret që ka injektuar vaksinën./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD e Shkodrës ngre alarmin/ “Spitali i qytetit vatër infeksioni, qeveria po na neglizhon”

Publikuar

-

Nga

PD e Shkodrës ngre alarmin/ “Spitali i qytetit vatër infeksioni, qeveria po na neglizhon”

Dega e Partisë Demokratike në Shkodër ka ngritur alarmin se spitali i këtij qyteti është kthyer në një vatër infeksioni.

PD e Shkodrës deklaron se bashkëjetesa me virusin e rrezikshëm COVID-19, sot më shumë se kurrë bën që çdo qytetar të ndjehet i pasigurtë.

Sipas demokratëve, qarku Shkodër në aspektin e shërbimit shëndetësor po përballet me neglizhencën e qeverisjes qendrore dhe mungesën e tamponëve.



“Nëse një qytetar i thjeshtë, me të ardhura minimale i drejtohet DSHP Shkodër për një tampon, aty pritet nga ngritja e supeve dhe nga përgjigja: “Nuk kemi mundësi për këtë shërbim, duhen shfaqur të gjitha shenjat e COVID-19. Izolohu në shtëpi, mos dil dhe monitoro veten”.

LEXO EDHE:  Opozita kundër vendimit për Metën/ Braktis mbledhjen e komisionit

LEXO EDHE:  “Gënjeshtrat nuk janë në karakterin tim”/ Meta “sqaron” takimin me Aleks Soros

Qarku Shkodër në aspektin e shërbimit shëndetësor po përballet me neglizhencën e qeverisjes qëndrore. Qytetarë të harruar e pa shërbime, Spital Rajonal vatër infeksioni që nga fillimi i pandemisë, ku pjesa më e madhe e mjekëve u bënë “kurban” i kësaj qeverisje e kësaj Ministrie Shëndetësie, ku vlerat e shëndetësisë qëndrojnë tek shërbimi i rojeve me qindra e miliona lekë, tek lyerja e fasadave me ngjyra alla mavi, por jo tek shërbimi ndaj qytetarëve.

Kryeqendra e veriut, sot po përballet me mungesën e tamponëve dhe është larg vëmendjes së qeverisë, e cila i kthen sytë nga Shkodra vetëm në periudhë fushate për të mbushur kutiat dhe qytetarët dhe premtime boshe”, thuhet në deklaratë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pse hesht Lukashenko i Tiranës në krye të OSBE!

Publikuar

-

Nga

Pse hesht Lukashenko i Tiranës në krye të OSBE!

Bjellorusia po përballet me një prej krizave më të rënda politike. Presidenti aktual , Alexander Lukashenko, ka fituar zgjedhjet presidenciale me 80,23 për qind të votave, por Opozita ka deklaruar se nuk e njeh rezultatet e zgjedhjeve, duke e akuzuar presidentin për manipulimin e rezultatit.

Ndërkaq, mijëra njerëz kanë dalë në rrugë në mbarë vendin, duke kërkuar “zgjedhje të ndershme”.

Lidhur me keto zhvillime ka reaguar dhe ish kryeministri Sali Berisha i cili duke bërë një paralelizëm me situatën në Shqipëri, dënon heshtjen e kryeministrit Rama në krye të OSBE.

Ai i bën thirrje vendeve anëtare të OSBE të konsiderojnë ndërprerjen e menjëhershme të mandatit të Ramës, pasi sipas tij, me qëndrimin e tij, po frymëzon Lukashenkot e tjerë në hapsirën e Organizatës së Sigurisë dhe Bashkepunimit në Europë.

“Miq, ne nje akt te paprecedente kryesia e OSBE me kryetar Lukashenkon e Ballkanit, Edvin Drogen nuk ben dot nje deklarate per grabitjen e zgjedhjeve nga Lukashenko i Bjellorusise.

Shkaku i heshtjes se Lukashenkos se Ballkanit per krimin e shemtuar elektoral te Lukashenkos se Bjellorusise qendron:



1-Ne grabitjen e zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare te vitit 2017 nepermjet droges, pushtetit te tij te krimit, bandave kriminale tashme te dokumentuara dhe publikuara ne gazeten gjermane Bild.

LEXO EDHE:  “Të parandalohet degradimi i standardeve demokratike”/ Meta publikon deklaratën e KiE

LEXO EDHE:  Opozita kundër vendimit për Metën/ Braktis mbledhjen e komisionit

2-Lukashenko i Tiranes eshte i vetmi ne historine e Europes pas renies se Murit te Berlinit qe ne vitin 2019 zhvilloi zgjedhje vendore moniste duke dhunuar keshtu kushtetuten e vendit, Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut dhe vendimet e Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut per zgjedhjet demokratike.

3-Lukashenko i Ballkanit pasi ne procesin e reformes zgjedhore deshtoi tua besonte administrimin e zgjedhjeve administrates se hiperpolitizuar te narkoshtetit te tij per te grabitur disa mandate ne zgjedhjet e ardhshme vendosi si zuzar te shkelmoje marreveshjen konsensuale te 5 qershorit te vitit 2020 dhe te ndryshoje kushtetuten per te mundur me grabit me ato ndryshime disa mandate, gje te cilen Lukashenko i Bjellorusise nuk e beri.

Per te gjitha keto Lukashenko i Tiranes nuk mund te shqiperonte nje fjale te vetme kritike per Lukashenkon e Bjellorusise.

Me kete rast ju bej thirrje vendeve anetare te OSBE te konsiderojne nderprerjen e menjehershme te mandatit te Lukashenos se Tiranes pasi ai me qendrimet e tij frymezon Lukashenkot e tjere ne hapsiren e Organizates se Sigurise dhe Bashkepunimit ne Europe dhe ka zhytur kete organizate tejet te rendesishme ne krize te thelle. sb”/CNA.al

LEXO TE PLOTE