Connect with Us

Merr flakë në ecje/ Shkrumbohet makina në mes të Tiranës

Kronika

Merr flakë në ecje/ Shkrumbohet makina në mes të Tiranës

Publikuar

-

Merr flakë në ecje/ Shkrumbohet makina në mes të Tiranës

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme teksa ka qenë duke lëvizur në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur tek rruga e Durrësit, ndërsa mësohet se mjeti ka pësuar një defekt teknik në pjesën e motorit dhe po drejtohej nga shtetasi me inicialet K.SH., fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.

Ndërkohë grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 01.08.2020, rreth orës 16:25, në rrugën e “Durrësit”, si pasojë e një difekti teknik në pjesën e motorrit, ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues K.SH., ku ka vetëm dëme materiale.

LEXO EDHE:  Tiranë/ Asgjësohen 400 rrënjë kanabis, në pranga 41-vjeçari

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”/CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Dhunohet me mjete të forta 21 vjeçari në Lezhë/ Dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Publikuar

-

Nga

Dhunohet me mjete të forta 21 vjeçari në Lezhë/ Dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Lezhë.

Sipas asaj që raporton Ballakan web, një i ri, 21 vjeç me inicialet G.K është dhunuar me mjete të forta.



I riu është dërguar në gjendje të rëndë shoku në Spitalin e Lezhës, ndërsa rasti është raportuar sot.

Policia ka nisur hetimet, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe ka shpallur në kërkim autorin./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksidentoi për vdekje një femër/ Ekstradohet nga Shqipëria në Kanada 39-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Aksidentoi për vdekje një femër/ Ekstradohet nga Shqipëria në Kanada 39-vjeçari

Ekstradohet nga Interpol Tirana drejt Kanadasë shtetasi shqiptar E. K., 39 vjeç. Policia bën me dije se ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet kanadeze të drejtësisë, bazuar në urdhër-arrestin e datës 15.06.2018 të Gjykatës British Columbia, Kanada, si person nën hetim për veprën penale “Neglizhencë me pasojë vdekjen”, parashikuar nga Kodi Penal kanadez.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi, ditën e sotme, nga Interpol Tirana është bërë ekstradimi nga Republika e Shqipërisë drejt Kanadasë, i shtetasit shqiptar Erjon Kashari, 39 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet kanadeze të drejtësisë, bazuar në urdhër-arrestin e datës 15.06.2018 të Gjykatës British Columbia, Kanada, si person nën hetim për veprën penale “Neglizhencë me pasojë vdekjen”, parashikuar nga Kodi Penal kanadez.

LEXO EDHE:  Tiranë/ Asgjësohen 400 rrënjë kanabis, në pranga 41-vjeçari

LEXO EDHE:  Foto-denoncimi/ "Lal plehu" bën show, ndërsa...

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:



Në vitin 2014, në Richmond, Kanada, ky shtetas, duke drejtuar një automjet tip kamion, ka përplasur shtetasen C. M., e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Gjykata e British Columbia, Kanada, më datë 25.06.2018 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin shqiptar E. K.

Ky shtetas është arrestuar në vendin tonë më datë 17.07.2019, me qellim ekstradimin drejt Kanadasë.

Autoritetet gjyqësore shqiptare kanë dhënë miratimin për ekstradimin nga Republika e Shqipërisë në drejtim të Kanadasë të shtetasit E. K., i cili iu dorëzua oficerëve të policisë kanadeze në aeroportin “Nënë Tereza” Rinas. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shpërdoruan detyrën/ IKMT kallëzon kryeinspektorin dhe 3 zyrtarë të Bashkisë Himarë

Publikuar

-

Nga

Shpërdoruan detyrën/ IKMT kallëzon kryeinspektorin dhe 3 zyrtarë të Bashkisë Himarë

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka bërë kallëzim penal për Kryenispektorin dhe tre zyrtarë të Bashkisë Himarë.

Mësohet se bëhet fjalë për kryeinspektor i IMT, Himarë Renato Hodaj ; inspektorin Melseid Nelaj,  inspektorin Erion Zenelaj dhe inspektorin Dhimiter Balaj.



Sipas IKMT-së, pas kontrollit në terren, është vënë re se të kallezuarit nuk kanë kryer detyrat dhe detyrimet sipas ligjeve në fuqi. /CNA.al

LEXO TE PLOTE