Connect with Us

Mbyllet java e fundit e Serisë A, ja të gjitha rezultatet e ndeshjeve

Seria A

Mbyllet java e fundit e Serisë A, ja të gjitha rezultatet e ndeshjeve

Publikuar

-

Interi mori një fitore të rëndësishme në fund të këtij sezoni duke e mbyllur këtë edicion në vendin e dytë pas Juventusit. Zikaltërit mposhtën bindshëm me rezultatin 2-0 Atalantën me golat e D’Ambrozios dhe Eshli Jangut. Ky është pozicioni më i mirë i Interit që prej vitit 2011.

Napoli i Elseid Hysajt mposhti lehtësisht Lacion e Simone Inzagit dhe portierit Thomas Strakosha me rezultatin 3-1. Mbrojtësi i djathtë kuqezi nuk u aktivizua nga trajneri Xhenaro Gatuzo. Edhe Milani e Roma e mbyllën sezonin me nder teksa fituan respketivisht 3-0 ndaj Kaljarit dhe 1-3 ndaj Juventusit.

FT| ATALANTA-INTER 0-2
D’Ambrozio 2′ , Jang 20′


FT| NAPOLI-LACIO 2-1

Ruiz 9′, Insinje 54’/ Imobile 22

FT| JUVENTUS-ROMA 1-3
Higuain 6’/ Kaliniç 23′, Peroti 44′ (p), 52′

FT| MILAN-KALJARI 3-0

11′ Klavan (ag), Ibrahimoviç 52′, Kastijeho 57′

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Video/ Inter i frikshëm, likuidon Bajern Leverkusenin dhe shkon në gjysmëfinale

Publikuar

-

Nga

Interi kalon në gjysmëfinale të Ligës së Europës, pasi ka mposhtur me rezultatin 2-1 Bajer Leverkusenin.

Ndeshja nisi mirë për të besuarit e Kontes, të cilët gjetën golin që në minutëne  15- të me anë të Nikolo Barelës. 6 minuta më vonë ishte Lukaku që dyfishoi shifrat, por kjo zgjati shumë pak, pasi Haverc ngushtoi shifrat në minutën e 24’.

Më këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën , aoavrësisht rasteve të shumta nga të dyja skuadrat, përsëri nuk u shënua asnjë gol. Kujtojmë se arbitri akordoi dy penallti në këtë ndeshje për Interin, të cilat u anuluan më pas nga VAR. Në gjysmëfinale Interi do të përballet me fituesin e çiftit Shaktar Donjetsk-Bazel.

Junajtid-Kopenhagen 0-0



FT| Inter-Leverkusen 2-1

Barela 15′, Lukaku 21’/ Haverc 24′

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi nuk ndalet, pas Pirlos piketon edhe ikonën e Milanit

Publikuar

-

Nga

Andrea Pirlo kaloi një dekadë te Milani, ndërsa në Torino punoi 4 vite, duke fituar edhe 4 tituj kampion, ndonëse lajmi që po qarkullon së fundmi është edhe ai i mbërritjes në klub të një tjetër ikone kuqezi si Ariedo Braida.

Ish-drejtori sportiv i Milanit, në epokën “Berluskoni”, por edhe ish-drejtori sportiv i Barcelonës, mendohet se do të jetë një tjetër “Djall” në rangjet drejtuese të Juves.



Fakti që Fabio Paratiçi përveç merkatos mbulon edhe rolin e administratorit të klubit (shefi ekzekutiv i skuadrës), presidenti Anjeli po mendon që t’i japë një krah të djathtë Paratiçit, me Braidan që sjell jo vetëm eksperiencë, por edhe më shumë nuhatje për goditje të mëdha në merkato, si ato të kryera në periudhën e artë milaniste (1986-2013).

LEXO TE PLOTE

Seria A

Vjen largimi i parë nga Juventusi i Pirlos, mesfushori kryen vizitat mjekësore

Publikuar

-

Nga

Pas tri sezonesh, aventura e Blaise Matuidi te Juventusi është thuajse e mbyllur. Sipas “RMC Sport” mesfushori 33-vjeçar pritet të kryejë pasditen e sotme vizitat mjekësore në Francë, para se të zyrtarizojë largimin nga Juventusi dhe të firmosë kontratën me klubin e tij të ri.

Merr fund kështu aventura 3-vjeçare e Matuidi me fanellën e Juventusit, gjatë të cilës ka fituar tre tituj kampionë, një kupë Italia dhe një Superkupë Italie, ndërsa në 132 ndeshje ka shënuar edhe 8 gola.



Në këtë mënyrë skuadra bardhezi do të lehtësohet nga paga prej 3.5 milionë eurosh në sezon, teksa ka një kontratë deri në vitin 2021.

LEXO TE PLOTE