Sport
Largimi nga Skënderbeu i sigurt, Jashanica pranë akordit me klubin e ri

Ai dënim për mospjesëmarrje në Kupat e Europës po i kushton Skënderbeut largimin e shumë futbollistëve. Largimet priten që nga kreu i pankinës Ilir Daja, e deri te lojtarët e skuadrës, ku i pari që zyrtarizoi lamtumirën ishte Bruno Dita.
“Gazeta Olle“ bën me dije se edhe mbrojtësi i bardhekuqve, Bajram Jashanica, është në të njëjtën rrugë. Futbollisti 29-vjeçar mund të kthehet në Kosovë, teksa është në bisedime me Prishtinën. Kryeqytetasit kanë siguruar një vend për në Kupat e Europës dhe një përforcim me një përvojë të madhe si Jashanica do të ishte goditja e duhur në këtë merkato.
Lajme të Rekomanduara:

Derbi ndaj Tiranës, ja formacioni që pritet të zbresë në fushë Partizani
Ditën e enjte do të luhet derbi i dytë i kryeqytetit për këtë sezon në Superiore. “Demat e kuq” do të përplasen me bardheblutë e...

Zgjidhja gjeniale e Skënderbeut, “maskon” tifozët si… VIP-a
Skënderbeu dhe Partizani zhvilluan një ndeshje shumë të luftuar në Korçë. “Panorama Sport” ju sjell pikantet dhe të veçantat e këtij takimi, që ishte i...