Connect with Us

Kush dhe pse ju kërkua Gjekmarkajt plotësimi i formularit të kandidimit?

Politikë

Kush dhe pse ju kërkua Gjekmarkajt plotësimi i formularit të kandidimit?

Publikuar

-

Kush dhe pse ju kërkua Gjekmarkajt plotësimi i formularit të kandidimit?

Ky është formulari që duhet të plotësojnë degët brenda datës 31 korrik për emrat e propozuar  nga baza e partisë.

Sipas udhëzimit ky formular plotësohet nga drejtuesi i degës për secilin të propozuar. Edhe nga formulari kuptohet që të dhënat që kërkohen, bazohen tek dija e drejtuesve të degëve për kandidaturat. Nuk janë formularë vetëkandidimi dhe as formularë kandidimi. Atëherë si e shpjegon Gaz Bardhi e Luli, që po telefonohen emrat e propozuar e ju kërkohet të plotësojnë formularin? Është modeli i zgjedhur nga Gazi Lulit për të larë gojën me kandidaturat? Është testi çapaçul që duhet të kalojnë emrat e propozuar për të provuar sa të zellshëm janë? Apo tallja që ka rezervuar Luli me çapaçulët e tij nëpër Atdhe, për personat e propozuar?

As udhëzimi i Gazit nuk parashikon as plotësim formulari në këtë fazë nga kandidaturat e propozuara nga baza dhe as prononcim të personave në lidhje me pranime apo refuzime kandidimi.

Kështu e ka shkruar Gazi jo CNA.al.

Sipas atij udhëzimi, në këtë fazë plotësohen të dhëna bazike për personat e propozuar nga baza në gjithë Shqipërinë.

Dosjet i përcillen komisionit të posaçëm në selinë e PD.

Përse po kontaktohen atëherë personat e propozuar?

Shikoni me vëmendje formularin dhe vini re tek rubrika punësimi:

LEXO EDHE:  Sondazhi: PS-se i firojne votat, PD rritet nga te vegjlit

“Punë të mëparshme (nëse njihen)”

Dukshëm ky nuk është formular që plotesohet nga vetë personi.

Se nëse do ish kështu nuk do vihej në kllapa shënimi nese njihen.

I zoti i punës, i di punësimet e veta dhe nuk mund të ndodhë që mos ketë dijeni për punët që ka bërë.

Para pak ditësh në një prononcim publik nga profesor Gjekmarkaj kuptuam për shembull që e kishin kontaktuar për të plotësuar formularin e kandidimit!

Sipas informacioneve tona, janë me dhjetra personalitete që janë kontaktuar këto ditë me pretekstin e plotësimit të formularëve të kandidimit.

Ky është formulari që në këtë fazë për kandidatura të propozuara nga degët, plotësohet nga vetë degët.

Të gjithë këta formularë, të përgatitur nga degët në gjithë Shqipërinë i përcillen më pas Besnikut dhe Gencit.

Më tej ne shtator fillon procesi në PD qëndrore.

Nëse kandidatirat kalojnë filtrin e tmerrshem të Gencit dhe Besnikut, i vjen rradha atyre formularëve të tjerë ku ata që pranojnë kandidimin, duhet deklarojnë pastaj emrat e komshinjve.

Sikur mos ishte boll humoristik udhëzimi i Gazit, duhej shtuar në proces edhe humori i drejtuesve të procesit në disa nga degët e PD!/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ministri gjerman skeptik për vaksinën ruse kundër Covid-19

Publikuar

-

Nga

Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn thotë se është skeptik në lidhje me Rusinë si vendi i parë që dha miratimin për një vaksinë  kundër COVID-19.

Spahn tha se është shumë më e rëndësishme për të patur një produkt të sigurt, të testuar sesa thjesht të ishte i pari.

“Nuk ka të bëjë me të qenit i pari, në njëfarë mënyre ka të bëjë me një vaksinë efektive, të testuar dhe jetë e sigurt“, tha Spahn për radio Deutschlandfunk.



“Për të pasur besim te një vaksinë e tillë, unë mendoj se është shumë e rëndësishme, madje edhe gjatë një pandemie, të bëjmë siç duhet studimet, testet përkatëse dhe veçanërisht t’i bëjmë ato publike. Problemi është se ne dimë shumë pak për të pasi autoritetet ruse nuk janë shumë transparente”, shtoi ai.

LEXO EDHE:  Sondazhi: PS-se i firojne votat, PD rritet nga te vegjlit

LEXO EDHE:  PD mbledh Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar/ Miraton sot Komisionin e Kandidatëve për deputetë

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi dje se Rusia ka siguruar vaksinën kundër Covid-19. Ai tha se vaksina është ka dhënë efekte pasi është testuar tek njerëzit. Madje Putin pohoi se edhe vajza e tij është një ndër vullnetaret që ka injektuar vaksinën./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD e Shkodrës ngre alarmin/ “Spitali i qytetit vatër infeksioni, qeveria po na neglizhon”

Publikuar

-

Nga

PD e Shkodrës ngre alarmin/ “Spitali i qytetit vatër infeksioni, qeveria po na neglizhon”

Dega e Partisë Demokratike në Shkodër ka ngritur alarmin se spitali i këtij qyteti është kthyer në një vatër infeksioni.

PD e Shkodrës deklaron se bashkëjetesa me virusin e rrezikshëm COVID-19, sot më shumë se kurrë bën që çdo qytetar të ndjehet i pasigurtë.

Sipas demokratëve, qarku Shkodër në aspektin e shërbimit shëndetësor po përballet me neglizhencën e qeverisjes qendrore dhe mungesën e tamponëve.



“Nëse një qytetar i thjeshtë, me të ardhura minimale i drejtohet DSHP Shkodër për një tampon, aty pritet nga ngritja e supeve dhe nga përgjigja: “Nuk kemi mundësi për këtë shërbim, duhen shfaqur të gjitha shenjat e COVID-19. Izolohu në shtëpi, mos dil dhe monitoro veten”.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet europiane/ Nervozitet në Berlin

LEXO EDHE:  PD mbledh Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar/ Miraton sot Komisionin e Kandidatëve për deputetë

Qarku Shkodër në aspektin e shërbimit shëndetësor po përballet me neglizhencën e qeverisjes qëndrore. Qytetarë të harruar e pa shërbime, Spital Rajonal vatër infeksioni që nga fillimi i pandemisë, ku pjesa më e madhe e mjekëve u bënë “kurban” i kësaj qeverisje e kësaj Ministrie Shëndetësie, ku vlerat e shëndetësisë qëndrojnë tek shërbimi i rojeve me qindra e miliona lekë, tek lyerja e fasadave me ngjyra alla mavi, por jo tek shërbimi ndaj qytetarëve.

Kryeqendra e veriut, sot po përballet me mungesën e tamponëve dhe është larg vëmendjes së qeverisë, e cila i kthen sytë nga Shkodra vetëm në periudhë fushate për të mbushur kutiat dhe qytetarët dhe premtime boshe”, thuhet në deklaratë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pse hesht Lukashenko i Tiranës në krye të OSBE!

Publikuar

-

Nga

Pse hesht Lukashenko i Tiranës në krye të OSBE!

Bjellorusia po përballet me një prej krizave më të rënda politike. Presidenti aktual , Alexander Lukashenko, ka fituar zgjedhjet presidenciale me 80,23 për qind të votave, por Opozita ka deklaruar se nuk e njeh rezultatet e zgjedhjeve, duke e akuzuar presidentin për manipulimin e rezultatit.

Ndërkaq, mijëra njerëz kanë dalë në rrugë në mbarë vendin, duke kërkuar “zgjedhje të ndershme”.

Lidhur me keto zhvillime ka reaguar dhe ish kryeministri Sali Berisha i cili duke bërë një paralelizëm me situatën në Shqipëri, dënon heshtjen e kryeministrit Rama në krye të OSBE.

Ai i bën thirrje vendeve anëtare të OSBE të konsiderojnë ndërprerjen e menjëhershme të mandatit të Ramës, pasi sipas tij, me qëndrimin e tij, po frymëzon Lukashenkot e tjerë në hapsirën e Organizatës së Sigurisë dhe Bashkepunimit në Europë.

“Miq, ne nje akt te paprecedente kryesia e OSBE me kryetar Lukashenkon e Ballkanit, Edvin Drogen nuk ben dot nje deklarate per grabitjen e zgjedhjeve nga Lukashenko i Bjellorusise.

Shkaku i heshtjes se Lukashenkos se Ballkanit per krimin e shemtuar elektoral te Lukashenkos se Bjellorusise qendron:



1-Ne grabitjen e zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare te vitit 2017 nepermjet droges, pushtetit te tij te krimit, bandave kriminale tashme te dokumentuara dhe publikuara ne gazeten gjermane Bild.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet europiane/ Nervozitet në Berlin

LEXO EDHE:  Flamur Noka ngujohet në Parlament/ Seanca fillon në orën 17:00

2-Lukashenko i Tiranes eshte i vetmi ne historine e Europes pas renies se Murit te Berlinit qe ne vitin 2019 zhvilloi zgjedhje vendore moniste duke dhunuar keshtu kushtetuten e vendit, Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut dhe vendimet e Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut per zgjedhjet demokratike.

3-Lukashenko i Ballkanit pasi ne procesin e reformes zgjedhore deshtoi tua besonte administrimin e zgjedhjeve administrates se hiperpolitizuar te narkoshtetit te tij per te grabitur disa mandate ne zgjedhjet e ardhshme vendosi si zuzar te shkelmoje marreveshjen konsensuale te 5 qershorit te vitit 2020 dhe te ndryshoje kushtetuten per te mundur me grabit me ato ndryshime disa mandate, gje te cilen Lukashenko i Bjellorusise nuk e beri.

Per te gjitha keto Lukashenko i Tiranes nuk mund te shqiperonte nje fjale te vetme kritike per Lukashenkon e Bjellorusise.

Me kete rast ju bej thirrje vendeve anetare te OSBE te konsiderojne nderprerjen e menjehershme te mandatit te Lukashenos se Tiranes pasi ai me qendrimet e tij frymezon Lukashenkot e tjere ne hapsiren e Organizates se Sigurise dhe Bashkepunimit ne Europe dhe ka zhytur kete organizate tejet te rendesishme ne krize te thelle. sb”/CNA.al

LEXO TE PLOTE