Connect with Us

Kthimi i pushuesve nga plazhet/ Ja rrugët që janë të lira dhe ato me probleme

Sociale

Kthimi i pushuesve nga plazhet/ Ja rrugët që janë të lira dhe ato me probleme

Publikuar

-

Kthimi i pushuesve nga plazhet/ Ja rrugët që janë të lira dhe ato me probleme

Kthimi i pushuesave nga zonat bregdetare drejt Tiranës, ashtu si ccdo fundjave shoqërohet me rradhë të gjata automjetesh dhe trafik të rënduar.

Policia Rrugore ka zbuluar dhe rrugët që kanë ngarkesë trafiku dhe ata që janë letë të kalueshme ndërsa u bën apel të gjithë shoferëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit.

“Prej orës 18:00 ka filluar kthimi nga zonat bregdetare drejt Tiranës, konkretisht:

Nga Gjiri i Lalzit në drejtim të Maminasit ka fluks, por qarkullim të rrjedhshëm.

Aksi nga Spilleja në kthim ka fluks lëvizjeje, nuk ka bllokim rruge, vazhdon lëvizja e lirë e mjeteve.

Tek mbikalimi i Maminasit ka fluks të shtuar mjetesh, por është i rrjedhshëm.

Rruga dytësore e Plepave me drejtim Golem, Durrës ka fluks, por pa bllokime.

Nga Rana e Hedhun, Shëngjini në drejtim të Lezhës ka fluks, por pa bllokime.

Në Vlorë nuk ka rëndim të trafikut, vijon rrjedhshëm lëvizja, pavarësisht së në disa segmente lëvizja është zinxhir.

Autostrada Durrës-Tiranë nuk ka probleme.

Hyrja për në Tiranë nuk ka probleme.

LEXO EDHE:  Arrestohet 42 vjeçari/Dhunonte dhe kërcënonte gruan dhe djalin

Policia Rrugore edhe këtë pasdite ka shtuar shërbimet, me uniformë e civilë, për të monitoruar trafikun.

Nga Gjiri i Lalzit deri në Tiranë janë ndëshkuar 21 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara.

Nga Rana e Hedhun, Shëngjin deri në Milot janë ndëshkuar 23 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara.

Nga Miloti deri në Rinas janë ndëshkuar 13 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara.

Akset kryesore rrugore po monitorohen me radarë dhe deri tani janë pezulluar 18 leje drejtimi, për shpejtësi tej normave të lejuara.

Nga monitorimet me shërbime civile janë konstatuar dhe ndëshkuar 78 drejtues mjetesh që përdornin aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit dhe 45 drejtues që nuk kishin vendosur rripin e sigurimit.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjeteve dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.”/CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Thuaj që vdiq nga koronavirusi”/ Pipero i përgjigjet qytetarit: Nuk ka shans…

Publikuar

-

Nga

“Thuaj që vdiq nga koronavirusi”/ Pipero i përgjigjet qytetarit: Nuk ka shans...

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka folur për përhapjen e koronavirusit në vend dhe gjendjen në spitale.Pipero u shpreh se ende nuk ka protokolle të përcaktuara për këtë sëmundje.

Po ashtu ai tha se tashmë edhe mjekët e familjes janë në dispozicion të pacientëve, ndërsa sqaroi se ata janë trajtuar nga Urgjenca Kombëtare.

“Nxitimi për të dhënë antibiotik pa pasur klinik është i gabuar. Dua të them që mjeku i familjes është trajnuar jo vetëm nga Urgjenca Kombëtare, por edhe nga ne. Janë bërë disa trajnime dhe di të them se i kemi trajnuar dhe ky është një nga avantazhet që ka mjeku i familjes në përballjen me COVID-19. Nuk duhet të nxitohemi, skema për tu përdorur ndryshon sipas fazave të sëmundjes. Ata që kanë nevojë për trajtim u kemi dhënë skema të duhura. Nëse ka vështirësi në frymëmarrje komunikohet me 127″, u shpreh mjeku infeksionist.

LEXO EDHE:  Video-“Shqiponjat” fundosin 63-vjeçarin/ E pabesueshme çfarë iu gjet në banesë

LEXO EDHE:  Arrestohen tre punonjës të Policisë Bashkiake

Mjeku Pëllumb Pipero ka komentuar edhe mesazhin e një qytetari, i cili shprehej se në shumë raste vdekjesh, u është thënë se duhet të regjistronin të afërmit e tyre si viktima të Covid-19.  Gazetari Endri Xhafo, i lexoi një mesazh të tillë Piperos dhe i kërkoi koment.



Nuk besoj që virusi ekziston. Kemi pasur raste vdekjesh dhe na është kërkuar t’i regjistrojmë si me Covid-19. Thuaj që vdiq nga corona na thonin,”- lexoi ndër të tjera Xhafo.

Lidhur me këtë, Pipero u shpreh se nuk ka mundësi të ndodhë, pasi duhet letër konfirmuese nga mjeku infeksionist që e ka ndjekur. Më tej, mjeku rrëfeu një bisedë të tij me një farmaciste 26-vjeçare e prekur nga Covid-19. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Alternime kthjellimesh dhe vranësira/ Mësoni kapriçot e motit për sot

Publikuar

-

Nga

Alternime kthjellimesh dhe vranësira/ Mësoni kapriçot e motit për sot

Dita e sotme do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim. Sipas Shërbimit Meteorologjik, priten reshje shiu me intensitet të ulët që në orët e para të 24 orëshit në zonën Juglindore dhe Lindore të vendit.

Në mesditë reshjet e shiut do të prekin pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët në zonat bregdetare, ndërsa në Juglindje dhe përgjatë Uletësirës Perëndimore reshjet do të jenë me intensitet mesatar, lokalisht reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.



LEXO EDHE:  Arrestohen tre persona në Shkodër/ Sekuestrohen drogë, automjete dhe telefona

Era do të jetë nga kuadrati i Perëndimit me shpejtësi 1-8m/s, e cila në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 10-12m/s.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 14°C deri në 27°C
zonat e ulëta 18°C deri në 33°C
zonat bregdetare 16°C deri në 31°C

LEXO TE PLOTE

Sociale

Sulmoi turistët spanjollë/ Artan Hoxha zbulon çfarë ka ndodhur me Mihal Kokëdhimën: E takova dje

Publikuar

-

Nga

Shkarkimi i Metës/ Artan Hoxha i publikon Ramës deklaratën e një viti më parë: E ha turpin me ngjala…

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar takimin me Mihal Kokëdhimën, i njohur edhe si “Mihali i Qeparoit”, i cili një vit më parë u bë i njohur pasi sulmoi biznesmenin spanjoll Eugenio Galdon dhe familjen e tij.

Pas kësaj ngjarje të pazakonte që bëri edhe xhiron e mediave, IKMT shembi hotelin e Kokëdhimës në Porto Palermo.
Ndërkohë, Hoxha thotë se është takuar ditën e djeshme me Kokëdhimën i cili vazhdon te shesë peshk nga rezervati i tij, në Port Palermo.



“Nostalgji…kater vite me pare ne Porto Palermo..
E mbani mend Mihalin?!
E takova dje.
Vazhdon te shesë peshk, koce dhe levrek nga rezervati i tij, ne Port Palermo, me nje Benz 250 te ndryshkur..
Eh mor Mihal, Mihal!!
Mire burgun qe e bere tamam, po te rrafshuan restorantin megjithe hotel, per 5 levreke rezervati…qe nje miliarder spanjoll, nuk pati leke te holla ne xhep, te ti paguante…
I prishe imazhin e turizmit elitar, udheheqesit dhe…
Prandaj thote populli:”Me zjarrin, ujin dhe shtetin mos e krruaj, se te bejne gjemen…”, shkruan Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE