Connect with Us

Kina dhe Rusia kanë në plan të mposhtin Amerikën, dhe e majta amerikane po i ndihmon

Blog

Kina dhe Rusia kanë në plan të mposhtin Amerikën, dhe e majta amerikane po i ndihmon

Publikuar

-

Nga Kevin R.Brock “The Hill”

* Duke i kërkuar ndjesë Uinston Çurçillit, statuja e të cilit ka të ngjarë të rrëzohet në ndonjë nga këto ditë, situata aktuale në SHBA mund të përmblidhet me këto fjalë:”Asnjëherë kaq shumë njerëz, nuk janë ndjerë në faj, për një pjesë të vogël të bashkëqytetarëve të tyre”.

Fushata kombëtare e shkatërrimeve që ka kapluar SHBA-në gjatë 2 muajve të fundit, do që ju ta dini se Amerika është vazhdimisht raciste, se ky është një vend plot urrejtje dhe fobi, dhe një shtëpi e ndarë dhe e pashpresë. Por ky mesazh nuk është i vërtetë.

Përkundrazi, kemi të bëjmë me një plan të mirë-menduar që po zbatohet nga ata që favorizojnë një botëkuptim marksist apo totalitar, me shumë gjasa me mbështetjen e qeverive të huaja. Që në SHBA ekzistojnë elementë të racizmit apo racistë të vërtetë, kjo nuk mund të mohohet.

Afro-amerikanët në SHBA vuajnë në shumë aspekte. Edhe atje ku nuk ka një racizëm të hapur, mund të ketë një lloj indiferentizmi ose apatie ndaj përvojës së hidhur të të tjerëve. Në thelbin e tij, mesazhi i lëvizjes “Lives Matter Black”, rezonon me njerëz të vullnetit të mirë, dhe që i përkasin racave të ndryshme.

Por për fat të keq, ky mesazh është pronësuar, dhe po përdoret si mbulesë nga segmentet e dhunshme të së majtës ekstreme të Amerikës, të cilët dëshirojnë një formë qeverisjeje tjetër nga ajo që kemi sot.

Ja në cilin përfundim kanë arritur vitet e mbledhjes së inteligjencës nga FBI dhe agjenci të tjera të komunitetit të inteligjencës:Kina dhe Rusia, e dinë se nuk mund të mposhtin ushtarakisht apo ekonomikisht Shtetet e Bashkuara.

E megjithatë, eleminimi i SHBA si një superfuqi që e pengon vizionin e tyre komunist, mbetet një nga synimet e tyre kryesore. Si Kina, e cila ka ndjekur metoda dinake për t’u zhvilluar, dhe Rusia, me gjithë kompleksin e inferioritetit të saj të përhershëm, i kanë humbur shpresat që kishin për përçarjen e amerikanëve, duke na vënë kundër njëri-tjetrit si një mjet për të prishur një vullnet kombëtar të bashkuar, dhe për të na bërë të shpërfytyruar, të paaftë apo jo të gatshëm për t’iu kundërpërgjigjur hegjemonive të tyre të ardhshme.

Dhe fushatat e dezinformimit, që e vënë theksin tek gabimet e Amerikës, kanë qenë historikisht një strategji e preferuar, sidomos nga Rusia. Që të dyja këto vende janë të vetëdijshme, se mënyra më e përshtatshme për të përçarë amerikanët, është sipas linjave racore, përderisa Shtetet e Bashkuara janë vendi me diversitetin më të madh racor se sa çdo komb tjetër në botë.

Amerikanët janë shumë të ndjeshëm ndaj akuzave për racizëm, pasi ne kemi zhvilluar një luftë të gjatë për të ndërtuar një vend, ku një përzierje e pashembullt racash, fesh dhe kulturash, mund të bashkëjetojnë nën idealin e lirisë individuale. Dhe duke pasur parasysh historinë e njerëzimit, është një mrekulli që kemi pasur sukses.

Prandaj, akuzat për racizëm në vendin tonë janë një mashtrim i madh, dhe një “pykë” e efektshme ndarjeje, si për të ngjallur dyshime ashtu edhe nxitur zërat kundër. Nuk ka turp më të madh sot, se sa të akuzohesh për mëkatin vdekjeprurës të racizmit.

Është kjo arsyeja pse po shohim një zgjerim të përkufizimit të racizmit dhe “gjuhës së urrejtjes” nga një tufë akuzatorësh, që në fakt nuk kanë drejtësinë racore si qëllimin e tyre kryesor. Akuzat për racizëm, janë shndërruar në mënyrën më efektive për të eleminuar rezistencën, dhe për të censuruar apo heshtur zërat që kundërshtojnë një botëkuptim totalitar.

Prandaj, racizmi ekziston gjoja tani edhe në etiketat e produkteve, në postimet në rrjetet sociale mbi himnin kombëtar, apo edhe në mënyrën sesi përshkruhen imazhet e Jezu Krishtit. Institucioni Smithsonian, deklaroi kohët e fundit se dëshmitë e racizmit gjenden në vlerat tradicionale amerikane, si kënaqësia e vonuar dhe familja e vogël.

Nëse kjo është e vërtetë, atëherë po, racizmi është sigurisht sistematik. Ai ekziston edhe në ajrin që ne thithim. Por nuk është e vërtetë. Është një gënjeshtër e thënë nga ata që duan që ne të besojmë se Amerika ka degraduar, dhe se sistemi aktual duhet të zëvendësohet me një sistem tjetër.

LEXO EDHE:  Donald Lu flet për lirimin e Lul Berishës/ E papranueshme duhet të indinjohemi

Po kush janë këta njerëz, që kanë hedhur poshtë narrativat legjitime të drejtësisë racore, për të çuar përpara agjendën e tyre? Janë mbeturinat e diskredituara të Marksizmit të dështuar ekonomik, ata që ushqejnë vizionin e Marksizmit kulturor, që ia nënshtron kontrollit shtetëror të drejtat dhe liritë e individëve.

Ata kanë rilindur nga hiri i ideologjisë së pastër komuniste, duke u shfaqur në akademi dhe media të ndryshme, për të indoktrinuar mendjet dhe kontrolluar narrativat. Mbështetësit e tyre të rinj janë bashkëbiseduesit radikalë apo anarkistë si ANTIFA, që qëndrojnë pas protestuesve aktualë të drejtësisë racore.

Këta të majtë, të maskuar me të zeza, treguan se dinë të thithin vëmendjen e mediave nga protestuesit legjitimë, duke ndezur zjarre, shkatërruar biznese dhe sulmuar policinë. Përbërja e tyre është e re: ata janë kryesisht e bardhë, shumica nga familje të privilegjuara periferike apo studentë universitarë, që e mbushnin kokën me rrëfimet e rreme të “parajsës” totalitare.

Pasi shkatërruan shumëçka që u doli përpara, ata u rikthyen në lagjet e tyre të sigurta, larg atyre që thjesht i ndihmuan të shkatërrojnë. Ata janë një brez i dështuar që në fillim, janë shumë të zemëruar, por pa e ditur plotësisht arsyen pse.

Shumica e tyre, dhe kjo është e sigurt, nuk mund ta përkufizojnë me saktësi se çfarë është në fakt fashizmi, gjëja që ata supozohet se janë “kundër”. Shumica e tyre janë fëmijë të të pasurve, nuk e kanë njohur kurrë privimin, e megjithatë janë bindur që Amerika është e “keqe”.

Të përkëdhelurit kanë shpesh mendje të dobëta, që manipulohen me lehtësi, dhe karaktere gjithashtu të dobëta. Dhuna që kemi parë kohët e fundit, ka justifikuar arsyetimin e FBI-së për hetimin e ANTIFA-s si një organizatë e dhunshme kriminale, që përdor RICO dhe statutet e tjera federale për të çmontuar proceset e saj organizative, për të identifikuar dhe eliminuar burimet e saj të financimit dhe arrestuar protagonistët kryesorë.

Në këtë drejtim, FBI ka një “aftësi të veçantë”, e cila në shumë raste është dëshmuar si shumë efektive. Nëse FBI lejohet ta bëjë punën e vet, ANTIFA nuk do të ekzistojë më pas 2 vitesh. Ndërkohë, byroja federale do të hetojë për të përcaktuar edhe shtrirjen e ndikimit të huaj, apo mbështetje materiale të ANTIFA-s dhe elementëve të tjerë radikalë.

Agjentët me përvojë të kundërzbulimit, do t’ju thonë se nuk është çështja “nëse” ka një ndikim të tillë, por “si dhe sa” i madh është ky ndikim. ANTIFA, ka të ngjarë të dëshmohet si një operacion i ndikuar nga të huaj, që kërkon të mbjellë përçarje dhe të dobësojë vendosmërinë kombëtare.

Propagandistët e majtë, që e shajnë Amerikën si raciste, kapitaliste, imperialiste etj, janë në fakt të pakët në numër. Por mesazhet e tyre përforcohen nga politikanët e majtë, që janë të gatshëm të mashtrojnë komunitete të tëra për të çuar përpara agjendën e tyre politike, si dhe nga një shtyp i majtë që zbut dhe filtron fjalët dhe veprimet e tyre të dhunshme.

Nëse të vërtetës do t’i jepej një zë i drejtë, këta akuzues relativisht të paktë në numër, që përpiqen t’u imponojnë fajin atyre që sot nuk po dëgjohen, ata do të demaskoheshin dhe poshtëroheshin përballë shumicës dërrmuese të amerikanëve që dëshirojnë për të mirën për gjithë bashkëqytetarëve të tyre, që nuk janë racistë, që shqetësohen realisht për fqinjin, dhe madje edhe të huajin, dhe që dëshirojnë drejtësi dhe siguri ekonomike, dhe lumturi për të gjithë.

Nuk ka pse në të turpërohemi nga një pakicë e zemëruar, që po vë në zbatim shfaqje nga manualet e komunizmit, të cilat synojnë të përçajnë shumicën. Ata, ashtu si filozofia që mbështesin, do të njohin vetëm dështimin.

Shënim: Kevin R.Brock, ish-ndihmës drejtor i inteligjencës në FBI, agjent special i FBI-së për 24 vjet, dhe zv/drejtor i Qendrës Kombëtare të Kundravajtjes (NCTC)./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Si pastrohen paratë e mafias përmes tregut global të artit

Publikuar

-

Nga

Si pastrohen paratë e mafias përmes tregut global të artit

Nga Maria Berlinguer “La Stampa”

Romë – Xhakino Kampolo, mbreti i lojës së pokerit në kompjuter në Itali, e donte artin. Midis 300 milionë eurove asete të konfiskuara prej tij, ishin rreth 100 vepra arti shumë të vlefshme:piktura nga Salvador Dali, Xhorxho Morandi, Renato Gutuzo, Matia Petri dhe Xhorxho de Çiriko.

Koleksione veprash arti me vlerë dhjetëra miliona euro u konfiskuan gjithashtu nga Nikola Skiavone, djali i Françesko Skiavones, bosit të klanit mafioz Kazalezi brenda organizatës kriminal Kamorra me qendër në Napoli; dhe nga Xhianfranko Bekina, tregtar arti; tek Mateo Mesina Denaro, shefi i Kosa Nostras siçiliane.

Sigurisht, le të mos harrojmë 2 pikturat në vaj të Van Gogut – Kongregacioni i Kishës së Reformuar në Nunen dhe Pamje nga Deti në Sheveningen – të cilat u vodhën në vitin 2002 nga Muzeu Van Gog në Amsterdam, dhe u gjetën më vonë nga policia në Kastelamare di Stabia, Napoli, në një vilë në pronësi të bosit të trafikut të drogës Rafaele Imperiale.

Dhe më pas janë investimet e Ndrangetës, mafias kalabreze, në pikturat e shekullit 17 në Lombardi, dhe koleksionet e Xhenaro Mokbel dhe Masimo Karminati, figura aktive në Romë, dhe që janë në qendër të dokumentarit të suksesshëm “Ndiq pikturat” nga Françeska Sironi, Alberto Gotardo dhe Paolo Fantauci.

Por a janë vërtet kriminelët dhe bosët e mafias kaq të apasionuar pas artit? Vështirë të imagjinohet. Me shumë gjasa, kjo dukuri është një shenjë e asaj se sa tregu i artit është bërë një mjet fenomenal i pastrimit të parave dhe investimeve për krimin e organizuar.

Është një sektor që lejon pastrimin e parave të pista në një mënyrë të sigurt, dhe me një mbrojtje të garantuar nga zhvlerësimi me kalimin e kohës. Dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me pastrimin. Veprat artistike ofrojnë sigurinë e një investimi, që nuk do të pësojë gjë nga inflacioni, duke pasur nga ana tjetër një rikthim të garantuar të investimit, me kusht që paratë të investohen në kryevepra të destinuara ta ruajnë me siguri vlerën e tyre, pavarësisht kalimit të kohës.

Tregu global i veprave të artit vlen midis 58-60 miliardë euro. Ai ka pësuar një bum në të gjithë botën, dhe është 2-fishuar 10 vitet e fundit, dhe nuk po tregon asnjë shenjë rënie. Dhe jo vetëm falë atyre kryeveprave, por edhe për shkak të rritjes eksponenciale të çmimeve të veprave nga artistët e rinj, me disa që mund të arrijnë një çmim prej 100 milionë dollarësh.

Një anomali e mirëfilltë, sipas ekspertëve të sektorit. Dekadën e shkuar, galeritë dhe shtëpitë e ankandeve kanë mundur të thyejnë rekord pas rekordi, duke arritur të shesin veprat e artistëve, që kaluan nga gjysmë anonimati tek suksesi global. Është një sektor që ka përfituar nga mungesa absolute e rregullave.

Por jo çdo gjë që shkëlqen është ar, pasi koleksionistët e apasionuar nuk janë të vetmit që simulojnë zgjerimin e madh të këtij tregu. Kjo e fundit vjen dhe nga lehtësia me të cilën mafiozët kanë qenë deri tani në gjendje ta përdorin këtë “flluskë tregtare”, për të ricikluar paratë e tyre të paligjshme.

LEXO EDHE:  Palmer për Shqipërinë: SHBA nuk zgjedhin fitues dhe humbës në lojën politike

LEXO EDHE:  Kërcënimet ekonomike që i vijnë Evropës, nga apatia ndaj fuqive të mëdha

“Është një fluks parash që vjen mbi të gjitha nga tregtia e drogës”- thotë gjenerali Alesandro Barbera, komandant i SCICO, shërbimi qendror hetimor mbi krimin e organizuar në “Guardia di Finanza”. Rreth 18 miliardë euro (ose 1 për qind e PBB-së së Italisë), është vlera kolosale e pasurive të patundshme dhe mallrave të konfiskuara nga autoritetet financiare italiane nga kriminelët midis viteve 2015-2019.

Sekuestrimet konfirmojnë rëndësinë e asaj që shihet si një zgjedhje strategjike e mafias për të investuar në pasuri të sigurta:kryesisht diamante, metale të çmuara, piktura dhe objekte arkeologjike me vlera të mëdha. Dhe këto thesare nuk janë të gjitha të vjedhura.

Shumica janë blerë ligjërisht në tregun e artit, kryesisht në ankande. “Për klanet mafioze, pasuritë e sigurta si vepra arti janë të dëshirueshme, pasi janë të përshtatshme. Është një biznes me degë në të gjithë botën, shumë i vështirë për t’u gjurmuar. Ne e gjejmë veten përballë një Janusi me dy fytyra, dhe duhen teknika më të sofistikuara hetimore për të zbuluar se ku fshihen fondet e paligjshme, dhe për të gjurmuar të gjitha transfertat e parave”- totë Barbera.

Ai shton:”Kur je përballë një organizate mafioze që operon në tregun e artit, nuk ke dhe aq nevojë për kasapë, se sa për hetues me mendësi biznesi, që dinë të lexojnë pasqyrat financiare”. Gjnerali thotë se për një bos të mafias, pasja e një pikture ose një skulpture nga një artist i madh, nuk është thjesht një skemë e pastrimit të parave, por ajo i jep prestigj dhe reputacion.

Me kalimin e viteve, klanet kanë përsosur metodat e fshehjes së gjurmëve të parave që vijnë nga droga, gjobat dhe trafiqet e ndryshme. ”Krimi i organizuar, ka interes të investojë në mallra që mund të ndihmojnë në fshehjen e vlerës së tyre neto”- thotë Federiko De Raho, prokuror i Antimafias.

Sipas tij, në qindra raste pikturat, skulpturat dhe afresket, garantojnë transferime parash nga një grup mafioz në tjetrin, duke qenë të mbrojtur nga çdo rrezik. Vepra artistike mbetet aty ku ruhet – mbase në një port të lirë apo një zonë pa taksa, e paarritshme për të gjithë – dhe kalon nga një blerës tek tjetri.

Dhe ky është një nga kufijtë e rinj tek të cilët po përqendrohet vëmendja, nga hetuesit dhe ligjvënësit. Ndërkohë, Direktiva e Pestë e Bashkimit Evropian mbi pastrimin e parave u imponon operatorëve të sektorit të artit të njëjtat rregullore të transparencës që aktualisht zbatohen për bankat, noterët dhe llogaritarët. Ky është një hap i parë drejt transparencës./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Vdekja misterioze e Edgar Alan Po, një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të Amerikës dhe mbarë botës

Publikuar

-

Nga

Ai ishte një nga shkrimtarët e parë të mëdhenj të lindur në Amerikë, një mjeshtër i thrillerit dhe misterit. Vdekja e tij është mbetet ende sot një mister, teksa secila nga legjendat dhe thashethemet, janë njëra më e kobshme se tjetra.

Po lindi në vitin 1806 në Boston, dhe u përball që në vitet e para me tragjedi. Të dy prindërit ishin aktorë, por ai nuk i njohu dot. Dejvid Po Xhunior, ishte një alkoolist që e braktisi familjen shumë shpejt pasi lindi Edgar, ndërsa e ëma, Eliza Po, vdiq kur ai ishte vetëm 3-vjeç.

Vogëlushi u dërgua të jetonte në Riçmond, Virxhinia, në familjen e tregtarit të duhanit Xhon Alan dhe gruas e tij, të cilët i dhanë edhe emrin zyrtar Edgar Alan Po. Ai konfliktohej shpesh të atin adoptiv, duke u detyruar ta braktiste gjimnazin, për shkak të refuzimit të Xhonit për të paguar borxhet në bixhoz të të riut Edgar.

Pas mbarimit të ushtrisë në akademinë West Point, Po u zhvendos me banim në Baltimora, në atë kohë një qytet i dorës së tretë. Grabitësit e varreve dhe skllavëria, do të ishin frymëzimin i përsosur për njeriun që përfundimisht do të bëhej shpikës i horrorit amerikan.

Karriera e Po si kritik letrar dhe shkrimtar, ishte relativisht e shkurtër, por shumë e arrirë. Ai qëndroi herë pas here në Nju Jork, Riçmond dhe Filadelfia, dhe shkroi për disa nga revistat më të mëdha të kohës. Në vitin 1845, botoi kryeveprën e tij më të madhe, poezinë “Korbi”, dhe krijoi zhanrin e misterit në vitin 1841 me tregimet e tij rreth August Dypin, një detektiv imagjinar francez.

Jeta e tij personale ishte disi më e trazuar. U martua me kushërirën e tij 13-vjeçare, Virxhinia Klam, edhe pse ai pohoi se nuk e kishte konsumuar kurrë martesën para vdekjes së saj 12 vjet më vonë. Dhe ishte një konsumator i madh i pijeve alkoolike, të paktën sipas disave.

Gjërat po shkonin mirë për Po në tetorin e vitit 1849. Ai ishte një shkrimtar i famshëm, dhe ishte gati të martohej me dashurinë e tij të parë, Elmira Shelton, pas një udhëtimi të shkurtër nga Riçmond në Filadelfia, dhe më pas në Nju Jork. Po u rikthye në Baltimora, përpara se zhdukej për gati një javë.

Ai u gjet më 3 tetor në një gjendje delirante jashtë tavernës ”Gunner’s Hall” nga një burrë me emrin Zhozef Uoker, që e njohu shkrimtarin e famshëm. Ai e pyeti nëse njihte dikë që mund ta kontaktonte, dhe Po përmendi një redaktor me emrin Zhozef Snodgras.

Uoker i shkroi Snodgras një letër ku i kërkonte ndihmë. Nga aty, Po u dërgua në Spitalin “Washington College”, dhe në atë moment gjërat u bënë të mjegullta si për pacientin ashtu edhe për librat e historisë.

Po u shtrua në një dhomë pa dritare me vetëm një mjek shoqërues, dr.Xhon Moran, për ta vëzhguar gjatë ditëve të fundit të jetës. Java që ai kaloi në atë gjendje, gjendja histerike dhe e rëndë në të cilën u gjet, dhe pabesueshmëria e dëshmitarëve të momenteve të tij të fundit, që të gjitha këto kontribuuan për një shekull e gjysmë spekulime.

Po vdiq më 7 tetor, ndërsa thuhet se fjalët e tij të fundit ishin:”O Zot, ndihmoje shpirtin tim të ngratë!”. Teoritë në lidhje me vdekjen e shkrimtarit, filluan të shfaqen gati menjëherë pasi u bë publik lajmi. Nuk ka asnjë të dhënë të mbetur që nga ajo kohë për shtrimin në spital.

LEXO EDHE:  Pse trembet Basha kur përmenden vizitat në SHBA?

LEXO EDHE:  Palmer për Shqipërinë: SHBA nuk zgjedhin fitues dhe humbës në lojën politike

Por u tha se Po vdiq nga “bllokimit të trurit”, një term elegant që përdorej shpesh në atë kohë për mbidozat e alkoolit ose ilaçeve. Por ekziston dyshimi rreth shkakut të vdekjes së tij, si për shkak të trajtimit mjekësor, ashtu edhe për motivet e njerëzve të përfshirë në atë ngjarje.

Sipas shumë dëshmive, Po nuk ishte i fiksuar pas pijeve alkoolike. Të gjithë ata që e njihnin, nuk e mbanin mend si një pijetar të madh. Ai pinte rrallë, por kur e bënte këtë katandisej si mos më keq. Vdekja e gruas së tij nga tuberkulozi e zhyti në një dëshpërim të madh, dhe gjente ngushëllim vetëm tek alkooli.

Por në fund ia doli të shërohej nga varësia. Snodgras shkruan se kur e gjeti Po në një lokal në Baltimora, shkrimtari ishte tërësisht i dehur, dhe mund të nxirrte nga goja vetëm murmuritje. Ndërkohë Grisuold, që kishte pasur një marrëdhënie të vështirë me Po, e përdori pozicionin e tij si përmbarues i pasurisë së tij për të shkruar një biografi mizore dhe shpifëse, që sugjeronte se shkrimtari legjendar ishte njeri një i varur nga opiumi dhe pijanec.

Xhon Moran e kundërshtoi atë, dhe bëri të pamundurën për të sqaruar rrethanat që kishin të bënin me vdekjen e Po. Ai tha se Po nuk ishte i dehur kur u paraqit në spital. Ka shumë teori të tjera në lidhje me vdekjen e shkrimtarit. Pra, nëse Po nuk kishte pirë shumë, atëherë çfarë e vrau?

Ne mund të mos marrim vesh kurrë, pasi nuk pati asnjë autopsi, dhe asnjë dëshmi të plotë të asaj kohe. Por ka pasur disa teori mbi fatin e tij tragjik, disa më të besueshme se të tjerat. Disa kanë spekuluar se Po vdiq nga sëmundja e tërbimit, simptomat e së cilës përputhen me sjelljen e tij delirante.

Në vitin 1996, një studiues dhe profesor në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Merilendit, dr. Majkëll Benitez, fitoi vëmendjen me këtë teori, e cila u shqyrtua në një konferencë mjekësore. I bazuar pjesërisht në rrëfimet e Moran mbi kohën e qëndrimit të Po në spital, Benitez tregoi se përçartja e Po kishte shumë luhatje, me periudha kthjelltësie midis 2 gjendjeve të pandërgjegjshme.

Moran vuri gjithashtu në dukje se Po ngurronte të pinte ujë, për të cilin Benitez tha se përputhej gjithashtu me simptomat e tërbimit. Megjithatë, Moran ishte një dëshmitar jo i besueshëm, pasi krahasimet e tregimeve të tij të ndryshme zbulojnë mjaft mospërputhje, pjesërisht pasi ai i shkroi ato shumë vite më vonë.

Një teori tjetër është se ai vdiq nga një grip që kaloi në pneumoni. Teori të tjera përfshijnë helmimin me monoksid karboni apo metalet e rënda. Dhe së fundmi është edhe teoria se ai u rrah për vdekje, edhe pse kjo e fundit tingëllon më shumë si një nga historitë e vetë Edgar Alan Po./ biography.com–Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Horoskopi i ditës, 24 tetor 2020

Publikuar

-

Nga

Horoskopi i ditës, 24 tetor 2020

Dashi

Mundohuni të jeni të duruar në dashuri, por dijeni që Hëna nuk është në favorin tuaj. Në frontin e punës, mendoni edhe për disa projekte të reja dhe interesante!

Demi

Bëni kujdes me të lindurit nën shenjën e Ujorit, është një ditë e nënshtruar për ndjenjat. Në frontin e punës, mendoni dhe merrni kohën tuaj për të bërë një zgjedhje të rëndësishme. Mos u trembni!

Binjakët

Ka ardhur koha të flisni për dashurinë me thjeshtësi. Sa i përket punës, nga fundi i muajit diçka po lëviz. Lajmet vijnë së shpejti!

Gaforrja

Mos u tregoni argumentues dhe përpiquni të flisni duke e bërë të qartë ndjenjën për dashurinë. Në frontin e biznesit, nuk është koha më e mirë për të bërë zgjedhje që marrin shumë para larg. Një kontratë ose marrëveshje mund të ketë nevojë të rishikohet.

Luani

Sot pak turbulencë në dashuri, përpiquni të jeni të durueshëm. Në frontin e biznesit, kushtojini vëmendje investimeve. Fundi i vitit do t’ju shtyjë të kurseni.

Virgjëresha

Ditë pozitive për dashurinë: një histori interesante mund të lindë papritmas. Në frontin e punës, mundësi të mira.

Peshorja

Hëna është një lajm i favorshëm, i shkëlqyeshëm për dashurinë sot. Në frontin e punës, duhet të zgjidhni disa probleme, por mos u shqetësoni: fundi i muajit do të jetë më mirë!

LEXO EDHE:  A është Bosnja një “minë me sahat”?

LEXO EDHE:  I kundërpërgjigjen Amerikës/ Japonia dhe BE-ja marrëveshje historike

Akrepi

Probleme të vogla në dashuri me ata që kanë lindur nën shenjën e Demit dhe Luanit. Në frontin e punës, ju keni ende disa pengesa për të kapërcyer, por situata e përgjithshme është pozitive.

Shigjetari

Ju keni një dëshirë të madhe për të dashuruar. Marrëdhënie interesante me të lindurit nën shenjën e Ujorit. Në frontin e punës, nëse keni bërë ndonjë kërkesë, përgjigjet vijnë me ngadalë: kjo mund t’ju bëjë shumë nervoz!

Bricjapi

Ju i keni dhënë partnerit tuaj kohë për të sqaruar, tani doni një përgjigje. Në frontin e punës, situata është interesante për ata që punojnë.

Ujori

Dita nervoze: kini kujdes nga marrëdhëniet e gjata. Në frontin e punës, nëse ka pasur përplasje në të kaluarën, sot nuk është e lehtë të bësh paqe!

Peshqit

Afërdita nga data 28 do të jetë e favorshme dhe ky është një lajm i shkëlqyeshëm për ndjenjat. Sa për punën, ka nga ata që ende dyshojnë për një projekt të ri.

LEXO TE PLOTE