LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Pogradeci “mposht” pandeminë/ I gjithë qyteti i rezervuar

1 Gusht 2020, 10:45, Sociale CNA
Foto-Pogradeci “mposht” pandeminë/ I gjithë qyteti i

Situata e pandemisë së Covid-19, ka goditur rëndë ekonominë shqiptare, ndërsa një nga sektorët më të prekur është ai i turizmit.

Megjithatë, ndryshe duket situata në Pogradec, ku nga kjo fundjavë është i gjithi i rezervuar.

Bashkia Pogradec, bën të ditur se nga kjo fundjavë janë të rezervuara 793 dhoma me 1355 shtretër në total, mbi 1000 shtretër që ofrohen nga shtëpitë me turizëm familjar.

?Super lajmi i fundjavës!

Nga të gjitha të dhënat e grumbulluara rezulton se Pogradeci nga kjo fundjavë është i gjithi i rezervuar.

-Të rezervuara 793 dhoma me 1355 shtretër në total.
-Të rezervuara mbi 1000 shtretër që ofrohen nga shtëpitë me turizëm familjar.
-Pa llogaritur këtu edhe qytetarët që kanë blerë apartamente në Pogradec.

Ka një sërë arsyesh se pse ndodh diçka e tillë. Së pari klima, freskia, liqeni të krijuara nga natyra.
Së dyti shërbimi dhe standardet e rritura këtë vit nga operatorët turistikë.
Së treti përmirësimi i vazhdueshëm që kemi arritur të realizojmë në plazhe, infrastrukturë, parqe etj. Këtë vit Pogradeci si asnjë vit më parë është më i pastër, që nga rrugët kryesore, të brendshme apo vija liqenore. Shumë më shumë aktivitete do të kishte por për shkak të pandemisë ato janë të kufizuara.

Bashkia Pogradec ju falenderon përzemërsisht që keni zgjedhur Pogradecin.?-thuhet në njoftim./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga