Connect with Us

“Festat dhe ditëlindjet, vatra të Covid-19”/ Manastirliu del me mesazhin e fortë

Shëndeti

“Festat dhe ditëlindjet, vatra të Covid-19”/ Manastirliu del me mesazhin e fortë

Publikuar

-

“Festat dhe ditëlindjet, vatra të Covid-19”/ Manastirliu del me mesazhin e fortë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka dalë me një tjetër reagim në rrjetet sociale ku i bën apel gjithë të rinjve që të bëjnë kujdes, pasi pa qellim po infektojnë prindërit dhe gjyshërit e tyre.

Manastirliu thotë se festat e ditëlindjet që organizohen nga të rinjtë po kthehen në vatra infeksioni të covid-19.

“Prej pesë muajsh epidemiologët po bëjnë një punë të madhe në terren, për të gjurmuar, hetuar, testuar rastet e dyshuara, me qëllim ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit.

Festat apo ditëlindjet po kthehen në vatra potenciale dhe si pasojë, rastet mes të rinjve janë shtuar, duke u kthyer në vektorë të përçimit të infeksionit edhe tek prindërit dhe gjyshërit e tyre.

LEXO EDHE:  Manastirliu: Asnjë rast me koronavirus, sot shpërndahen 1.2 milion maska shtesë

Të ndihmojmë sistemin shëndetësor, të ruajmë shëndetin, duke shmangur grumbullimet e çdo lloji dhe duke zbatuar 3 rregulla të thjeshta”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Mungesa e gjakut, alarmuese

Publikuar

-

Nga

Mungesa e gjakut, alarmuese

Edona, 40-vjeçare nga Prishtina, për pesë vjet me radhë, dy deri në tri herë në vit, dhuron gjak për të shpëtuar jetë. Ajo thotë se këtë veprim e bën edhe për veten e saj që të ndihet mirë.

Por, që kur ka filluar pandemia, nuk ka shkuar më në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në Prishtinë.

‘’Fatkeqësisht jo, nga frika prej pandemisë. Këtë vitin e fundit, prej janarit nuk kam dhënë asnjëherë. Në shkurt e kam pasur kohën, por nuk kam mundur të shkoj, pastaj filloi pandemia dhe prej marsit u mbyllën krejt. Por, edhe frika nga pandemia’’, thotë ajo.

Aktualisht, Qendra e Transfuzionit të Gjakut është në gjendje alarmi. Mungesa e vullnetarëve të gjakut ka bërë që tashmë të harxhohen rezervat e grumbulluara.

Në Kosovë, përmes vullnetarëve, sigurohen rreth 30 mijë doza gjak në vit. Me këto doza sigurohen rreth 90 për qind të nevojave të pacientëve për gjak, në institucione publike shëndetësore në Kosovë.

Kështu thotë për Radion Evropa e Lirë, Bukurije Zhubi, drejtoreshë e Transfuzionit të Gjakut, sipas së cilës përpos personave me COVID-19, e që kanë pasur nevojë për gjak, shumë pacientë të tjerë të aksidentuar e me sëmundje të tjera, i kanë shpenzuar dozat e gjakut.

‘’Ne kemi pasur një rezervë të madhe të gjakut, të cilën e kemi grumbullur gjatë muajit qershor kur e kemi pasur javën e dhurimit vullnetar të gjakut. Ato rezerva deri tash kanë qenë të mjaftueshme, por meqenëse numri i të sëmurëve me COVID-19 u rrit dukshëm, i kemi ndërprerë aksionet e dhurimit vullnetar të gjakut’’, thotë ajo.



Muaji i fundit kur është grumbulluar gjak, ka qenë qershori i këtij viti. Ndërkaq, nga ai muaj e deri këtë javë kur edhe është bërë thirrje te qytetarët që të dhurojnë gjak, nuk është grumbulluar rezervë.

LEXO EDHE:  Zyrtarët amerikanë japin lajmin e mirë/ Vaksina e COVID-19 do të jetë falas

LEXO EDHE:  Manastirliu në Komisionin e Shëndetësisë/ Standard europian për cilësinë e barnave

Zhubi thotë se edhe të sëmurët me COVID -19, po kanë nevojë për gjak, andaj kjo edhe ka ngritur alarmin tek institucionet që të sigurojnë doza gjaku.

”Apelojmë te të gjithë qytetarët e Kosovës që të dhurojnë gjak, pasi dhurimi në këtë kohë e bën atë person dyfish hero. Gjak marrin edhe pacientët me COVID-19. Mund të them që deri tash 70 pacientë me COVID-19 pozitivë kanë marrë gjak’’, tregon Zhubi.

Edhe Shpresa Bucolli 39-vjeçare, nga Prishtina, juriste me profesion, është dhuruese e rregullt e gjakut. Sipas saj, dhurimi i gjakut duhet të bëhet obligim moral dhe njerëzor për të gjithë.

Ajo edhe gjatë kohës së pandemisë, nuk e ka ndërprerë dhurimin vullnetar. Herën e fundit ka dhuruar në muajin qershor kur edhe ishte organizuar nga Qendra e Trasfuzionit.

‘’Unë kam dhënë në muajin qershor, atëherë kur edhe e kam pasur kohën. Unë jap gjak çdo katër muaj. Nuk jam frikësuar nga COVID-19, sepse ndihem e sigurt gjatë dhurimit të gjakut. Unë që nga shkolla e mesme dhuroj vullnetarisht gjak’’, thotë ajo.

Bazuar në të dhënat e Transfuzionit të Gjakut, numri i dhuruesve të gjakut në Kosovë është rritur nga viti në vit. Dhuruesit e gjakut janë të moshave të ndryshme dhe grupeve të ndryshme të gjakut./ REL

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Kanella ul sheqerin në gjak/ E vërtetë apo mit?

Publikuar

-

Nga

Kanella është një pemë me gjelbërim të përjetshëm që i përket familjes Lauraceae, të tilla si sassafras, kamfor dhe avokado. Historia e kanellës ka origjinë shumë të lashtë. Grekët dhe Latinët e përdorën atë si një bimë medicinale për të trajtuar problemet e tretjes, ndërsa tradita indiane Ayurvedic thotë se është e dobishme kundër artritit dhe diarresë. Kohët e fundit, megjithatë, është përhapur thashethemet se kanella gjithashtu ka aftësinë për të ulur sheqerin në gjak, domethënë nivelin e sheqernave në gjak. Por a është e vërtetë që kanella ul sheqerin në gjak? Brenda këtij artikulli ne do t’i përgjigjemi kësaj dhe pyetjeve të tjera.

A ulet sheqeri në gjak nëse konsumoni kanellë?

Po, kanella gjithashtu ka këtë përfitim, mënyra më e mirë për ta marrë do të ishte shpërndarja e kësaj erëze në ujë dhe më pas ta pini. Në këtë mënyrë ne do të ulim nivelin e sheqernave të pranishëm në gjak duke ulur edhe nivelin e glicemisë.

Doza optimale ditore është 6 gram kanellë, domethënë një lugë çaji në ditë, duke ulur ndjeshëm nivelin e sheqerit në gjak të subjekteve që vuajnë nga diabeti tip 2. Këto përfitime janë të mundshme falë një përbërësi aktiv të pranishëm në kanellë, MHCP, një përbërës i tretshëm i ujit dhe polifenolit, i cili ka efekte të ngjashme me ato të insulinës dhe aktivizon receptorët duke vepruar në sinergji me hormonin që metabolizon glukozën. Disa studime kanë zbuluar se nëse pini ujë kanellë për dy javë, ne mund të ulim nivelin e sheqerit në gjak për 20%.



Si të përgatitni ujë me kanellë

LEXO EDHE:  Fotolajm/ Trump vendos për herë të parë maskë që nga fillimi i pandemisë

LEXO EDHE:  Kanceri i gjirit/ Manastirliu: Mamografia e detyrueshme, ka rritje të diagnostifikimit të hershëm

Mund të jetë shumë e dobishme të përgatisni pak ujë dhe kanellë në shtëpi, në mënyrë që ta keni gjithmonë këtë ilaç efektiv natyral për uljen e sheqerit në gjak. Për ta bërë këtë, gjithçka që duhet të bëjmë është të ziejmë 250 ml ujë dhe derdhni atë në një filxhan që përmban një shkop kanellë. Do të na duhet të lëmë kanellën për rreth 10 minuta, duke e mbuluar gotën, në mënyrë që aroma e erëzës të mos avullojë. Pas kësaj do të duhet të filtrojmë pijen për të hequr copat e shkopit të kanellës. Ata që nuk e pëlqejnë aromën e kanellës mund ta ëmbëlsojnë pijen me sheqer kallamishte ose pak mjaltë. Ose mund të aromatizohet duke shtuar një fetë limoni ose portokalli. Nëse preferoni ta pini atë të ftohtë, mund të shtoni gjysmë lugë çaji kanellë terren në një shishe 0.

Përfitimet e kanellës

Përveç uljes së sheqerit në gjak, kanella ka edhe përfitime të tjera për trupin. Për shembull, lufton kapsllëkun, përmirëson qarkullimin, ndihmon kundër dhimbjeve të nyjeve. Kanella mund të ndihmojë në luftimin e venave me variçe dhe është një stimulues i shkëlqyer i trurit që forcon kujtesën dhe aftësinë për t’u përqendruar. Uji i kanellës stimulon ndjenjën e ngopjes duke ndihmuar dietat të hanë më pak. Uji i kanellës ndihmon zorrët duke kundërshtuar formimin e gazit dhe duke parandaluar blozën dhe meteorizmin. Më në fund, uji i kanellës është një energjitik i shkëlqyeshëm dhe mund të përdoret si pije energjetike për ata që vuajnë nga lodhja kronike dhe rraskapitja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Vetëm një viktimë në 24 orë/ Ja sa persona janë konfirmuar pozitivë me koronavirus

Publikuar

-

Nga

Vetëm një viktimë në 24 orë/ Ja sa persona janë konfirmuar pozitivë me koronavirus

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar si pozitive 135 raste të reja.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 586 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 135 persona janë konfirmuar të prekur nga Covid 19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 113 raste në Tiranë, 11 në Durrës, nga 2 raste në Kukës, Vorë, nga 1 rast në Shkodër, Krujë, Has, Kavajë, Vlorë, Tropojë, Kamëz.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 72 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3227, që nga fillimi i epidemisë.

Ndërkohë rreth 1600 mjekë familjeje në të gjithë vendin po ndjekin personat aktivë me Covid19 në që janë në banesë.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 122 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 20 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.

Një punë e madhe po bëhet në dy spitalet, Covid 1 dhe Covid 2, ku përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

Fatkeqësisht, edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen një 58 vjeçar nga Tirana.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit.

LEXO EDHE:  Fotolajm/ Trump vendos për herë të parë maskë që nga fillimi i pandemisë

LEXO EDHE:  Shifra tronditës në Francë/ 1427 viktima në 48 orë, mbi 100 mijë të infektuar

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rikujton qytetarët se:



Vendosja e maskës në ambientet e mbyllura është e detyrueshme. Moszbatimi i kësaj mase është e dënueshme sipas aktit normativ në fuqi. Çdo barrierë mbrojtëse, e bërë edhe në kushte shtëpie, ndihmon në kufizimin e përhapjes së infeksionit.

Maska prej tekstili duhet të mbulojë plotësisht hundën dhe gojën gjatë gjithë kohës.

I bëjmë thirrje qytetarëve të prekur nga Covid19 të respektojnë vetëizolimin, në mënyrë që të mos bëhen burim për përhapjen e infeksionit.

Në rast se dyshoni se jeni i prekur apo keni patur kontakte me persona të prekur, duhet te izoloheni. Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

 COVID-19 – Statistika (7 Gusht 2020)

Testime totale 44881
Raste pozitive 6151
Raste të shëruara 3227
Raste Aktive 2735
Humbje jete 189 (Qarku Tiranë 91, Shkodër 31, Durrës 28, Fier 10, Elbasan 7, Lezhë 5, Kukës 5, Korçë 5, Vlorë 4, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1558
Durrës 348
Shkodër 231
Vlorë 98
Fier 90
Kukës 94
Korçë 85
Lezhë 80
Elbasan 45
Berat 44
Dibër 33
Gjirokastër 29/ CNA.al

LEXO TE PLOTE