Connect with Us

Familja Rama mesazh miqve/ Na mirëkuptoni për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve

Lajme

Familja Rama mesazh miqve/ Na mirëkuptoni për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve

Publikuar

-

Aneta Rama, nëna e kryeministrit Edi Rama ka ndërruar jetë sot në moshën 82-vjeçare.

Ndërkohë, familja Rama referuar situatës nga COVID-i u ka kërkuar mirëkuptim të gjithëve për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve e të ceremonisë së përcjelljes së nënës së tyre në banesën e fundit në kushtet e detyrimit për të respektuar rregullat e mbrojtjes së shëndetit.

“Përulësisht u lutemi familjarisht mirëkuptim të gjithë të afërmve e miqve të mirë, për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve e të ceremonisë së përcjelljes së nënës sonë në banesën e fundit, në kushtet e detyrimit për të respektuar rregullat e mbrojtjes së shëndetit të gjithësecilit.

LEXO EDHE:  Ministri holandez mesazh të fortë në Tiranë/Duhet dialog për zgjidhjen e ngërçit

I falenderojmë të gjithë për mesazhet prekëse që vazhdojnë ta na vijnë për humbjen e nënës sonë të shtrenjtë dhe e vlerësojmë shumë respektin e mirëkuptimin e kujtdo që do të donte të ishte edhe fizikisht pranë nesh në këtë ditë të vështirë. Edi dhe Olsi Rama” mbyllet mesazhi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Pse Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu) nuk është koleg i gazetarëve

Publikuar

-

Nga

Pse Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu) nuk është koleg i gazetarëve

Të kesh gazetarë të punësuar, dhe t’i përdorësh ata për të shpëtuar lëkurën pasi je marrë me trafik droge, nuk je kolegu i gazetarëve, por turpësisht personi që përdor median dhe kërkon të fshihesh për krimet që ke bërë.

Edhe ata që shpresojnë se duke të mbrojtur se je pronar mediatik dhe opozitar, nuk kanë shpresë. Trafikanti i drogës është trafikant droge, nuk mund të jetë koleg i gazetarëve. Tek “Ora News” punojnë disa dhjetra me dinjitet dhe profesionistë, siç ka dhe palaço apo idiotë që paguhen vetëm se bëjnë hije. Sërish as me ata nuk je dot koleg.

Edhe qytetarët apo opozitarët që përpiqen duke mbrojtur një trafikant droge me argumentin se gazetarët s’duhet të sulmojnë njëri-tjetrin. Nuk ka asnjë sulm. Ka thjesht zbardhje të të vërtetave për një trafikant droge që faktet i jep SPAK dhe Interpoli.

Më në fund pas shumë vitesh u zbulua se Ylli Ndroqi është trafikanti Xhemail Pasmaçiu, fakt që fshihej prej tij. Ishte kaq kurajoz në zhdukjen e gjurmëve sa padiste gazetarët që i thoshin se ishte Xhemail Pasmaçiu i arrestuar për drogë.

Ka dhjetra gjyqe që i hapte duke qenë pronar TV-je dhe gjyqtarët e kishin frikë, por sot Xhemail Pasmaçiun e vërtetë nuk e konsideron më askush. Përpiqet të viktimizohet, përpiqet të shpallet koleg i gazetarëve, por në fakt kolegët e tij janë ata që janë arrestuar për drogë, por edhe të akuzuar për terrorizëm. Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu) nuk është kolegu i gazetarëve, por dikush që në 30 vitet e tranzicionit kaloi nga historitë me nuska te droga.

LEXO EDHE:  Ministri holandez mesazh të fortë në Tiranë/Duhet dialog për zgjidhjen e ngërçit

LEXO EDHE:  “Kanë mbërritur të sëmurët e rinj”/ Tritan Kalo apel të fortë qytetarëve, mesazhi për politikën

Së fundi zgjodhi që të delironte si pronar mediash e koleg gazetarësh. Në fakt është thjesht dhe vetëm një person nën procedim nga SPAK si trafikant droge. Ata që duan ta mbrojnë, thjesht dhe vetëm bëjnë avokatinë e një trafikanti droge. Kushdo zgjedh rolin e tij, të jetë gazetar apo edhe me trafikantët e drogës që kanë shokë dhe ushtarë besnikë. Quhen pjesë e mafies.

Ka që zgjedhin të jenë gazetarë, ka që zgjedhin të jenë edhe përdorues edhe ushtarë të trafikantëve të drogës. Nën efektet e mallit mund t’i quajnë edhe trafikantët kolegë. Çfarë s’ka bërë vaki! /CNA.al

Foto-fakt – Analfabetizmi i Ylli Ndroqit/ Trafikanti pronar mediash nuk di të shkruajë

Reagon Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu)/ Unë e bëra kryemistër Ramën e kryetar bashkie Veliajn

Foto-fakt/ Ylli Ndroqi për të fshehur Pasmaçiun, zhduku mbiemrat e prindërve edhe nga varret?!



Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu ) trafikant droge apo zëri i qytetarëve?

Koha që Ora-News të publikojë dosjen e drogës të trafikantit Xhemail Pasmaçiu

Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu ) trafikant droge apo zëri i qytetarëve?

Dosja e SPAK/ Si i vuri pasuritë Ylli Ndroqi?

Ora News të publikojë dosjen Pasmaçiu/ Trafikanti me ushtri gazetarësh

LEXO TE PLOTE

Lajme

Dalin kaçurrelat e deputetit Kostaq Papa/ Mungojnë femrat që pinin uiski

Publikuar

-

Nga

Dalin kaçurrelat e deputetit Kostaq Papa/ Mungojnë femrat që pinin uiski

Deputeti Kostaq Papa, i cili do të mbahet mend gjatë për një fjalim brilant në parlament, teksa krenohej për rininë e tij me kaçurrela dhe femrat që kënaqeshin duke pirë uiski, ka plotësuar një dëshirë të madhe të publikut.
Megjithë hulumtumet mediatike, për gjetur portretin e Papës në rini, është deputeti vetë ai që e shuan kureshtjen. Në rrjetet sociale, Papa ka hedhur disa foto nga viti 1984 deri në 1992, foto të cilat CNA.al i publikon si më poshtë bashkë me shpjegimin e tij.
“Për ata që duan të shohin foto me kaçurela po ua plotësojmë dëshirën! Foto të viteve 1984 në Sarandë, Korçë, Voskopojë,1985 Memaliaj e Korçë,1986Korçë dhe foto si Emigrant në Athinë më 1991 e 1992. Do pasojnë dhe foto të tjera për të hequr kureshtjen!”, shkruan Papa. /CNA.al

LEXO EDHE:  “Kanë mbërritur të sëmurët e rinj”/ Tritan Kalo apel të fortë qytetarëve, mesazhi për politikën

LEXO EDHE:  “Drita u shua përgjithmonë...”/ Mesazhi i ndjerë i Berishës për Maksim Cikulin

 



 

 

LEXO TE PLOTE

Lajme

E pabesueshme/ Xhemail Pasmaçiu ka qenë djalë i mirë, por u bë trafikant (Dokumenti i shkollës )

Publikuar

-

Nga

E pabesueshme/ Xhemail Pasmaçiu ka qenë djalë i mirë, por u bë trafikant (Dokumenti i shkollës )

Ai është një biznesmen i madh, ka prona dhe media. Ne opinion publik njihet si zë i fortë opozitar. Ka shkëlqyer që i vogël, ka qenë djalë i urtë, por jo inteligjent.

Që në fillore ka shkëlqyer kur ngeli për vjeshtë në gjuhë që në klasën e dytë. Është njeriu që shkëlqen sot në median shqiptare, është skalioni i opozitës, është njeriu që po sulmohet ashpër nga qeveria dhe lali Eri. Ambasada amerikane e ka shumë shumë xhan.

Ai quhet Ylli Ndroqi, por kur ishte në fillore quhej Xhemail Pasmaçiu, megjithse diku në rregjistëer e ka dhe Ismail. Ka qenë fëmijë i urtë, nuk ishte inteligjent por aman më vonë u bë njësh mbi njësha. I pëlqente të luante me nuska por me vonë nga talenti i madh u mor me trafik droge në Turqi dhe Itali. Këto janë akuza që sjell SPAK dhe konfirmon Interpoli, por me shumë gjasa ata gaboojnë.



LEXO EDHE:  Bashkimi Europian i jep 100 milion euro Shqipërisë/ Ursula Von der Leyen mesazhe të forta

Kurrësesi Xhemaili i vogël nga Zbarqja e Ndroqit nuk mund të jetë ai që thonë dynjaja. Gjuhën shqipe s’e ka pasur qejf, por kjo s’do të thotë që s’ka qenë djalë i urtë dhe më pas ashtu si Bill Gates, shpërtheu talentin e tij të lindur në fushën e medias, ku konsultohet gjerësisht nga disa shkencëtarë dhe filozofë që populli nuk i kupton. Vetëm Xhemaili i vogël, sot Ylli madh është i nivelit të tyre.

LEXO EDHE:  Bashkimi Europian i jep 100 milion euro Shqipërisë/ Ursula Von der Leyen mesazhe të forta

I shkëlqyer, megjithëse me pesë të pathyer që në fillore. Por kjo s’do kishte rëndësi për Yllin që shkëlqeu si një star i vërtetë dhe ja kaloi edhe Berluskonit në fushën e medias./CNA.al

LEXO TE PLOTE