Connect with Us

Enea Mihaj dhe Ergys Kaçe do largohen nga Greqia, ja ku do transferohen

Kombëtare

Enea Mihaj dhe Ergys Kaçe do largohen nga Greqia, ja ku do transferohen

Publikuar

-

Enea Mihaj dhe Ergys Kaçe pritet të kenë një destinacion të përbashkët: Gjermaninë. Për qendërmbrojtësin, pritet që të ketë skuadra nga Bundesliga gjermane që do të arrijnë të sigurojnë shërbimet e tij

Edhe për mesfushorin kuqezi, Gjermania shihet si mundësi, por në Bundesligën 2. Vetë menaxheri ka bërë me dije se ka interesime konkrete dhe po studion mundësitë.

“Kemi pasur bisedime konkrete dhe po e shohim si mundësi reale që Kaçe të vendoset fillimisht në Bundesligën Dy. Si një hap i parë për t’u ambientuar, përpara se të bëjë kalimin në Bundesligë”, është shprehur Kagioulis, menaxheri i Kaçes.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Debutoi ne Juventusin, Xhakomo Vrioni rrëfen emocionet e përjetuara

Publikuar

-

Nga

Juventusin një javë më parë, në sfidën e fundit në kampionat. Shqiptari zëvendësoi Higuainin në minutën e 79 në ndeshjen kundër Romës. Për Vrionin ky ishte edhe një rekord, pasi bëhet lojtari i parë që luan brenda një sezoni në tre kategori, Seria A, Seria B dhe Seria C. Talenti shqiptar ka dhënë një intervistë për federatën shqiptare të futbollit, ku tregon si i hodhi hapat në futboll, mbështetjen dhe thirrja me Kombëtaren.

Si lindi dëshira dhe pasioni yt për futbollin?

– Që në moshë fare të vogël e kam pasur gjithmonë këtë pasion, i transmetuar tek unë nga im atë. Kam filluar duke luajtur me shokët e mi në rrugë, më pas erdhi shkolla e parë e futbollit dhe për të vazhduar me ekipet e moshave në Matelica, skuadër e qytetit tim, ku aktualisht luan edhe vëllai im. Me kalimin e kohës pasioni është transformuar në një punë të bukur.

Cili ishte njeriu i parë që të afroi me këtë sport dhe besoi te ti?

– Sigurisht që figura më e rëndësishme për mua ka qenë ajo e babait tim: ai më ka qëndruar gjithmonë pranë qysh në fillimet e mia, kur më shoqëronte në seancat stërvitore, por edhe një mbështetje e vazhdueshme në rrugëtimin tim. Shikon gjithmonë ndeshjet e mia nga ekrani i televizorit dhe më mbështet në mënyrë të përditshme.

Si është marrëdhënia juaj me grupin dhe trajnerin në Kombëtare?

– Më duhet të them që jam pritur menjëherë shumë mirë nga shokët e skuadrës në ekipin Kombëtar dhe jam shumë i kënaqur për këtë. Kam marrëdhënie shumë të mira me të gjithë, bëhet fjalë për një grup shumë të bashkuar. Kam pasur mundësi të njihem me trajnerin Reja, dëgjohemi shpesh në telefon. Është një trajner ekspert dhe beson tek unë.

Si e përjetove momentin kur more ftesën e parë nga Kombëtarja dhe debutimin me ngjyrat kuqezi?

– Grumbullimi im i parë në skuadrën Kombëtare A ka qenë për mua pa asnjë diskutim një motiv i madh krenarie, kurorëzimi i një rrugëtimi që kishte filluar me përfaqësuesen U-21 të Shqipërisë, me të cilën kisha shënuar gol edhe në debutim. Kam pasur fatin të debutoj me skuadrën e parë në ndeshjen e Ligës së Kombeve në Izrael, një moment që do ta kujtoj përgjithmonë.



I rishikon ndeshjet e tua pasi luan? Dhe nëse po, çfarë i thua vetes?

– Ndonjëherë ndodh që i rishikoj ndeshjet. Jam shumë autokritik, kërkoj shumë nga vetja dhe kërkoj të evidentoj me kujdes aspektet në të cilat mund të përmirësohem, në mënyrë që të rritem si lojtar.

Pak ditë më parë erdhi debutimi me Juventusin në ndeshjen ndaj Romës. Çfarë përjetove në ato çaste? Çfarë mendove teksa hyre në fushën e lojës?

– Ka qenë një emocion i papërshkrueshëm, kurorëzimi i një ëndrre. Kur më kanë thirrur për të hyrë në fushë nuk po përmbahesha nga emocionet dhe kisha një buzëqeshje të stampuar në fytyrë. Sapo zbrita në fushën e lojës, ndërkohë, kam menduar të bëj më të mirën për të ndihmuar skuadrën.

Cila është sakrifica më e madhe që ke bërë për futbollin?

– Të largohesh nga qyteti ku je rritur në moshë të vogël nuk është aspak e lehtë. Më mungon afeksioni i njerëzve, duke filluar nga familja, por edhe miqtë e mi. Për fatin e mirë ndonjëherë prindërit e mi vijnë të më takojnë dhe në përgjithësi mundohen gjithmonë që të mos na rëndojë largësia, duke përdorur telefonatat ose video-telefonatat.

Çfarë synimi ke për të ardhmen?

– Objektivi është ai për të shkuar sa më larg të jetë e mundur nëpërmjet punës së përditshme, si në nivel klubi ashtu edhe me fanellën e skuadrës Kombëtare. Për mua është një nder të luaj me Juventusin dhe të përfaqësoj Shqipërinë dhe do të bëj gjithçka është e mundur për të shpërblyer besimin e atyre njerëzve, të cilët më kanë mbështetur.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Jahmir Hyka zbulon të ardhmen: Jam pranë transferimit në…

Publikuar

-

Nga

Jahmir Hyka ka provuar të luajë në disa kontinente dhe rrugëtimi i tij jashtë atdheut duket se nuk ka përfunduar ende. 31-vjeçari është lojtar i lirë dhe Tirana ëndërron rikthimin e tij në kryeqytet. Megjithatë, Hyka vendos ta shtyjë këtë kalim, pasi për Super Sport tregon se është pranë transferimit në Zvicër.

“Kam patur bisedime edhe në vendin tonë, megjithatë po shoh për jashtë vendit. Kam patur bisedime në Zvicër, Kam patur negociata me një klub, që nuk mund ta përmend, por shumë shpejt do merret vesh nëse do kryhet. Kampionati shqiptar mbetet si opsion, por po shoh për jashtë vendit.



Së pari desha ta uroj Tiranën për titullin sepse u bë kohë e gjatë që nuk e fitonte. Unë e kam thënë gjithmonë që jam tifoz i Tiranës dhe do e vesh sërish fanellën e Tiranës, por do të shohim se kur do të ndodhë, gjithçka është e hapur dhe të shohim në të ardhmen”, u shpreh mesfushori nga Sauku.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Tashmë është zyrtare, talenti nga Tropoja i bashkohet Kosovës

Publikuar

-

Nga

E ardhmja e Edi Sylisufaj është Kosova. Futbollisti 20 vjeçar nga Tropoja aktivizohet te Falkenberg në Suedi dhe duket majft i talentuar. Ai ka shënuar 5 gola në 10 ndeshje, sinjal i qartë ky se gjërat janë në drejtimin e duhur. Federata e Futbollit të Kosovës ka konfirmuar se Sylisufaj do jetë pjesë e 21-vjeçarëve dardan, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Kombëtarja e Kosovës së shpejti do të ketë në radhët e saj një tjetër supertalent. Bëhet fjalë për sulmuesin e skuadrës suedeze, Falkenbergs, Edi Sylisufaj, i cili tashmë ka vendosur ta veshë fanellën dardane.20-vjeçari i lindur në Suedi është duke shkëlqyer në fanellën e Falkenbergs në këtë edicion, ku ka shënuar 5 gola prej se ka nisur elita e futbollit suedez në muajin qershor. Ai më parë ka qenë edhe pjesë e Kombëtares U17 të Suedisë, derisa vlerësohet si njëri nga futbollistët më të talentuar.



FFK tashmë ka filluar procedurat rreth rregullimit të dokumenteve të nevojshme për lojtarin dhe nëse gjithçka kryhet me kohë, atëherë ai do të mund të paraqitet në fanellën dardane qysh në shtator në ndeshjen kundër Anglisë U21 në Prishtinë, teksa shumë shpejt mund ta shohim edhe në fanellën e Kombëtares A, ngase bëhet fjalë për një sulmues tejet të spikatur” – shkruan FFK.

LEXO TE PLOTE