Connect with Us

E rëndë në Tiranë/ I riu vetëhidhet nga kati i shtatë i pallatit

Kronika

E rëndë në Tiranë/ I riu vetëhidhet nga kati i shtatë i pallatit

Publikuar

-

E rëndë në Tiranë/ I riu vëtëhidhet nga kati i shtatë i pallatit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e “Astirit” në Tiranë.

Mësohet se një 30-vjeçar ka rënë nga kati i 7 i një pallati. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet O.H., i cili dyshohet se është vetëhedhur.

Ndërkohë grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 01.08.2020, rreth orës 20:15, në Unazë të Re, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia shtetasi O.H., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  Lajmi në RAI3 për 12-fishimin e kanabisit në Shqipëri/ Reagon Policia e Shtetit

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”/CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shkoi për të vjedhur dhe u rrëzua nga ndërtesa/ Ndërron jetë shqiptari në Itali

Publikuar

-

Nga

Shkoi për të vjedhur dhe u rrëzua nga ndërtesa/ Ndërron jetë shqiptari në Itali

Një 30 vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë pasi u rrëzua nga një ndërtesë në Santhià (Vercelli), ku kishte shkuar për të vjedhur një apartament.

Së bashku me një person tjetër, ai hyri në një banesë të vjedhë por ishte frikësuar nga zhurmat që vinin nga shtëpia.

Pronarët e banesës kishin shkuar me pushime, ndërsa autoritetet u njoftuan nga komshinjtë. Karabinierët shkuan menjëherë në vendngjarje dhe gjetën shqiptarin që kishte rënë nga 30 metra lartësi.



LEXO EDHE:  Foto-Aksioni i IKMT paralizon qarkullimin/ Lëndohen disa banorë dhe policë, shoqërohen 10 persona

Mediat italiane raportojnë se viktima, emri i të cilit ende nuk bëhet me dije, ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme gjatë transportit për në spital.

LEXO EDHE:  Arrestohen 4 punonjës policie

Ndërkohë, bashkëpunëtori i tij zbriti me anë të një tubi dhe shpëtoi nga duart e policisë së shtetit fqinj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Nëna nuk kërkoi urdhër mbrojtjeje/ Olsi Çekiçi nuk u denoncua asnjëherë për dhunën sistematike

Publikuar

-

Nga

Nëna nuk kërkoi urdhër mbrojtjeje/ Olsi Çekiçi nuk u denoncua asnjëherë për dhunën sistematike

Olsi Çekiçi, 44-vjeçari që theri nënën me thikë, nuk është denoncuar asnjëherë nga familjarët për dhunën sistematike që ka ushtruar.

Kjo gjë është konfirmuar edhe nga zyra e shtypit të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë duke bërë të ditur nga njëra anë se ky person është evidentuar nga strukturat e policisë si njeri i dhunshëm.

Firdes Çekiçi

Por nga ana tjetër, nuk ka patur asnjë denoncim të mundshëm nga familjarët për dhunë ndaj tyre.



LEXO EDHE:  Arrestohen 4 punonjës policie

Nëna e tij në asnjë rast nuk ka kërkuar urdhër mbrojtjeje të menjëhershëm nga ana e  policisë.

LEXO EDHE:  I riu letër përlotëse Edi Ramës/Bëj shtet, shokut tim 15 vjeçar i vranë babanë përpara syve!

Firdes Çekiçi u vra në moshën 70-vjeçare nga djali i saj, Olsi. Ky i fundit është me problem mendore. Ai i preu nënës kokën me thikë dhe më pas ja vari tek porta e shtëpisë. E gjithë lagjja është e tronditur nga kjo ngjarje. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zjarr në Ksamil/ Përfshihet nga flakët ullishtja

Publikuar

-

Nga

Zjarr në Ksamil/ Përfshihet nga flakët ullishtja

Një ullishte është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në Ksamil.

Mësohet se flakët janë përhapur me shpejtësi në ullishten në një zonë të pandërtuar në hyrje të Ksamilit.



Nga informacionet paraprake, nuk bëhet me dije për shkaqet e zjarrit, ndonëse dyshohet të jetë I qëllimshëm.

Ndërkohë, policia dhe forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes për të vënë nën kontroll flakët dhe për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE