Connect with Us

E bujshme/ Një tjetër futbollist shqiptar transferohet në Kroaci, futbollisti i Kukësit firmos me…

Sport

E bujshme/ Një tjetër futbollist shqiptar transferohet në Kroaci, futbollisti i Kukësit firmos me…

Publikuar

-

Qendërmbrojtësi i Kukësit Bruno Lulaj do të vazhdojë karrierën në Kroaci me skuadrën e Lokomotivës së Zagrebit. “Panorama Sport” mëson se palët kanë arritur akordin mes tyre dhe mbetet vetëm zyrtarizimi për t’u kryer.

Nënkampionët e Shqipërisë do të përfitojnë nga ky operacion 250 mijë euro duke arritur të mbushin arkën e klubit.

Lokomotiva e Zagrebit është skuadra e parë e huaj me të cilën Lulaj do të luaj në karrierën si lojtar profesionist. Ai ka qenë pjesë e Skënderbeut për periudhën 2014-2019 ndërsa është huazuar dy herë te Laçi. Sezonin e fundit ishte pjesë e Kukësit.

Në karrierë Lulaj ka fituar 2 kampionate dhe një Kupë të të Shqipërisë me Skënderbeun.

Lokomotiva e Zagrebit është kthyer në “tokën e premtuar” të futbollistëve shqiptarë. Kujtojmë që me ta pritet të bashkohet dhe mesfushori i Teutës Sherif Kallaku.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Liga e Europës/ Kualifikohen Sevija dhe Shakhtar Donjetsk, Inter dhe Junajtid mësojnë kundërshtarët në gjysmëfinale (VIDEO)

Publikuar

-

Nga

U luajtën ditën e sotme 2 sfidat e vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Europës, ku u përcaktuan edhe 2 skuadrat që do të përballen me Interin dhe Mançesterin në gjysmënfinale.

Shakhtar Donjetsk, mposhti me rezultatin 4-1 Bazelin e Taulant Xhakës, në një sfidë të dominuar totalisht nga skuadra ukrainase.

Vlen të theksohet se mesfushori i Kombëtares, la fushën e lojës i dëmtuar në minutën e 60-të. Ndërkohë në sfidën tjetër, Sevija eliminoi Uolvesin, me rezultatin 0-1, falë golit të Okampos, duke kaluar më tej. Inter-Shakhtar Donjetsk dhe Mançester Junajtid – Sevija do të jenë 2 sfidat gjysmëfinale të Ligës së Europës.

REZULTATET LIVE: 

SHAKHTAR DONJETSK – BAZEL 4-1

Moraesh 2′, Taison 22′ , Alan Patrik 75′ (p), Dodo 88; / Van Volfsvinkel 90+2 



UOLVES – SEVIJA 0-1

Okampos 88′

 

 

LEXO TE PLOTE

Sport

Situatë kaotike në Superligën Shqiptare, vetëm 50 % e klubeve të licencuara

Publikuar

-

Nga

Gjendja në të cilën ndodhet futbolli në Shqipëri është përtej alarmantes. Bëhet fjalë për një situatë kaotike dhe me klube që janë thuajse të falimentuara.

Kjo për vetë pamjaftueshmërinë financiare për të garantuar bilance pozitive. Kuptohet, jo në masën 100%. E për ta vërtetuar këtë mjafton fakti që në sezonin që sapo u mbyll, vetëm pesë skuadra ishin të licencuara për të marrë pjesë në kompeticionet europiane: Tirana, Kukësi, Laçi, Teuta dhe Partizani.



Pra, vetëm 50% e asaj që konsiderohet elita e futbollit shqiptar garanton vijueshmëri në garat europiane, dhe për rrjedhojë, bilance të pranueshme. E ndërsa as në ajkën e zgjedhur të futbollit nuk është minimizuar kjo problematikë, në ligat më poshtë alarmi është drastik.

LEXO TE PLOTE

Sport

Befason e dashura e Joao Felix, i publikon foton intime yllit portugez

Publikuar

-

Nga

Atletico Madrid, pasi ka arkivuar La Ligën, po përgatitet të përballet me Leipzig në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. Disa ditë para ndeshjes kundër gjermanëve ( planifikuar për ditën e enjte) sulmuesi portugez Joao Felix ishte protagonist i një episodi më tepër kurioz.

Ish Benfica ishte duke pushuar me të mbathura kur e dashura e tij Margarida Corceiro i bëri një foto dhe më pas imazhin e postoi në Instagram. Por në foton e publikuar nga e dashura e tij shihej shumë më tepër.



Fotoja menjëherë u shpërnda në rrjet duke shkaktuar komente të shumta. Me të vënë re gafën Margarida e fshiu foton, një veprim i vonshëm pasi fotoja bëri xhiron në rrjet.

 

LEXO TE PLOTE