Connect with Us

COVID-19/ Mbi 17.6 milionë të infektuar në të gjithë botën

Bota

COVID-19/ Mbi 17.6 milionë të infektuar në të gjithë botën

Publikuar

-

COVID-19/ Mbi 17.6 milionë të infektuar në të gjithë botën

Në të gjithë botën numri i personave të prekur nga COVID-19 ka arritur në më shumë se 17.6 milionë sipas statistikave të universitetit Johns Hopkins.

SHBA vazhdon të udhëheqë me më shumë se 4.5 milionë të infektuar, ndjekur nga Brazili me 2.6 milionë raste dhe India me rreth 1.7 milionë prej fillimit të pandemisë. Meksika ka zëvendësuar Britaninë duke u renditur e treta në botë për nga numri i vdekjeve nga COVID-19. Në Meksikë kanë humbur jetën mbi 46 mijë vetë. SHBA vazhdon të udhëheqë në nivel botëror për nga numri i vdekjeve si pasojë e virusit, me më shumë se 153 mijë raste.

Media ruse njoftoi se Moska po përgatitet të nisë një fushatë vaksinimi masiv kundër koronavirusit në shtator ose tetor. Njoftimet i referohen burime sipas të cilave vaksina është zhvilluar në një institucion kërkimor shtetëror. Ndërkohë në një kamp veror në shtetin amerikan të Xhorxhas, u regjistrua një përhapje e gjerë e koronavirusit, një zhvillim që shërben si paralajmërim lidhur me debatin nëse duhet apo jo të hapen shkollat.

LEXO EDHE:  Sa zgjat imuniteti ndaj Covid-19?

Sipas një studimi të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kampi kishte ndjekur udhëzimet që kishte dhënë agjencia, por nuk u kërkonte fëmijëve të mbanin maska. Nga rezultatet e testeve për vetëm 344 nga 597 të atyre që ishin në kamp, 76 për qind e tyre rezultuan të ishin infektuar. Shkalla e infektimit mund të jete më e lartë nisur nga fakti se Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve nuk i testuan të gjithë fëmijët që ishin në kamp./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Marrëdhënie të lëkundura në Kosovë/ Përplasje brenda koalicionit qeverisës

Publikuar

-

Nga

Marrëdhënie të lëkundura në Kosovë/ Përplasje brenda koalicionit qeverisës

Marrëdhëniet ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës në Kosovë u dukën të lëkundura që pas rifillimit të bisedimeve me Serbinë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka shprehur pakënaqësi me kryeministrin Avdullah Hoti për shkak të mënyrës së udhëheqjes së bisedimeve dhe lënien anash të anëtarëve të saj në këtë proces.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, njëherësh sekretar i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës thotë për Zërin e Amerikës se koalicioni qeverisës nuk ka probleme të funksionimit por pakënaqësitë lidhen me një pozicion siç thotë parimor dhe politik rreth bisedimeve.

“Dhe e dyta kemi kërkuar dhe kërkojmë diçka që është në programin tonë qeverisës përfshirjen e SHBA-së në këtë proces për shkak se pa involvimin, lidershipin e drejtpërdrejt të SHBA-së dialogu nuk do të ketë sukses sikurse nuk ka me dekada sukses në dialogun që ka ndodh. Pra nga vjen kjo, kjo vjen nga përvoja jonë në qeverisjen Haradinaj në veçanti me dialogun që e ka menaxhu zonja Mogherini kur çështjet si territori, shkëmbimi dhe temat tjera nuk kanë qenë saktësisht të artikuluara kundër nga Bashkimi Evropian, këto rrethana, këto dy pika janë edhe pika programore të cilat duhet të respektohet dhe do të respektohen”, tha zoti Tahiri.

Ai thotë se kjo mënyrë e bisedimeve me Serbinë po e vendos Kosovën në një pozicion jo të favorshëm dhe kjo është vërejtur edhe në takimin e fundit ndërmjet kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç.

“Andaj edhe me kryeministrin Hoti kemi biseduar edhe komunikimi që është me ekipin e dialogut ka të bëjë me një temë, të ulemi, të krijojmë një marrëveshje, një marrëveshje për njohje reciproke, një marrëveshje finale dhe të mos hyjmë në një proces të mundësive për fotografi, të takime që pastaj i përdorë presidenti Vuçiç me inskenimet e tij në dëmtim të imazhit të Kosovës dhe vet kryeministrit Hoti sikurse që e bëri në takimin e fundit”, tha ai.

Zëri i Amerikës ka kontaktuar edhe zyrtarë të Lidhjes Demokratike për të komentuar raportet e fundit ndërmjet koalicionit qeverisës, por deri në përgatitjen e këtij materiali ishin paqasshëm.



Zyrtarë të kësaj të fundit kanë paralajmëruar takime me zyrtarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për të sqaruar kritikat ndaj kryeministrit Hoti.

Analisti Arton Demhasaj thotë se rifillimi i bisedimeve në Bruksel dhe emërimi i Skender Hysenit si bashkërendues i Kosovës për procesin e bisedimeve ka çuar në përçarje ndërmjet partnerëve të koaliciniot. Ai thotë se janë dy skenarë që mund të ndodhin aktualisht.

LEXO EDHE:  Manastirliu sërish apel qytetarëve/ “Na nevojitet bashkëpunimi juaj”

LEXO EDHE:  “Qytetarët u relaksuan pas hapjes”/ Manastirliu: Shifrat kanë kapërcyer pak pritshmërinë tonë

“Skenari i parë është që duke marr parasysh që qeveria Hoti ka pak numra dhe nuk po ka mundësi të shtyj politika të caktuara tutje për shkak se koalicioni është shumë i brishtë dhe nuk i kanë votat e mjaftueshme mund të lind nevoja dhe me gjasë edhe mund të futet edhe Partia Demokratike në një koalicion ku mund ta shohim një koalicion të gjitha partive politike përjashto Vetëvendosjen, kjo edhe për arsye se eventualisht arrihet një marrëveshje finale në mes të Serbisë dhe Kosovës që më pas një mundësi një shumicë të mjaftueshme parlamentare për të ratifikuar atë marrëveshje që e dimë që duhet 80 vota në Kuvendin e Kosovës, ndërsa skenari i dytë i mundshëm që poashtu ka gjasa me ndodh është që të shkohet drejt asaj që LDK ta në një mënyrë ta evitoj nga koalicioni AAK-në dhe Nismës Socialdemokrate dhe ta përshijë PDK-në në një koalicion pra ta shohim një qeveri tjetër LDK-PDK ku AAK dhe NSIMA do të mund mbetëshin jashtë si parti opozitare”, tha ai.

Zoti Demahasaj thotë se megjithatë këto skenarë do të varen nga pozita e presidentit të vendit.

“Problemi qëndron tek pozita e presidentit qoftë nga Partia Demokratike që mund ta synojë një pozitë të tillë, ta mbaj ose edhe tek Alenaca për Ardhmërinë e Kosovës e cila mund të synojë ta marr këtë pozitë të lartë shtetërore. Pra krejt ajo se çfarë do të ndodh, a do të futet Partia Demokratike në koalicion apo do të hynë vetëm Partia Demokratike dhe të del Aleanca dhe Nisma mbetet tek çështja se si do të merren vesh për pozitën e presidentit”, tha zoti Demhasaj.

Kryeministri Avdullah Hoti mori detyrën më 3 qershor duke pasuar në këtë post ish kryeministrin Albin Kurti i cili u rrëzua me mocion mosbesimi më 25 mars që ishte ngritur nga Lidhja Demokratike. Koalicioni i ri qeverisës i kësaj partie me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate dhe partitë e pakicave, që nga krijimi është përballur edhe me mungesë të votave të mjaftueshme në parlament./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Renditet i dyti në botë për numrin e viktimave/ Brazili vendos të rihapet

Publikuar

-

Nga

Renditet i dyti në botë për numrin e viktimave/ Brazili vendos të rihapet

Pas Shteteve të Bashkuara, Brazili ka numrin më të madh në botë të vdekjeve nga COVID-19 dhe të rasteve të konfirmuara të të infektuarve – duke e shndërruar këtë vend të Amerikës së Jugut në një vatër të nxehtë të koronavirusit. Pavarësisht kësaj situate të zymtë, qytetet më të mëdha të Brazilit – São Paulo dhe Rio de Janeiro – kanë vendosur të rihapin bizneset, megjithëse epidemiologët paralajmërojnë se numri i vdekjeve në rritje nga pandemia mund të rritet në mënyrë eksponenciale.

Roberto Molina, një inxhinier, ka qenë në karantinë që nga muaji mars, kur kompania e tij ndërpreu aktivitetet në zyrë për shkak të koronavirusit.

Që atëherë, ai nuk është larguar nga shtëpia nga frika e virusit.

Takimet e punës ndodhin vetëm përmes kompjuterit. Aplikacionet për ushqimet zëvendësuan vajtjen në supermarket.

Edhe kontaktet me familjen dhe miqtë bëhen vetëm në mediat sociale.

“Kam frikë për familjen time. Shqetësimi im është se mos shndërrohem në bartës dhe të përfundoj duke ua transmetuar të tjerëve”, thotë zoti Molina.

Por qytetet më të mëdha të Brazilit, São Paulo dhe Rio de Janeiro, kanë rihapur aktivitetet tregtare, parqet dhe palestrat – edhe pse vendi ka regjistruar mesatarisht më shumë se një mijë vdekje në ditë, për 50 ditë me radhë.

Fundjava e kaluar ishte hera e parë që zoti Molina doli jashtë dhe zgjodhi të shkonte në një restorant.

“Është sikur të bëj diçka për herë të parë në jetën time. Diçka krejt e re që nuk ekzistonte më parë. U ndjeva plotësisht i sigurt”, thotë ai.

Por më pak se dy kilometra larg, një tjetër realitet.

Në një treg të njohur tezgash ka mbipopullim.



Për të blerë ushqim më të lirë, njerëzit e vënë veten në rrezik. Shumica e shitësve nuk mbajnë maska.

Në vetëm 20 minuta, Celita da Costa pati kontakt me tre shitës që nuk mbanin maska.

LEXO EDHE:  Shënohet numri më i lartë i personelit shëndetësor të prekur nga Covid-19/ Infektohen 7 infermierë të QSUT

LEXO EDHE:  Manastirliu mbështet mjekët e infektivit/ Besimplotë tek ju që nga dita e parë

“Shumë njerëz nuk kujdesen për veten e tyre, nuk mbajnë maskë. Kjo është një mungesë edukimi dhe dashurie për të tjerët. Sepse nëse nuk kujdesem për veten time, unë do të përhap sëmundjen dhe kështu pandemia nuk do të përfundojë kurrë”, thotë zonja da Costa.

Kryeqytetet rajonalë si Porto Alegre dhe Curitiba u konsideruan shembuj të kontrollit të koronavirusit në fillimet e pandemisë.

Numri i ulët i vdekjeve dhe i rasteve të reja solli një rihapje në qershor. Por, mund të ketë qenë tepër herët. Tani spitalet në të dy qytetet kanë arritur kufijtë maksimalë të kapacitetit të tyre.

Frika tani është se kjo do të ndodhë edhe në São Paulo dhe Rio.

“Kjo rihapje mund të ketë ndodhur në një fazë rritjeje të vazhdueshme të rasteve me COVID-19, kryesisht në jug të Brazilit. Disa shtete rihapën aktivitetet ekonomike dhe tani i gjithë procesi duhet të kthehet pas në disa hapa, sepse mbetemi në një fazë të përshpejtuar të koronavirusit. Megjithëse jemi në rihapje, gjithmonë duhet të shikojmë të dhënat javore dhe të ndërtojmë një rikuperim më të ngadaltë, duke kuptuar domosdoshmërinë e një rindërtimi ekonomik”, thotë dr. Alvaro Costa, specialist i sëmundjeve infektive, në Spitalin “Emilio Ribas”.

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, edhe pasi u diagnostikua me COVID-19, vazhdon të thotë se sëmundja është vetëm një grip i vogël për të cilin nuk mund të bëhet asgjë.

“Mbaj zi. Çfarë doni që të bëj? Emri im është Mesia, por nuk mund të bëj mrekullira”, tha Presidenti Bolsonaro.

Ndërkohë, një koalicion i punonjësve brazilianë të shëndetësisë ka paraqitur një padi kundër zotit Bolsonaro në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë, duke e akuzuar atë për genocid dhe krime kundër njerëzimit për përgjigjen e tij ndaj pandemisë./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Rusia njofton miratimin e vaksinës/ Shkakton alarm mes ekspertëve botërorë

Publikuar

-

Nga

Rusia njofton miratimin e vaksinës/ Shkakton alarm mes ekspertëve botërorë

Njoftimi i Moskës të martën se Rusia do të miratojë një vaksinë kundër koronavirusit pas më pak se dy muaj testimesh tek njerëzit, ka shkaktuar alarm mes ekspertëve të shëndetësisë në botë, të cilët thonë se pa të dhëna të plota për provat, është vështirë t’i besosh vaksinës.

Me synimin për të qenë e para në garën globale për prodhimin e një vaksine kundër COVID-19s, Rusia ende nuk ka kryer prova në shkallë të gjerë, nga të cilat do të nxirreshin të dhëna për të treguar nëse ajo funksionon. Ekspertët e sëmundjeve ngjitëse thonë se në këto kushte, njoftimi i Rusisë është ndoshta një hap i papërgjegjshëm.

“Rusia në thelb po kryen një eksperiment me një pjesë të madhe të popullatës,” thotë Ayfer Ali, specialiste e hulumtimeve për ilaçet pranë shkollës Warwick të Biznesit në Britani.

Ajo tha se një miratim i tillë super i shpejtë mund të bëjë që efektet e mundshme negative të vaksinës të mos merren në shqyrtim. Këto efekte, megjithëse të rralla, mund të jenë serioze, paralajmëroi ajo.

Presidenti rus Vladimir Putin tha se vaksina, e zhvilluar nga Instituti Gamaleya i Moskës, është e sigurtë, duke shtuar se njëra prej vajzave të tij ishte e kishte bërë vaksinën.

“Unë e di që funksionon mjaft mirë, krijon imunitet të fortë dhe po e përsëris, i ka kaluar të gjitha kontrollet e nevojshme,” tha Presidenti Putin në televizionin shtetëror.

Francois Balloux, ekspert në Institutin e Gjenetikës pranë University College të Londrës tha se ky ishte një vendim “i pamatur dhe marrëzi”.

“Vaksinimi masiv me një vaksinë të testuar jo në mënyrën e duhur është diçka joetike,” tha ai. “Çdo problem që mund të lindë në fushatën ruse të vaksinimit, do të ishte katastrofik, qoftë për nga efektet negative mbi shëndetin, por edhe sepse do të ndikonte që popullata të mos i pranojë vaksinat.”



LEXO EDHE:  Manastirliu sërish apel qytetarëve/ “Na nevojitet bashkëpunimi juaj”

Ndërkohë që Rusia shpalli fitoren, më shumë se gjashtë kompani farmaceutike në të gjithë botën janë në proces të kryerjes të provave të avancuara në shkallë të gjerë tek njerëzit me pjesëmarrjen e dhjetëra mijëra vullnetarëve.

LEXO EDHE:  Shifrat e Universitetit Amerikan/ Rreth 300.000 të infektuar me COVID-19, ja sa persona kanë humbur jetën

Disa nga këto kompani, si Moderna, Pfizer dhe AstraZeneca, thonë se shpresojnë që, nga fundi i këtij viti, ta dinë nëse vaksinat e tyre funksionojnë dhe janë të sigurta.

Të gjitha këto kompani pritet të publikojnë rezultatet e provave dhe të dhënat për sigurinë e vaksinave, të cilat do t’u dorëzohen enteve rregullatore në Shtetet e Bashkuara, Evropë apo vende të tjera për shqyrtim përpara se të mund të marrin lejen.

Miratimi i vaksinës ruse nga Ministria e Shëndetësisë vjen përpara testimeve që normalisht duhet të përfshinin mijëra pjesëmarrës, të njohura zakonisht si faza 3 e testimeve.

Prova të tilla zakonisht konsiderohen si fazë thelbësore që një vaksinë të marrë miratimin nga enti rregullator.

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Donald Trump do të informohej mbi përpjekjet që po bëhen në SHBA për prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit.

Këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë, Kellyanne Conway tha se priste që Presidenti Trump të informonte publikun në një konferencë për shtyp mbi atë që është arritur deri tani./ VOA

LEXO TE PLOTE