Connect with Us

Çmenduria e tifozit të Bajernit, rrezikon jetën për të parë ndeshjen e kontrollit

BundesLiga

Çmenduria e tifozit të Bajernit, rrezikon jetën për të parë ndeshjen e kontrollit

Publikuar

-

Qëndirmi larg stadiumeve duket se po detyron tifozët që të bëjnë gjëra të rrezikshme që të rikuperojnë mungesën e ndjekjeve drejtpërdrejt të sfidave. Ndaj gjithnjë e më shumë po shtohen veprimet e rrezikshme të tifozëve të cilët po mundohen të ndjekin qoftë edhe ndeshjet brenda grupit të skuadrave të ndryshme, me Bajern Mynih që është kthyer në një shënjestër të preferuar këto ditë në Gjermani meqë po vazhdon përgatitjet duke menduar për Ligën e Kampioneve.

Skuadra bavareze sot në mëngjes zhvilloi ndeshje kontrolli brenda grupit me ekipin U19, me tre pjesë loje nga 20 minuta. Askush nuk duhej të shikonte këtë ndeshje ndaj u zhvillua në një fushë stërvitore tjetër, jo në qendrën e Bajernit, që ka pasur në të kaluarën probleme me tifozët që grumbulloheshin pranë mureve rrethuese.

Por gjithsesi ata nuk arritën t’i shpëtonin një tifozi i cili ndoqi ndeshjen nga një pozicion shumë i rrezikshëm. Ai kishte hipur në majë të një gardhi rreth 6 metra të lartë në një fushë sportive aty ngjitur dhe arriti të shihte atë që po ndodhte në miqësoren e Bajern Mynih. Bavarezët u alarmuan sepse ai po rrezikonte seriozisht jetën dhe i kërkuan të zbriste po ai refuzoi, ashtu siç bëri edhe kur mirëmbajtësit e terrenit sportiv ku gjendej e urdhëruan të bënte të njëjtën gjë.

Atëherë u njoiftua policia dhe dy pjesëtarë të forcave të rendit vrapuan që arrestonin atë, por nuk arritën ta kapnin pasi ai u arratis me shpejtësi. Ata ndaluan dy miq të tij që po e pritnin poshtë gardhit dhe të paktën zbuluan identitetin e tij, duke nisur procedim penal.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Përballje zjarri në çerekfinale/ Bayern-Barcelona finalja e parakohshme e Champions League

Publikuar

-

Nga

Bajern Mynihu dhe Barcelona firmosën kualifikimin në çerekfinale duke likujduar pa probleme Çelsin dhe Napolin. Kampionët e Gjermanisë shkatërruan sërish “Blutë” me rezultatin 4-1. Në “Kamp Nou”, katalanasit shuan ëndrrat e Napolit duke i mposhtur me shifrat 3-1.

Skuadra e Hansi Flik nuk neglizhoi aspak ekipin e Frenk Lampardit duke treguar supermaci edhe në ndeshjen e dytë të 1/8-ave të Ligës së Kampioneve. Robert Levandovski, Perisiç dhe Toliso realizuan një tjetër mbrëmje spektakolare në futbollin europian.



Edhe Barcelona nuk mbeti pas, pasi ekipi i Kike Setien u tregua i papërmbajtshëm ndaj ekipit të Xhenaro Gatuzos. Lengle, Mesi dhe Suarez prenë biletën për fazën e 8 më të mirave të Europës.

Tashmë plotësohen të gjitha skuadrat që do të luajnë në çerekfinale. Mançester Siti-Lion, PSG-Atalanta, Lajpcig-Atletiko Madrid dhe “finalja e parakohshme” Bajern Mynih-Barcelona janë takimet e raundit të çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve për këtë sezon.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Do të mungojë ndaj Interit, shpërthen futbollisti kilian: Më iku truri kur e mora vesh…

Publikuar

-

Nga

Bayer Leverkusen nuk hasi probleme për të eliminuar Rangers. “Aspirinat” kishin fituar 3-1 në Skoci, ia dolën edhe mbrëmjen e kaluar në shtëpi me rezultatin 1-0 dhe të hënën në mbrëmje do të ndeshen me Interin në çerekfinalet e Europa League.

Charles Aranguiz dhuroi asistin e golit të fitores, por kartoni i verdhë që mori në minutën e 14-të i kushtoi sfidën ndaj ekipit italian. Mesfushorit nga Kili i ka ikur truri, ai nuk kishte dijeni që një e verdhë do i sillte pezullimin, pasi askush nga klubi gjerman nuk e kishte paralajmëruar.



Në një prononcim për Las Ultimas Noticias, 31-vjeçari nuk përmbahet, duke mos e fshehur acarimin dhe zhgënjimin e madh. “Nuk e kisha idenë që rrezikoja pezullimin për ndeshjen e radhës, askush nga klubi nuk më informoi për diçka të tillë. Vetëm kur u mbyll ndeshja me Rangers më treguan… Jam shumë i zemëruar, pasi nuk mund të zbres në fushë të hënën kundër Interit.

Do të tregohesha më i kujdesshëm nëse do të më paralajmëronin që rrezikoj me karton të verdhë. Nuk do e kryerja atë dreq faulli. Sanchez? Nuk e kisha mendjen te dueli kundër tij, rëndësi kishte të zbrisja në fushë të hënën“, deklaron Aranguiz.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Dridhen ekipet e mëdha/ Limit për pagat e futbollistëve profesionist, zbulohet propozimi i fundit

Publikuar

-

Nga

Federatës Gjermane të Futbollit është duke shqyrtuar mundësinë e vënies së një limiti për rrogat e futbollistëve profesionistë. Ideja e vendosjes së një kufiri maksimal për rrogat e futbollistëve profesionistë erdhi nga parlamenti gjerman Bundestag. Thënë më saktë nga zëvendëspresidenti i Bundestagut, Thomas Oppermann.

Ky politikan socialdemokrat është po ashtu Kryetar i komisionit të etikës për DFB. Sipas informacioneve të gazetës “Süddeutsche Zeitung”, Oppermann ka ngarkuar zyrën që merret me çështjet shkencore të bëjë dy ekspertiza, për të parë mundësinë e vendosjes së kufirit maksimal për rrogat në futbollin europian. E ashtuquajtura “Salary Cap” është parimisht e mundur, dhe se nuk shkel ligjet europiane. Pikërisht ky ka qenë argumenti krysor që ka përdorur deri tani sektori i futbollit për të qenë kundër vendosjes së një tavani për rrogat e profesionistëve.

Për Jan F. Orth, jurist për të drejtat në fushën e sportit, në Universitetin e Këlnit, ekspertizat e prezantuara ditën e martë Ligës Gjermane të Futbollit lenë shumë pyetje pa përgjigje. “Nuk është as e qartë për cilat forma të Salary Caps po flasim. Tema është shumë komplekse sa i përket çështjeve juridike”, thotë Orth për Deutsche Welle-n.

“Në to flitet për çështje shumë të vështira të së drejtës europiane, veçanërisht të ligjeve europiane për kartelet dhe për ligjet gjermane të së drejtës së punës.” Zgjidhja duhet të jetë europiane jo gjermane, thotë ai: “Nga ekspertiza mua më duket se mund të bëhet një zgjidhje mbarë europiane duke përfshirë edhe UEFA-n, nëse duan që në politikën e sportit ta vendosin Salary Caps.”



Anëtarët e Federatës Gjermane të parët?
Në këtë mënyrë Orth prek edhe një problem tjetër, sepse, megjithë modestinë e re që propagandohet nga sektori i futbollit, ideja e Oppermannit nuk gjen përkrahje të madhe, siç të lenë të kuptosh fjalët e Uli Hoeneß-it. Klubet e Ligës Gjermane të Futbollit duhet të kryesojnë gjetjen e një zgjidhjeje europiane, thotë Thomas Hoeren, jurist për çështjet e sportit në Universitetin e Mynsterit. “Klubet e vogla mund të mbijetojnë vetëm, nëse klubet e mëdha shfaqen me etikë më të mirë”, i tha Hoeren emisionit të ARD, “ARD-Rubrika Sportive”: “Në Angli dhe Spanjë ka koka turku. Edhe aty bëhet rezistencë kundër vendosjes së kufirit maksimal. Por, zërat gjermanë kanë peshë në UEFA.”

Sindikata e lojtarëve, VDV, mendon se nuk ka shumë kuptim vendosja e kufirit maksimal për futbollistët.

Në ekonominë sociale të tregut çmimin e vendos tregu,” thotë drejtori i VDV, Ulf Baranowsky për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”: “Nëse duam ta mbrojmë futbollin nga krizat e së ardhmes, do të duhet që fillimisht klubet të krijojnë më shumë kapital të vetin dhe të fusin instrumenta më të mira sigurie. “Kostot e personelit, thotë ai më tej, zenë 37 përqind të buxhetit të klubeve gjermane”.

Në sportin amerikan, Salary Caps aplikohet prej kohësh, për shembull në Ligën e Basketbollit, NBA. Aty bihet dakort në fillim të sezonit sa do të jetë buxheti i përgjithshëm, që do të japë çdo ekip si rroga. Rregulli është për një rrogë minimale. Meqenëse shuma e përgjithshme është e limituar, arrihet të pengohet që ekipet e forta financiarisht, të marrin me kontrata lojtarë të caktuar.

LEXO TE PLOTE