Connect with Us

Befason FSHF, kërkon që finalja e Kupës të luhet me tifozë

Sport

Befason FSHF, kërkon që finalja e Kupës të luhet me tifozë

Publikuar

-

Ditën e diel do të luhet finalja për Kupën e Shqipërisë, mes Tiranës dhe Teutës, e cila është planifikuar në orën 20:00 në stadiumin “Air Albania”.

Në njoftimin e bërë për këtë ndeshje, FSHF-a i ka bërë edhe një thirrje instancave shtetërore që ndeshja të luhet me tifozë, sigurisht me numër të reduktuar.

Në njoftimin e FSHF thuhet se duhet marrë si shembull Franca, ku në finalen e Kupës u lejuan tifozë në tribunat pas porte. Federata konform rregullave dhe distancimit kërkon që të ketë një numër të kufizuar tifozësh për finalen e Kupës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Panik te klubi i madh Europian/ Infektohen me Koronavirus dy persona përpara ndeshjes së Ligës së Kampioneve

Publikuar

-

Nga

Futbolli europian është tronditur nga lajmi i fundit rreth Atletiko Madridit. Te klubi spanjoll janë konfirmuar dy pjesëtarë të grupit madrilen me koronavirus. Lajmi u konfirmua nga “El Colchoneros” në faqen zyrtare.

Rezultatet e fundit të analizave vjen 4 përpara ndeshjes çerekfinale të Ligës së Kampioneve me Lajpcigun në Lisbonë të Portugalisë.



Atletiko Madridi komunikoi se do të zbatojë në mënyrë strikte protokollin shëndetësor për t’u mbrojtur nga koroanvirusi.

LEXO TE PLOTE

Sport

Zyrtare/ Partizani konfirmon Ilir Dajën, ja njoftimi i klubit

Publikuar

-

Nga

Ashtu siç ishte paralajmëruar, tekniku i ri i Partizanit Ilir Daja do të prezantohet nesër. Në një njoftim të fundit të 16-herë kampionëve të Shqipërisë, bëhet me dije se tekniku kryeqytetas do të prezantohet në orën 11:00 në ambjentet e hotelit “Arte Boutique” në zonën e Bllokut.

Daja mbylli bashkëpunimin me klubin e Skënderbeut përpara se klubi korçar të mësonte vendimin e Gjykatës Federale për heqjen ose të dënimit 10-vjeçar nga UEFA.



NJOFTIMI I PARTIZANIT

FK Partizani nesër do të prezantoj trainerin e ri në, ambientet e “Arte Boutique Hotel” ora 11:00. Faleminderit

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Video/ 6 gola në 8 ndeshje, sulmuesi shqiptar dhuron spektakël në kampionat

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi shqiptar i lindur në Finlandë Albion Ademi po realizon një sezon mbresëlënës me ekipin e Mariehamnit.

Ish-futbollisti i Shpresave shënoi në fitoren e vështirë të skuadrës së tij kundër Rovaniemit, takim që përfundoi me rezultatin 2-3.

Në minutën e 40-të të sfidës, Ademi u asistua nga shoku i skuadrës Tolonen dhe i vetëm përballë portierit kundërshtar vendosi ndeshjen në baraspeshë.

Kjo është fitorja e tretë në 8 javë për Marienhamnit, ndërsa Ademin ky sezon ka nisur në mënyrën më të mirë mundshme ku ka realizuar 6 gola në 8 ndeshjet e para të këtij sezoni.



Ai pret ftesë tashmë nga trajneri i Shqipërisë Edi Reja.

 

LEXO TE PLOTE