Connect with Us

Aksident i rëndë/ Përplasen dy automjete, humb jetën një person

Kronika

Aksident i rëndë/ Përplasen dy automjete, humb jetën një person

Publikuar

-

Aksident i rëndë/ Përplasen dy automjete, humb jetën një person

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur rreth mesditës së sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Mësohet se një automjet tip “Suzuki” është përplasur me një automjet tip “Benz” dhe si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. N. 55 vjeç, i cili ishte pasagjer në njërin prej mjeteve, si dhe janë plagosur lehtë drejtuesit.

“Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, mjeti tip “Suzuki” me drejtues shtetasin H.R., 67 vjeç, banues në Elbasan, është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin M.K., 38 vjeç, banues në Maqedonin e Veriut.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi A.N., rreth 55 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte pasagjerë në mjetin tip “Suzuki”,si dhe janë plagosur lehtë të dy drejtuesit e mjeteve.

LEXO EDHE:  Aksident në Tiranë/ Motori përplas 6 vjeçarin

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.”-thuhet ne njoftimin e policise./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shkoi për të vjedhur dhe u rrëzua nga ndërtesa/ Ndërron jetë shqiptari në Itali

Publikuar

-

Nga

Shkoi për të vjedhur dhe u rrëzua nga ndërtesa/ Ndërron jetë shqiptari në Itali

Një 30 vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë pasi u rrëzua nga një ndërtesë në Santhià (Vercelli), ku kishte shkuar për të vjedhur një apartament.

Së bashku me një person tjetër, ai hyri në një banesë të vjedhë por ishte frikësuar nga zhurmat që vinin nga shtëpia.

Pronarët e banesës kishin shkuar me pushime, ndërsa autoritetet u njoftuan nga komshinjtë. Karabinierët shkuan menjëherë në vendngjarje dhe gjetën shqiptarin që kishte rënë nga 30 metra lartësi.



LEXO EDHE:  Aksident në Bulqizë/Vëlla e motër përfundojnë në gjendje të rëndë

Mediat italiane raportojnë se viktima, emri i të cilit ende nuk bëhet me dije, ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme gjatë transportit për në spital.

LEXO EDHE:  Aksident në Korçë/ Të plagosurit me urgjencë në spital

Ndërkohë, bashkëpunëtori i tij zbriti me anë të një tubi dhe shpëtoi nga duart e policisë së shtetit fqinj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Nëna nuk kërkoi urdhër mbrojtjeje/ Olsi Çekiçi nuk u denoncua asnjëherë për dhunën sistematike

Publikuar

-

Nga

Nëna nuk kërkoi urdhër mbrojtjeje/ Olsi Çekiçi nuk u denoncua asnjëherë për dhunën sistematike

Olsi Çekiçi, 44-vjeçari që theri nënën me thikë, nuk është denoncuar asnjëherë nga familjarët për dhunën sistematike që ka ushtruar.

Kjo gjë është konfirmuar edhe nga zyra e shtypit të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë duke bërë të ditur nga njëra anë se ky person është evidentuar nga strukturat e policisë si njeri i dhunshëm.

Firdes Çekiçi

Por nga ana tjetër, nuk ka patur asnjë denoncim të mundshëm nga familjarët për dhunë ndaj tyre.



LEXO EDHE:  Video-Aksident i frikshëm/ Makinat bëhen copa-copa

Nëna e tij në asnjë rast nuk ka kërkuar urdhër mbrojtjeje të menjëhershëm nga ana e  policisë.

LEXO EDHE:  Video-Aksident i frikshëm/ Makinat bëhen copa-copa

Firdes Çekiçi u vra në moshën 70-vjeçare nga djali i saj, Olsi. Ky i fundit është me problem mendore. Ai i preu nënës kokën me thikë dhe më pas ja vari tek porta e shtëpisë. E gjithë lagjja është e tronditur nga kjo ngjarje. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zjarr në Ksamil/ Përfshihet nga flakët ullishtja

Publikuar

-

Nga

Zjarr në Ksamil/ Përfshihet nga flakët ullishtja

Një ullishte është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në Ksamil.

Mësohet se flakët janë përhapur me shpejtësi në ullishten në një zonë të pandërtuar në hyrje të Ksamilit.



Nga informacionet paraprake, nuk bëhet me dije për shkaqet e zjarrit, ndonëse dyshohet të jetë I qëllimshëm.

Ndërkohë, policia dhe forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes për të vënë nën kontroll flakët dhe për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE