Connect with Us

Situata nga Covid/ Greqia shtyn hapjen e kufijve me Shqipërinë

Sociale

Situata nga Covid/ Greqia shtyn hapjen e kufijve me Shqipërinë

Publikuar

-

Greqia ka vendosur të mos hapë kufijtë me Shqipërinë deri në datën 14 gusht.

Qeveria greke ka vendosur shtyrjen e hapjes së kufirit me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë.

Sipas qeverisë greke deri në daten 14 do të lejohet kalimi vetëm për kategoritë që lejoheshin më parë, pra personat që kanë leje qëndrimi, shtetasit grekë, punëtorët sezonalë dhe anëtarët e familjeve të shtetasve grekë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Punime në rrjet/ OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në këto zona të Tiranës

Publikuar

-

Nga

Punime në rrjet/ OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në këto zona të Tiranës

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ka njoftuar ndërprerjen e energjisë elektrike në datat, 12 dhe 14 gusht në disa zona të Tiranës.

Sipas OSHEE stakimet në orët e paradites do të bëhen për shkak të vendosjes së sistemit tëri të matjeve.

“Sistem të ri matje në n/stacione, Punime të OST në Farkë dhe Traktora, 12 dhe 14 gusht

Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST Sh.A) është duke implementuar prej një viti projektin e instalimit të matësve të rinj elektronik në n/stacione.

LEXO EDHE:  Greqi, ministri i Cipras jep doreheqjen per komentet antisemite

LEXO EDHE:  Shifrat e Universitetit Amerikan/ Ja sa viktima ka shkaktuar Covid 19 në botë, ku renditet Shqipëria

Sipas planit, OST do të punojë në Nst Farkë dhe Traktora (Tiranë) instalimi i matësve te fiderat 20kV, prandaj dhe OSSH është e detyruar të stakojë energjinë elektrike në datat, oraret dhe zonat si vijon:



12 gusht Nst Farkë 09:00-12:00

Zonat pa energji: Farkë (pranë kopshtit Botanik), Stallat Sauk dhe TEG

14 gusht Nst Traktora 09:00-12:00

Zonat pa energji: Lundër dhe Farkë.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Lëkundje të lehta tërmeti në Korçë/ Ja sa ballë ishte

Publikuar

-

Nga

Lëkundje të lehta tërmeti në Korçë/ Ja sa ballë ishte

Disa lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar disa minuta më parë në Korçë.

Mësohet se lëkundjet janë ndjerë rreth orës 22:06 dhe kanë qenë me magnitudë 2.9 ballë të shkallës Rihter.



Tërmeti ka qenë me epiqendër 2 kilometra larg nga Korça dhe 115 kilometra larg nga Tirana, ndërsa ishte me thellësi 2 kilometra.

LEXO EDHE:  Shqipëria, vendi ku njerëzit burgoseshin vetëm pse dëgjonin “The Beatles

LEXO EDHE:  Ish-ambasadori i SHBA, Arvizu: Ja pse u zgjodh Shqipëria për armët kimike

Nga informacionet praprake, nuk raportohet për të lënduar dhe dëme materiale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Vranësirat i prishin planet pushuesve?/ Si parashikohen temperaturat për nesër

Publikuar

-

Nga

Vranësirat i prishin planet pushuesve?/ Si parashikohen temperaturat për nesër

Vendi ynë u ndikua sot nga kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti të jetë i kthjellët por nuk munguan edhe vranësirat kalimtare kryesisht përgjatë relieveve malore. Temperatura më e lartë u regjistrua në qytetin e Shkodrës me 37°C ndërsa në kryeqytet temperatura më e lartë u shënua 35°C.

Edhe për ditën e nesërme pritet që vendi ynë të ndikohet nga relativisht të njëjta kushte atmosferike. Moti do të nis i kthjellët në të gjithë territorin dhe gradualisht nga orët e mesditës deri ato të pasdites do të ketë shtim vranësirash.



Shërbimi Meteorologjik parashikon se ndryshe nga sot, nesër pritet që vranësirat në relievet kodrinore-malore nga orët e mesditës deri ato të pasdites të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët. Por lokalisht dhe në kohë afatshkurtër reshjet do të arrijnë itensitet mesatar e deri të lartë me reshjet të cilat pritet të jenë në formën e stuhive apo rrebesheve shoqëruar me breshër.

LEXO EDHE:  Pranimi i 20 emigrantëve/ Rama konfirmon marrëveshjen dhe i bën apel BE-së

LEXO EDHE:  Shifrat e Universitetit Amerikan/ Ja sa viktima ka shkaktuar Covid 19 në botë, ku renditet Shqipëria

Sa i përket fushës termike temperaturat në vlerat minimale parashikohen me vlera nga 16°C në zonat malore deri 24°C në ato të ulta e bregdetare. Temperaturat e mesditës parashikohen në të njejtat vlera me ato të ditës së sotme me vlera të parashikuara nga 32°C në relievet malore deri në 36-37°C në ato të ulëta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE