Connect with Us

Shtyrje e zgjedhjeve?/ As Trump nuk qëndron mbi kushtetutën!

Bota

Shtyrje e zgjedhjeve?/ As Trump nuk qëndron mbi kushtetutën!

Publikuar

-

Shtyrje e zgjedhjeve?/ As Trump nuk qëndron mbi kushtetutën!

Presidenti, Donald Trump ka ndezur debatin me përmendjen në Twitter të shtyrjes së mundshme të zgjedhjeve presidenciale në nëntor në SHBA. Por a e ka fuqinë presidenti të shtyjë zgjedhjet presidenciale?

A mund të shtyjë presidenti zgjedhjet e 3 nëntorit 2020 në një datë të mëvonshme?

Jo. Kongresi i SHBA e ka të përcaktuar qartë që në vitin 1845, që presidenti zgjidhet çdo katër vjet të martën, pas së hënës së parë të muajit nëntor. Për të ndryshuar ligjin zgjedhor, Trump ka nevojë për mbështetjen e të dyja dhomave të Kongresit. Konsiderohet si shumë e pamundur, që republikanët, që kanë në Senat shumicën do të votojnë për një shtyrje të tillë. Po ashtu përjashtohet, që demokratët, që kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve ta bëjnë të njëjtën gjë. “Për shkak se kemi ndarje të pushteteve në qeverinë tonë dhe nuk jemi diktaturë, presidenti nuk mund ta ndryshojë kaq lehtë ligjin”, thotë James Gardner, profesor i së drejtës juridike në Universitetin Shtetëror të Nju Yorkut në Buffalo.

Çfarë ndodh, nëse presidenti shpall gjendjen e jashtëzakonshme?

Në rastë të një gjendjeje të jashtëzakonshme hyjnë në fuqi vërtet rregullore të tjera, por edhe atëherë Trump nuk mund ta ndryshojë i vetëm ligjin zgjedhor. Shumica e rregulloreve të emergjencës kanë të bëjnë me atë, se si presidenti do të shpërndajë fondet. Për një shtyrje të datës zgjedhore, edhe në kushte ekstreme, ai do kishte nevojë për miratimin e kongresit.

A janë shtyrë ndonjëherë në historinë e SHBA-së zgjedhjet federale?

Jo. Pavarësisht nëse ka pasur luftë apo shpërthime të gripit, amerikanët nuk kanë qëndruar larg kutive zgjedhore. Në vitin 2004, qeveria e Georg W. Bushit ka pasur një plan për të ndryshuar ligjin, ku sipas planeve, një sulm terrorist do mund të merrej si arsye për shtyrjen e zgjedhjeve. Por këto plane nuk u zhvilluan më tej. E ngarkuara për sigurinë kombëtare atë kohë, Condoleezza Rice tha, se SHBA i ka mbajtur zgjedhjet “edhe kur vendi ka qenë në luftë, madje edhe gjatë luftës civile. Zgjedhjet tona duhet të zhvillohen në datën e përcaktuar.”

LEXO EDHE:  Presidenti Trump përshëndet shtetet që do të nisin rihapjen

Çfarë ndodh, nëse më 3 nëntor nuk votohet. Mundet Trump të qëndrojë pa afat në post?

Jo. Fundi i mandatit presidencial është  i përcaktuar në kushtetutën amerikane. Koha e Trumpit si president dhe Mike Pence si zëvendëspresident në Shtëpinë e Bardhë merr fund më 20 janar 2021 në orën 12:00. Nëse për arsye të ndryshme askush nuk e ka fituar votimin me shumicë të 270 “electors”, zgjedhësve (nëse në disa shtete federale nuk u votua), atëherë hyn në fuqi rregullorja pasuese, si në rastin kur presidenti largohet nga posti për arsye të ndryshme. Pas presidentit dhe zëvendëspresidentit në radhë është drejtuesja e shumicës në Dhomën e Përfaqësuesve. Nancy Pelosi në këtë rast, demokratja e urryer nga Trump.

Sa real është shqetësimi, se Trump nuk do ta njohë një humbje dhe do të këmbëngulë në post?

Vëzhguesit zgjedhorë janë të mendimit, se kritika e vazhdueshme e Donald Trumpit ndaj sistemit zgjedhor me letër synon që të diskreditojë që më parë rezultatin zgjedhor. Mund të ndodhë, që nëse humb zgjedhjet, ai ta lidhë këtë me manipulim zgjedhor. “E mendoj se këtë Trump do e bënte”, thotë J. Miles Coleman nga Qendra për Politikat e Universitetit të Virginias. Një fitore e thellë e Joe Bidenit mund ta pengojë këtë. Por nëse Trump edhe atëherë refuzon të dalë nga Shtëpia e Bardhë? “Shpresoj, që atëherë persona të tjerë autoriteti nga ushtria, policia dhe shërbimi shtetëror të ndjehen kaq të detyruar ndaj ligjit, saqë të mos e njohin më si president”, thotë Gardner. “Trump do të ishte kështu një invazor që duhej larguar.”/ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Patentat e vaksinave kundër COVID-19, Gjermania kundër propozimit të SHBA

Publikuar

-

Nga

Patentat e vaksinave kundër COVID-19, Gjermania kundër propozimit të SHBA

Gjermania ka shprehur kundërshtim ndaj propozimit të mbështetur nga SHBA për të hequr dorë nga patentat për vaksinat COVID-19, duke thënë se ato nuk po pengonin prodhimin e dozave.

Qeveria e saj tha se “mbrojtja e pronës intelektuale është një burim inovacioni dhe duhet të mbetet e tillë”. Bashkimi Evropian më herët tha se ishte gati të fliste për propozimin dhe disa shtete i dhanë mbështetjen e tyre të plotë.

Mbështetësit e planit thonë se ai do të lejojë më shumë prodhues të prodhojnë vaksina që shpëtojnë jetën.

LEXO EDHE:  Presidenti Trump përshëndet shtetet që do të nisin rihapjen

LEXO EDHE:  Trump takon kryeministrin e Kanadasë/ Diskutim mbi ekonominë

Ata argumentojnë se kjo do të rrisë qasjen në vaksina në vendet e varfra. Por kundërshtarët, përfshirë prodhuesit e ilaçeve, thonë se kjo nismë mund të mos ketë efektin e dëshiruar./euronews

LEXO TE PLOTE

Bota

Von der Leyen: BE gati të diskutojë për heqjen dorë nga patentat e vaksinave

Publikuar

-

Nga

Von der Leyen: BE gati të diskutojë për heqjen dorë nga patentat e vaksinave

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha të enjten se Bashkimi Evropian është i gatshëm të diskutojë një propozim për të hequr dorë nga të drejtat e pronës intelektuale për vaksinat COVID-19. Ajo i bëri komentet ndërkohë që kompanitë farmaceutike janë shprehur kundër.

Presidenti i SHBA Joe Biden shprehu mbështetje të mërkurën për heqjen dorë nga patentat dhe negociatorja e tij e lartë për tregtinë, Katherine Tai, miratoi me shpejtësi fillimin e negociatave për këtë qëllim në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus e quajti vendimin e zotit Biden “një moment monumental në luftën kundër COVID-19” dhe tha se kjo pasqyronte “mençurinë dhe udhëheqjen morale të Shteteve të Bashkuara”.

Von der Leyen, duke folur në Institutin e Universitetit Evropian në Firence, tha se BE-ja është e gatshme të diskutojë çdo propozim për trajtimin e krizës “në një mënyrë efektive dhe pragmatike”.

“Kjo është arsyeja pse ne jemi të gatshëm të diskutojmë se si propozimi i SHBA për heqjen dorë nga mbrojtja e pronës intelektuale për vaksinat mund të ndihmojë në arritjen e këtij objektivi,” tha ajo.

Por kompanitë farmaceutike, të cilat kanë prodhuar vaksina kundër koronavirusit në një kohë rekord, thanë se propozimi mund të sjellë efekt të kundërt, duke prishur zinxhirin e furnizimit që është mjaft i brishtë.

Në vend të kësaj, kompanitë u kërkuan vendeve të pasura që t’i ndajnë vaksinat më bujarisht me botën në zhvillim.

LEXO EDHE:  Rama thirrje demokratëve/ Votoni PS, do shëroheni si Luli

LEXO EDHE:  Perandoria e Amerikës mundi perandorinë e terrorit 

Gjermania, fuqia më e madhe ekonomike e BE-së dhe që zotëron një sektor të madh farmaceutik, e hodhi poshtë idenë, duke thënë se arsyet e mungesës së vaksinave janë kapacitetet e prodhimit dhe standardet e cilësisë.

Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn tha se ai është dakord me synimin e Presidentit Biden për të mbuluar të gjithë botën me vaksina, por një zëdhënëse e qeverisë tha në një deklaratë se “mbrojtja e pronës intelektuale është burim i novacioneve dhe duhet të mbetet e tillë në të ardhmen”.

Federata Ndërkombëtare e Prodhuesve dhe Shoqatave Farmaceutike tha se heqja dorë nga patentat do të inkurajojë prodhuesit e rinj, të cilëve u mungojnë njohuritë bazë dhe masat e mbikëqyrjes.

Një nga këto firma, Moderna, e cila kishte hequr dorë nga të drejtat e saj të patentës qysh në tetor, vuri në dukje të enjten mungesën e kompanive që janë në gjendje të prodhojnë me shpejtësi një vaksinë të ngjashme dhe të sigurojnë miratimin e saj./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Varianti i koronavirusit i zbuluar në Indi mund të ketë nxitur valën vdekjeprurëse

Publikuar

-

Nga

Varianti i koronavirusit i zbuluar në Indi mund të ketë nxitur valën vdekjeprurëse

India ka thënë se varianti i ri i koronavirusit, i raportuar fillimisht në këtë shtet në muajin mars, mund të jetë i lidhur me valën vdekjeprurëse të pandemisë.

Mostrat me mutacionin e dyfishtë janë identifikuar në disa rajone të Indisë, ku janë raportuar shifra rekorde të infektimit.

Megjithatë një zyrtar i Qendrës Kombëtare për Kontrollin e Sëmundjeve ka thënë se autoritetet ende nuk kanë krijuar plotësisht lidhjen në mes të këtyre varianteve dhe shkallës së infektimit.

Mutacioni i dyfishtë krijohet kur dy mutacione bëhen bashkë në të njëjtën virus.

Në 24 orët e fundit, India ka raportuar një rekord prej 412,000 rasteve, bashkë me 3,980 viktima.

Pse të dhënat për pandeminë në Indi mund të mos jenë të sakta?

Eksperti qeveritar ka paralajmëruar se vala e tretë është e pashmangshme.

Duke folur në një konferencë për media nga Ministria e Shëndetësisë, K Vijay Raghavan ka pranuar se ekspertët nuk e kanë parashikuar “ashpërsinë” e rritjes së numrit të rasteve.

LEXO EDHE:  Rama thirrje demokratëve/ Votoni PS, do shëroheni si Luli

LEXO EDHE:  Vazhdojnë votimet paraprake në Shtetet e Bashkuara

“Faza e tretë është e pashmangshme, marrë parasysh nivelet e larta të qarkullimit të virusit”, ka thënë ai.

“Mirëpo nuk është e qartë se në çfarë shkalle do të ndodhë kjo valë. Ne duhet të jemi të përgatitur për valë të reja”.

Vala aktuale e pandemisë ka vështirësuar rëndë punën e sistemit shëndetësor, pasi ka mungesë të shtretërve, oksigjenit dhe nuk ka hapësirë për krematoriume.

Disa rajone tashmë janë nën masa të izolimit, mirëpo qeveria nuk ka marrë vendim për një masë të tillë kombëtare, duke u frikësuar për ndikimin që mund ta ketë një gjë e till në ekonomi./rel

LEXO TE PLOTE