Connect with Us

Shifra të frikshme në Kosovë/ 15 viktima dhe 226 të infektuar në 24 orë

Kosova & Rajoni

Shifra të frikshme në Kosovë/ 15 viktima dhe 226 të infektuar në 24 orë

Publikuar

-

Vijojnë shifrat alarmante në Kosovë/ 10 viktima dhe 224 raste infektimi brenda 24 orësh

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë bën të ditur se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 15 pacientë me COVID-19, ndërsa janë regjistruar edhe 226 raste pozitive.

Sipas IKSHPK-së, të gjithë pacientët që humbën betejën me koronavirusin kishin sëmundje shoqëruese.

Ndërkohë, numri total i rasteve pozitive është 8.330.

IKSHPK-ja njofton se në 24-orëshin e fundit janë shëruar 115 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë janë shëruar 4.578 pacientë, ndërsa  3.525 raste janë ende aktive.

Rastet e fundit pozitive janë nga: komuna Prishtinë 82, komuna Podujevë 26, komuna Fushë-Kosovë 18, komuna Mitrovicë 15, komuna Pejë 13, komuna Gjakovë 12, komuna Gjilan 9, komuna Klinë 7, komuna Viti 7, komuna Vushtrri 7, komuna Lipjan 6, komuna Deçan 4, komuna Drenas 4, komuna Skenderaj 4, komuna Malishevë 3, komuna Ferizaj 2, komuna Kamenicë 2 dhe me nga 1 rast komunat: Kaçanik, Prizren, Shtime, Shtërpce dhe Suharekë.

LEXO EDHE:  30 milionët shkuan, të zbardhet skema mafio-oligarkike

Dje u shënuan 16 të vdekur, 258 raste të reja e 196 të shëruar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Video-E armatosur gjer në dhëmbë/ Xhandarmëria serbe hyn në territorin e Kosovës

Publikuar

-

Nga

Video-E armatosur gjer në dhëmbë/ Xhandarmëria serbe hyn në territorin e Kosovës

Xhandarmëria serbe ka hyrë pasditen e sotme në territorin e Kosovës, më konkretisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës.

Lajmi është bërë i ditur nga banori i këtij fshati Adhurim Krasniqi, i cili ka publikuar pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë së restorantit të tij.

Në video shihen disa ushtarë serbë të armatosur e të veshur me uniformë. Krasniqi kërkon të merren masa për këtë gjë, ndërsa paralajmëron se nëse shohin edhe njëherë ushtarë serbë, do t’i përgjigjen provokimeve vetë.



“Sot rreth orës 17:00, datë 07.08.2020, xhandarmëria sërbe me tendencë destabilizimi, janë futur rreth 1 km në brendësi të territorit të Kosovës në fshatin Karaçevë Komuna e Kamenicës. Kamerat e sigurisë kanë kapur 11 pjesëtarë të uniformuar dhe të armatosur që kanë kaluar nëpër parkingun e Restaurant Oxygen që është pronë familjare e jona.

LEXO EDHE:  Rita Ora mbërrin në Kosovë/Reagon për herë të parë për misionin e saj fisnik

LEXO EDHE:  Rita Ora mbërrin në Kosovë/Reagon për herë të parë për misionin e saj fisnik

Kërkojmë nga institucionet qendrore që të marrin masa dhe të shtojnë praninë e forcave të sigurise së Republikës së Kosovës në brezin kufitar, perndryshe ne jemi të detyruar që provokimeve të tilla t‘i përgjigjemi me mundësit tona. Kufijtë janë në përgjegjësi të organeve të sigurisë së shtetit tonë, por pronën dhe tokën tonë nuk tolerojmë të na e shkelë ushtria çetnike serbe. Kjo është hera e parë! Për herën e dytë do të jetë ma ndryshe nese nuk merren masa nga shteti ynë”, shkruan ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Ekspertët shqetësohen nga koronavirusi/ Greqia mbyll ishullin e famshëm për 10 ditë

Publikuar

-

Nga

Ekspertët shqetësohen nga koronavirusi/ Greqia mbyll ishullin e famshëm për 10 ditë

Në vetëm 24 orë, në ishullin e Parosit janë konfirmuar 13 raste pozitive. Duke marrë shkas nga kjo, autoritetet greke kanë vendosur të izolojnë totalisht ishullin për 10 ditët e ardhshme.

Ekspertët e shqetësuar ngritën alarmin dhe sugjeruan izolimin e ishullit, pasi është provuar se bllokimet lokale ndihmojnë në mos përhapjen e koronavirusit.

Masat kufizuese në Poros janë të vlefshme nga sot në orën 06.00 deri më 17 gusht 2020 në orën 06.00 të mëngjesit.

Masat e marra janë:

Ndalimi i funksionimit të të gjitha farmacive nga ora 23.00 deri në orën 07.00 të mëngjesit.



LEXO EDHE:  Mbi 4 mijë të infektuar me Covid-19/ Ja sa raste janë konfirmuar në 24 orët e fundit

Pezullimi i çdo lloj ngjarje siç janë muzika live, panairet tregtare, tregjet publike, etj.

LEXO EDHE:  Vuçiç tregon detajet e bisedës me zyrtarët e BE-së për Kosovën

Ndalimi i çdo lloj tubimi të qytetarëve mbi 9 persona për çfarëdo arsye, si në publik ashtu edhe në vende private.

Në restorante nuk lejohen më shumë se 4 persona në një tavolinë, përveç rasteve kur janë anëtarë të së njëjtës familjeje që mund të shkojë deri në 6 persona.

Përdorim i detyrueshëm i maskës në të gjithë ishullin, si jashtë, ashtu edhe në zonat e mbyllura./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

181 raste të reja me Covid-19 në Kosovë/ Shërohen mbi 100 pacientë

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetësisë njofton për 181 raste të reja me Covid-19 nga 463 testime të bëra në 24 orët e fundit.

Numri total i rasteve pozitive është 9.869 raste nga 39.741 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Gjithashtu raoportohet se që nga fillimi i pandemisë në Kosovë kanë humbur jetën 303 të infektuar, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.



LEXO EDHE:  Mbi 4 mijë të infektuar me Covid-19/ Ja sa raste janë konfirmuar në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 125 pacientë, ndërsa numri i rasteve aktive është 3.961.

LEXO EDHE:  Xhamajka njeh Kosovën/ Thaçi: Rezultat i punës së vështirë

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.480./ CNA.al

LEXO TE PLOTE