LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PS ndryshoi Kushtetutën që të rimarrë pushtetin/ Nazarko: Garë e hapur edhe për opozitën

31 Korrik 2020, 16:38, Politikë CNA
PS ndryshoi Kushtetutën që të rimarrë pushtetin/ Nazarko:

Analisti Mentor Nazarko shprehet se ndryshimet kushtetuese u bënë nga qeveria Rama me qëllim që PS-ja të dalë forcë e parë, ndërsa opozita nuk mund të kundërshtojë me synimin se ndërkombëtarët do ta mbështesin sërish. Në studion e News24, Nazarko tha:

?Shqipëria ka një Kushtetutë që ndryshon që po bëhet gjithnjë e më e hollësishme, e shoh të vështirë që kodifikimi të modifikojë thelbin kushtetues. Ndryshimet kushtetuese prishin statusquo-në e mënyrës se si ndahen plaçkat e luftës, në këtë rast votat. Rama nuk ka pasur këtë shqetësim, ai do të përmirësojë pozitën e PS në këto zgjedhje duke synuar të jetë partia e parë. Kodifikimi që pritet të bëhet në Këshillin Politik e shoh të vështirë që të ndryshojë thelbin e këtyre ndryshimeve kushtetuese, që bëhen në mënyrë të njëanshme, është e pazakontë. Kjo do shndërrohet në temë, por e shoh të vështirë që kauza e opozitës të ndërkombëtarizohet. Pra nuk mund të shndërrohet në një qëndrim unanim të gjithë kancelarive botërore.

Në këto kushte, Nazarko tha se opozita duhet të jetë më konstruktive pasi ka shanse të sjellë rotacion në zgjedhjet e vitit 2021.

?Ndryshimet kushtetuese nuk cenojnë ndonjë të drejtë themelore të individëve, rrisin barazinë e votës kështu që opozita duhet të përpiqet që nëpërmjet kodifikimit të modifikojë diçka ndonëse statusquo-ja është prishur. Kjo bën që partitë e vogla të humbin shanse për vota. Opozita duhet të demonstrojë besim. Rotacioni është i mundur?,- tha ai. /CNA.al

Lajmet e fundit nga