Connect with Us

PS fiton pa koalicione/ Rama: E lehtë t’i mundësh Bashën dhe Kryemadhin bashkë

Politikë

PS fiton pa koalicione/ Rama: E lehtë t’i mundësh Bashën dhe Kryemadhin bashkë

Publikuar

-

PS fiton pa koalicione/ Rama: E lehtë t'i mundësh Bashën dhe Kryemadhin bashkë

Kryeministri Edi Rama nga studio e Report Tv është i bindur, se PS-ja nuk ka nevojë për koalicione dhe do të fitojë e vetme zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

“Partia socialiste me popullin shqiptar, ne jemi forcë politike që nuk kemi nevojë të ndërtojmë trena me vagonë të mbushur me emra që populli as nuk i di dhe nuk i sheh kush janë. Ne kemi programin dhe skuadrën tonë dhe aleancën me popullin shqiptar. Sa kohë do të na besojë do i shërbejmë me përkushtim.

Edhe pse nuk jemi më të mirët, më të mirë se ne nuk ka. Në zgjedhje do të vendosë populli, jo unë fatmirësisht, por që nuk ka më të mirë se ne është parë dhe riparë, mjafton që të shohim, që ata që duan të vijnë, janë po ata që lanë Shqipërinë në atë katandi dhe nuk po tregojnë që kanë ndonjë qasje të re, ide apo skuadër të re për të kuptuar që…”.

Nëse Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi janë bashkë me një listë, Edi Rama shprehet se do të jetë më e lehtë për t’i mundur.

LEXO EDHE:  Video/ Policia dhe prokuroria falsifikojnë dokumentet zyrtare

“Ata janë dakord në fakt me hapjen e listave, të paktën me fjalë, por nga ana tjetër, sigurisht nuk kanë si të mos jenë dakord që të ulen me ne, flas racionalisht, pastaj emocionalisht mund të mos ulen për të materializuar në ligj mekanizimin e ndërtimit edhe të koalicioneve zgjedhore. Ne politikisht, dhe unë personalisht, por asnjëri në fakt nuk është i interesuar që të ndajë Bashën nga Kryemadhi, ne i duam ata bashkë, sa më bashkë të jenë ata, në kuptimin e thjeshtë, aq më e lehtë është për ne beteja zgjedhore”. Po aq bashkë sa PS-ja ka qenë në koalicion me LSI-në në 2013? “Nuk janë asnjëherë gjërat njësoj dhe asnjëherë kohët nuk janë njësoj, gjërat dhe kohët kanë kontekse të ndryshme gjithmonë” thotë Rama. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pampuri: Qeveria po ul shpenzimet për shëndetësinë

Publikuar

-

Nga

Pampuri: Qeveria po ul shpenzimet për shëndetësinë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri akuzon qeverinë se ka ulur shpenzimet për shëndetësinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pampuri shkruan se pikërisht në kohën kur ka më shumë nevojë që të përmirësohet shërbimi, sipas saj kjo qeveri tallet me shëndetin e qytetarëve. Më tej ajo thotë se qeveria po vijon abuzimet si të ishim përballë një situate normale.



“Ne kulmin e pandemisë, përballë një sistemi shëndetësor me aq shume mangësi e probleme, qeveria ka luksin të ulë shpenzimet për shendetësinë, pikeriksht ne kohen kur ka me shume nevoje qe te përmirësohet shërbimi, te shtohet numri i personelit shëndetësor, e te motivohen e mbështeten ata qe janë çdo dite ne krye te detyrës, te blihen aparatura e specifikisht për te përballuar pandeminë te alokohen fonde për blerjen e aparaturave ECMO, si dhe te anuloje koncesionet ne shëndetësi e te alokoje paratë për te përballuar krizën. Kjo qeveri vijon te beje shoë e te tallet me qytetaret e shëndetin e tyre, e duke vijuar abuzimet si te ishim përballe një situate normale“, shkruan Pampuri.

LEXO EDHE:  Kriminelët po marrin peng kryeprokurorin

LEXO EDHE:  Gjermania kundër integrimit të Shqipërisë në BE?/ Basha tregon si qëndron e vërteta

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ish-deputeti i sulet Ramës/ Populli shqiptar të ka vulosur si “Non Grata”

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i sulet Ramës/ Populli shqiptar të ka vulosur si “Non Grata”

“Populli shqiptar tashmë e ka vulosur si NON GRATA në këtë vend, kryeministrin dhe të gjithë sektin e tij të Rilindjes”.

Kështu deklaron ish-deputeti i LSI-së Vangjel Tavo, i cili deklaron se korrupsioni dhe papunësia janë në nivele të larta të paprecedenta.

Sipas tij, të gjitha institucionet janë jashtë funksioni zyrtar dhe kontrolli dhe vjedhja po shtohet e më shumë.



“Vjedhja po shtohet pasi e dinë që edhe pak kohë u ka mbetur. “Të vjedhim sa të mundim” shprehen edhe haptazi nëpër kafene “sepse s’do na vijë më kjo ditë.” Dhe vërtetë kjo ditë s’do ju vijë më kurrë. Sepse dita e halabakëve nuk do vijë më kurrë. Dita e këtij sekti që tradhëtoi socialistët e thjeshtë e të ndershëm, qytetarët dhe fshatarët e thjeshtë e të ndershëm nuk do vijë më kurrë.

LEXO EDHE:  Kriminelët po marrin peng kryeprokurorin

LEXO EDHE:  Foto-Rama s’njeh limite/Lë Bashën, ironizon Halim Kosovën

Ajo që po afron është shpresa dhe një e ardhme më e mirë. Më shumë punësim. Taksim i ndershëm. Dhe më shumë përkrahje për bizneset e mëdha dhe ato familjare, bujqësinë, turizmin dhe më shumë mundësi për rininë tonë të mrekullueshme”, shkruan Tavo në rrjetet sociale.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga Pëllump Gani Pilinci/ Bien kambanat në të gjithë Shqipërinë!

Publikuar

-

Nga

Partia Shpresa Demokrate është parti “demokrate e djathtë” mbi bazën parimeve të demokracisë së djathtë amerikane. Partia është Shqiptaro-Amerikane, me zyra në amerikë dhe Shqipëri së shpejti…

Është dosja e hapur për Shqipërinë. Është realiteti i shqiptarëve.
Eshtë shpresa e fundit e mëmëdheut tonë.
Qëllimi i Partisë Shpresa Demokrate është: të marrë përsipër, me përgjegjësi të plotë përpara Kombit, misionin e nxjerrjes së tij nga kriza ekonomike, politike dhe morale, në të cilën e kanë zhytur politikat antishqiptare të zbatuara nga qeverisjet e derisotme.
Bien kambanat në të gjithë Shqipërinë! Bashkohuni me ne, motra dhe vëllezër!  Veri, Jug, Lindje dhe Perëndim! Jemi te një race, të një gjaku, te një gjuhe e të një Kombi!  O shqiptarë, mos harroni ne jemi” Pellazgë Ilirë.
“Jemi vëllezër! Mëmëdheu na thërret!
Le t’i japim besën njëri-tjetrit për përmbushjen e amanetit të të parëve tanë, për realizimin e interesave dhe të aspiratave të kombit, për të punuar e për të luftuar, që fëmijëve tanë t’u krijojmë një Amerikë të vogël e t’u lëmë parajsën, krenarinë kombëtare, dinjitetin e një kombi të bashkuar, Shqiperinë e lirë e të siguruar brenda kufijve të saj natyrorë!
Zoti, e bekoftë rrugën tone! Zoti e bekoftë kombin shqiptar!..
Zoti e bekoftë kombin Amerikan.

Pellump Pilinci, Kryetar i Partisë Shpresa Demokrate

Rreth autorit

Z. Pellump Gani Pilinci i lindur me 16 Prill 1948 … në burgun e Maliqit .. Familja më e pasur e Pilincit … dhe patriotët… Familja Pilinci ka punuar për një shekull për çështje kombëtare …. Pilincat e vrarë me shekuj … nga plumbat e armiqve shekullorë …



Stërgjyshi i tij Z. Hamet Gani Pilinci i frymëzuar nga çështjet kombëtare … dhe i diplomuare në Yale College Connecticut, SHBA në 1877-1881 ..

Gjyshi Z. Hetem Hamet Pilinci, i diplomuare në New York College, USA në 1912-1916 … atëherë gjyshi i tij Prof. Hetem Hamet Pilinci me një mision të veçantë në Amerikë 1921-1922 me mikun e tij të hershëm Z. Ulysses Grant-Smith, me punën të gjyshit të tij ‘Pilinci …’ shoku i tij u emërua ambasador në Shqipëri, gjyshi i tij Prof. Pilinci dhe ambasadori Ulysses Grant-Smith mbërritën në Tiranë në nëntor 1922 …’

Kështu që Pellump Gani Pilinci lindi në 16 prill 1948. Pasi u rrëmbye nga komunizmi sllavo-rus …, vilat u dogjën dhe fabrikat plaçkitën tërë pronën …. të kuqtë e Stalinit !? ata arrestojnë gjyshin e tij, xhaxhallarët, babanë ‘Gani Hetem Pilinci dhe nënën Zarife Pilinci shtatë muajshe shtatëzënë …. Kështu që Pellump Gani Pilinci i lindur në burgun e Maliqit pas 7 shtatë ditësh arrestimi …. Pellump Gani Pilinci në kampe përqendrimi.., Tepelena , Kruje, Saver, Shtyllas, Gjaze, përsëri Shtyllas … komunistët eksperimentuan për herë të parë me Pellump Gani Pilincin !? për pesë vjet nën arrest shtëpiak.
Z. Pellump Gani Pilinci si familje, ‘Me ndihmën e miqve të gjyshit të tij, amerikanë amerikanë …’ Z. Pellump Gani Pilinci, arrin në Amerikë në maj 1975 …
Prof. Pellump Gani Pilinci u diplomua në Universitetin Shtetëror të Montclair NJ në 1980 me diplomë master’s degree dhe gjithashtu ka përfunduar shumë kurse speciale speciale ndërkombëtare … Ai ka qenë profesor në disa College NJ…
Në fillim të vitit 1976, Pilinci u takua me zotin George H.W. Bush …, zoti Bush e dinte për familjen “Pilinci”. Bush dhe Pilinci udhëtuan disa herë në Ballkan, Evropë, Shqipëri.
Ishte ideja e Bushit për të rrëzuar Murin e Berlinit … në fillim të vitit 1976, Bush ishte i pari në CIA. Bush, i caktuar me qëllim …. Zëvendës President, fillon politika e inteligjencës …. rënia e shpejtë e Murit Berlin … Ndërsa për
Presidentin Ronald Reagan ai ishte i mirë për filmat Artistike.
Profesor Pellump Gani Pilinci, punën e tij amerikane për çështje kombëtare dhe ndërkombëtare për 45 vjet, dhe vazhdon … Ballkani, Evropa dhe më tej …., i shpeshtë “sulmi në tentativë” i plagosur tre herë … 1975, Itali, 1985 Bruksel, u plagos rëndë në Nëntor 1989 Berlin….
Profesor Pilinci thotë: ‘Do të vazhdoj me të njëjtin program deri në fund të jetës sime … derisa të përfundoj në varësi të 100% të Ushtrisë amerikane dhe ngritjen e flamurit në çdo cep të Shqipërisë për shekuj. Do t’i mbaj fjalët dhe testamentin e babait tim, gjyshit tim, ambasadorit të parë Ulysses Grant-Smith dhe George HW Bush. Por nuk duhet të harrojmë ëndrrën e 98% të dashurisë së shqiptarëve për ta thirrur Shqipërinë …. Amerikën e Vogël në zemrën e Evropës …

LEXO EDHE:  Marrëveshje të fshehtë me Bashën?/ Rama: Ndihem shumë i keqardhur

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/ Ka vetëm një mënyrë për të "fituar" prej raportit të OSBE-ODIHR-it

 

LEXO TE PLOTE