Connect with Us

Po përgatitej për Ligën e Kampioneve, dorëzohet futbollisti i Barcelonës

La Liga

Po përgatitej për Ligën e Kampioneve, dorëzohet futbollisti i Barcelonës

Publikuar

-

Barcelona duhet të llogarisë mungesën e Osman Dembelesë për pjesën e mbetur të sezonit. Sulmuesi francez, i cili po përgatitej për t’u rikthyer për Ligën e Kampioneve ka ndjerë shqetësimë të mëdha gjatë seancave të stërvitore në 3 ditët e fundit dhe për rrjedhojë po merr ngarkesa të vogla.

Por, duke parë kondicionin e tij fizik është thuajse e pamundur që ai të aktivizohet për fazën e mbetur të Ligës së Kampioneve.

Ai la pas një dëmtim të rëndë që zgjati prej 6 muajsh. Me përfundimin e kampionatit, kishte shpresa që ai të aktivizohej në Ligën e Kampioneve, por tani trajneri Kike Setien duhet të përgatisë kontigjentin e ri për fushatën delikate të kompeticionit më të madh të klubeve europiane, nga i cili varet dhe fati i tij.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Formacionet zyrtare/ Guardiola dhe Zidan surprizojnë me titullarët, ja si rreshtohen skuadrat

Publikuar

-

Nga

Mançester Siti pret në shtëpi Real Madridin ditën e sotme, në ndeshjen e kthimit për 1/8 e Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë në Spanjë përfundoi me fitoren e ekipit të Guardiolës me rezultatin 2-1, që i bën anglezët të jenë favoritë për të kaluar në fazën tjetër.

Megjithatë te Reali nuk dorëzohen dhe do të bëjnë të pamundurën për t’u kualifikuar, ndonëse do të kenë një mungesë të madhe në mbrojtje si ajo e Serxho Ramosit. Pritet një ndeshje spektakolare në “Etihad”, kjo për faktin se të dyja skuadrat bëjnë lojë të hapur.



Guardiola kërkon me çdo kusht kualifikimin, pasi nuk do të kishte një mundësi më të mirë për të fituar Ligën e Kampioneve me një skuadër tjetër përveç Barcelonës.

Formacionet zyrtare:

LEXO TE PLOTE

La Liga

Plas te Real Madridi, Bale dhe Zidane nuk shihen me sy dhe as nuk flasin

Publikuar

-

Nga

Garet Bejl nuk udhëtoi në Mançester dhe kjo ishte shenja e fundit që marrëdhënia e tij me Zinedin Zidanin është thyer totalisht dhe nuk ka më asnjë shans pajtimi. Reali fitoi titullin pak javë më parë, por uellsiani nuk luajti thuajse asnjë rol në skuadër dhe marrëdhënia e tij me trajnerin vetëm u përkeqësua. “Marca” zbulon se raporti i sulmuesit me trajnerin është aq i nderë, sa ata nuk komunikojnë më, madje nuk e shohin njëri-tjetrin as në sy.

Është e vërtetë që Bejlit nuk i ka munguar respekti ndaj trajnerit të tij, por shumë prej gjesteve të lojtarit këto javët e fundit janë perceptuar keq nga Zizu, i cili e ka krisur raportin me të që pas finales së Champions-it 2018 në Kiev. Pas një sezoni të vështirë atë vit, ku sulmuesi humbi vendin në skuadër, Bejl refuzoi dorën e Zidanit, ndërsa ai i dha një mundësi.



Rikthimi i francezit në stol nuk ishte lajmi më i mirë për ish-yllin e Totenhemit dhe verën e shkuar ai ishte shumë pranë largimit, ashtu siç tekniku e pranoi vetë, por sot ata janë ende në një skuadër dhe marrëdhënia sa vjen dhe përkeqësohet. Madje, ka mbërritur deri në pikën sa Zidan nuk e donte as në avionin që fluturoi drejt Mançesterit të premten, një vendim që nuk i ka surprizuar njerëzit në klub.

Drejtuesit e Realit kanë diskutuar të ardhmen e Bejlit në skuadër dhe presin që ai të largohet në fund të këtij sezoni, ashtu si Hames Rodrigez. Klubi shpresonte që të mos mbërrinte në këtë pikë, por situata e tij me trajnerin nuk ka shkuar drejt përmirësimit. Për sa kohë Zidan të jetë në stol, ai nuk do të luajë për Realin. Dhe me dy vite kontratë në “Bernabeu” ky është momenti më i mirë për ta shitur.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Roma eliminohet nga Europa League, Sevilla shkon më tej

Publikuar

-

Nga

Sevilla ka mposhtur me lehtësi skuadrën e Romës.

Në letër pritej të ishte një ndeshje shumë më e vështirë, por Sevilla ka bërë gjithçka me lehtësi kundër Romës, duke triumfuar 2-0.

Spanjollët kaluan në epërsi qysh në minutën e 22’ të takimit, kur Sergio Reguillon gjeti golin.



Një minutë para fundit të pjesës së parë, Youssef En-Nesyri tundi rrjetën e romakëve për herë të dytë.

Në 45 minutëshin e dytë, andaluzianët arritën të administrojnë mirë ndeshjen, duke mbajtur rezultatin 2:0 deri në fund.

Me këtë fitore, Sevilla kalon tashmë në 1/8-ën e finales së Ligës së Evropës, kurse Romës i mbetet të mendojë për sezonin e ri. 

LEXO TE PLOTE