Connect with Us

OMN kritikon ashpër KPK dhe rekomandon shkarkimin e gjyqtares

Vetingu

OMN kritikon ashpër KPK dhe rekomandon shkarkimin e gjyqtares

Publikuar

-

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kërkoi që Kolegji i Apelit të shqyrtojë me urgjencë rastin e konfirmimit në detyrë të gjyqtares Ankelina Gazidede dhe që praktika e përsëritur e KPK për konfirmim në detyrë dhe referim për inspektim duhet të ndërpritet për shkak se përbën një heqje dorë nga KPK nga detyra e saj kushtetuese në procesin e vetingut.

Në një nga opinionet më kritike deri më sot kundër Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kërkoi që praktika e “referimit për inspektim” të subjekteve që konfirmohen në detyrë pasi gjehen me probleme të ndryshme duhet të marrë fund pasi përmes kësaj praktike, KPK duket se po heq dorë nga detyra e saj kushtetuese për të shkarkuar gjyqtarët apo prokurorët që rezultojnë me probleme gjatë hetimit administrativ.

Ky opinion veçanërisht i ashpër u dha nga OMN në kuadër të sugjerimit që ky institucion i bëri Komisionerit Publik për nevojën për ankimimin e vendimit të konfirmimit në detyrë të gjyqtares Alkelina Gazidede të Gjykatës Administrative të Apelit. OMN argumentoi se gjyqtarja duhej të ishte shkarkuar për kriterin e pasurisë dhe mund të mos ishte shpallur “e aftë” në kriterin e aftësive profesionale.

Gazidede, gjyqtare që e ka nisur karrierën në vitin 1996, u konfirmua në detyrë nga KPK më 10 korrik por dy vendime në të cilat ajo akuzohet se ka shkelur etikën profesionale dhe parimin e paanësisë së gjykatës, “të çohen për inspektim” te një organ kompetent.

Por përveç rekomandimit për shkarkim, Vëzhguesit Ndërkombëtarë dhanë disa komente paraprake në të cilat argumentuan se klauzola ligjore që autorizon KPK-në të referojë për inspektim një subjekt lidhet vetëm për çështje në të cilat subjekti mund të përballet me procedim disiplinor ndërsa për çështjet, të cilat mund të shkaktojnë shkarkim të subjektit nga detyra, KPK nuk duhet të përdorë referimin por duhet të gjykojë vetë sepse përndryshe “heq dorë nga detyra e saj kushtetuese”.

Pasi citon pikën 4 të nenit 59 të ligjit të vetingut, vëzhguesit ndërkombëtarë shkruajnë:

“Një interpretim i orientuar kushtetutshmërisht i këtij neni duhet të mbështetet në një proces korrekt ligjor, gjë që do ta ndalojë KPK-në në transferojë çështje “të organi disiplinor inspektues kompetent” kur çështjet kanë ose mund të kenë një ndikim thelbësor një procesin e rivlerësimit, kur këto çështje mund të përbëjnë bazë për një shkarkim nga detyra.”

Sipas vëzhguesve, nëse ligji interpretohet ndryshe, kjo sjell “vendimin e papërshtatshëm të konfirmimit në detyrë për shkak se KPK është në pamundësi ose i mungon dëshira të marrë në konsideratë (siç duhet) çështje thelbësore që mund të kenë rëndësi themelore për rezultatin e rastit specifik”.

LEXO EDHE:  U përball me Vettingun/ KPK jep vendimin për gjyqtaren e Krimeve të Rënda

KPK ka konfirmuar në detyrë dhe ka dërguar për inspektim për çështje të ndryshme një numër gjyqtarësh dhe prokurorësh. Në një rast një subjekt u dërgua për inspektim pa shkak.

Vëzhguesit thonë: “Në një situatë të tillë Vëzhguesit Ndërkombëtarë besojnë se KPK mund të heqë dorë nga roli i saj kushtetues.” Vëzhguesit shtojnë se nëse Kolegji i Posaçëm i Apelimit e rrëzon këtë çështje, edhe roli kushtetues i KPA është i rrezikuar.

Pasaktësi në deklarimin e pasurisë

Vëzhguesit vërejnë se subjekti Gazidede ka dështuar në mënyrë të përsëritur gjatë viteve në të cilat ka qenë subjekt i deklarimit vjetor të pasurisë, të deklarojë saktë, në mënyrë të plotë dhe me korrektesë asetet e saj dhe të familjes së saj.

Ajo ka deklaruar përgjatë viteve se ka blerë një copë tokë me sipërfaqe 437 metra në të cilën ka deklaruar ndërtimin e një kati 100 metra katror në vitin 2003, shtimin e një kati në vitin 2004 dhe shtimin e një kati papafingo në vitin 2006. Por ndryshe nga deklarata e vitit 2003, në deklaratën veting shtëpia është deklaruar me kat përdhesë 143 m2 plus 20 metra terracë, kati i parë 150 metra dhe kati i dytë 192 metra.

Sipas OMN-së, deklaratat e saj mbi kostot dhe gjendjen e shtëpisë së legalizuar duket se nuk qëndrojnë dhe se të ardhurat e saj familjare nuk mjaftojnë për të mbuluar koston e shtëpisë.

“Duket se ka mospërputhje mes deklaratave dhe dokumenteve të dorëzuara nga subjekti me dokumentet e administruara gjatë hetimit administrativ,” thuhet në opinionin e OMN-së. “Shpjegimet e subjektit mbeten në nivel kontradiktor, rrethanor dhe pa vlerë provuese për sa kohë kuadri ligjor i zbatueshëm është i qartë”.

OMN vëren gjithashtu se subjekti nuk ka qenë në gjendje t’i bindë për origjinën e një depozitimi në bankë me vlerë 1 milionë lekë në vitin 2010 ndërsa bashkëshorti i subjektit ka rezultuar se përdor një makinë jo nën pronësi të tij, por që u zbulua se përdorej prej tij për shkak të policave të sigurimit vjetor të lëshuara në emër të tij.

OMN ka vërejtje edhe për faktin që KPK e ka vlerësuar subjektin si profesionalisht të aftë. Sipas OMN-së, procesi i hetimit administrativ dhe disa denoncime nga persona të panjohur kanë zbuluar shumë raste problematike, me vendime të marra në kushtet e njëanësisë së shpallur ose gjykimin e një çështjeje dy herë, një herë në rolin e gjyqtares së Tiranës dhe më vonë, në rolin e anëtares së një trupe gjykuese në apel. Shpjegimet e subjektit për këto pikëpyetje, sipas OMN-së, nuk ishin të qarta.

Për këto arsye, OMN rekomandon apelimin e vendimit të konfrimimit me kërkesë për shkarkim nga KPA./ Birn

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Skandali u denoncua në Kuvend/ Gjyqtari i grupit KÇK, në Gjykatën e Tiranës

Publikuar

-

Nga

Skandali u denoncua në Kuvend/ Gjyqtari i grupit KÇK, në Gjykatën e Tiranës

Në sistemin e drejtësisë janë një grup gjyqtarësh dhe prokurorësh, të cilët ecin me filozonë “kap çfarë të kapësh”. Kështu ka deklaruar kryemi nistri Edi Rama, një vit më parë nga foltorja e Kuvendit, ndërsa sulmoi ashpër gjyqtarët dhe prokurorët KÇK,

Kryeministri nuk kurseu as emra, pasi foli për një çështje një burrë dhunues kishte marrë urdhër mbrojtje. Gjyqtari që e kishte vënë në mbrotje të denoncuarin për dhunë, ishte Martin Deda, nga Gjykata e Shkallës së Parë, Tiranë. Rama e cilësoi si kriminel gjyqtarin Deda, i cili kishte vënë në mbrojtje burrin-dhunues.

Nuk dihet nëse pas deklaratës së kryeministrit, është hetuar vendimi i gjyqtarit Martin Deda. Ky i fundit, që nga Qershori po flitrohet nga Vettingu.

Një tjetër dosje që gjyqtari Martin Deda ka pasur në duar, është në lidhje me ish Drejtoreshën e Institutit të Statistikave Ines Nurja.
Kjo e fundit ishte paditur nga ILDKPKI, për refuzim të deklarimit të pasurisë dhe më pas Prokuroria gjeti fakte për ta dërguar në Gjykatë, në vitin 2015. Gjyqtari Martin Deda, dha dënimin me 200 000 lekë gjobë, për ish zyrtaren Nurja, pasi ajo përfitoi ulje të dënimit dhe pse nuk e kishte pranuar akuzën.

Sa i përket pasurisë, të ardhura e gjyqtarit Martin Dedja burojnë vetëm nga paga e tij dhe e bashkëshortes dhe më vonë janë shtuar edhe paga e djalit avokat dhe e vajzës e punësuar në Bashkinë e Tiranë.

E vetmja patundshmëri që deklaron Deda është një shtëpi banimi me vlerë, 1.4 milionë lekë. Ndërsa si pasuri të luajtshme deklaron një makinë, Mercedez Benz me vlerë 4 000 euro, të blerë në vitin 2015.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Martin Deda.
Viti 2003
Shtëpi banimi me vlerë 1.4 milion lekë.
Autoveturë Benz, me vlerë, 0,5 milion lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, 0,61 million lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 0,24 million lekë.

Viti 2004
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, 85 000 lekë.

Viti 2005
Nuk deklaron asgjë.

Viti 2006
Nuk deklaron asgjë.

Viti 2007
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, 796 784 lekë.
Shpërblim, 30 000 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 20 000 lekë.

LEXO EDHE:  Ullishte, troje, apartamente e makina/ Si ndryshoi në 15 vite pasuria e gjyqtares Enkela Bajo?

LEXO EDHE:  “Individ që vihet nën presion nga strukturat kriminale/ KPK zbardh vendimin për Adriatik Camen

Viti 2008
Automjet Benz A Clas 170, me vlerë 400 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, 75 000 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 25 000 lekë.

Viti 2009
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, 85 000 lekë.

Viti 2010
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, 80 000 lekë.

Viti 2011
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, 1 047 975 lekë.

Viti 2012
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, 1 345 361 lekë.

Viti 2013
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, 1 324 079 lekë.

Viti 2014

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, 1 594 598 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 40 000 lekë.
Të ardhura nga paga e djalit, 50 000 lekë.

Viti 2015

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, 1 594 598 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 40 000 lekë.
Të ardhura nga paga e djalit, 50 000 lekë.
Shitur makina, Mercedez Benz, 1 500 euro.
Blerë makinë, Mercedez Benz, 4 000 euro.

Viti 2016
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, 1 238 445 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si menaxhere në një restorant, 480 000 lekë.
Të ardhura nga paga e djalit si avokat, 600 000 lekë.
Të ardhura nga puna e vajzës në Bashkinë e Tiranës, 513 000 lekë.

Viti 2017
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, 112 979 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si menaxhere në një restorant, 18 000 lekë.
Të ardhura nga paga e djalit si avokat, 50 000 lekë.
Të ardhura nga puna e vajzës në Bashkinë e Tiranës, 54 262 lekë.

Viti 2018
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, 1 427 392 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si menaxhere në një restorant, 18 000 lekë.
Të ardhura nga paga e djalit si avokat, 50 000 lekë.
Të ardhura nga puna e vajzës në Bashkinë e Tiranës, 54 262 lekë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

6 000 euro për të mbyllur një dosje?/ Nga pasuria tek heshtja e skandalit për gjyqtarin e Kurbinit

Publikuar

-

Nga

6 000 euro për të mbyllur një dosje?/ Nga pasuria tek heshtja e skandalit për gjyqtarin e Kurbinit

Gjyqtari Aurel Arapi me vetëm pesë vite karrierë në drejtësi, është lakuar për marrjje ryshfeti.

Në vitin 2019, emisioni investigativ Fiks Fare denoncoi veprimet e një avokati i cili duke bërë sekserin e gjyqtarëve të gjykatës së shkallës së parë të Kurbinit, arriti të lironte dhe të pushonte hetimin për një të pandehur të akuzuar për kultivim të bimëve narkotike. Gjithçka dyshohet se u bë në këmbim të 6 000 eurove.

“Na ka përmendur një gjyqtar me mbiemër Arapi , emrin nuk ja di. Për atë thoshte se i kishte eurot”, shprehej për kamerën e Fiks Fare qytetari K. Sula.

Trupi gjykues i Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, me kryesues gjyqtarin Aurel Arapi në 21 shtator 2016 vendosi pushimin e çështjes penale për të pandehurin B. Sula dhe shuarjen e masës së sigurisë për të. Por, Prokuroria e apeloi vendimin e Gjykatës së Kurbinit dhe dy vjet me pas Gjykata e Apelit të Tiranës ,shpalli fajtor të pandehurin B. Sula për kultivim të bimëve narkotike duke e dënuar përfundimisht me 4 vite burg.

Se ku shkuan paratë nuk u mësua kurrë, pasi avokati sekser më vonë ndryshoi version. Hetimet-Vetting ndaj gjyqtarit Aurel Arapi kanë nisur në Qershor të këtij viti dhe ende nuk dihet se dosja e cila ka dalë në emission investigative do të hetohet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Se ka pasur shkelje në vendimin e dhënë nga Arapi dhe kolegë të tij e konfirmuar Apeli, por dritë mund të hidhej, nëse ka pasur ndikim ryshfeti në këtë rast. Aurel Arapi e ka nisur punën si gjyqtar me zero pasuri. Deklarata e tij para fillimit të detyrës është bosh.
Pasuritë e vetme që ka deklaruar janë një shtëpi në Vlorë si trashëgimi nga babai, në bashkëpronësi dhe një automjet I blerë në vitin 2016, me vlerë 250 000 lekë.

LEXO EDHE:  Zbardhet vendimi i KPK për prokurorin e Tiranës/ Shkeljet që e fundosën

LEXO EDHE:  U përball me Vettingun/ KPK jep vendimin për gjyqtaren e Krimeve të Rënda

Për më tepër po sjellim formularët e deklarimit të pasurisë së gjyqtarit Aurel Arapi.

Viti 2013 (Deklarata fillestare)
Deklaron zero pasuri
Viti 2013 (Deklarata vjetore_
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, Tiranë, 162 977 lekë.

Viti 2014
Gjendje, kesh 250 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, 992 286 lekë.

Viti 2015
Gjendje, kesh 350 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, më Kurbin, 933 113 lekë.

Viti 2016
Ap banimi me sip 57 m2, në Vlorë, si trashëgimi në bashkëpronësi.
Blerë Mercedez Benz, 250 000 lekë.
Gjendje kesh në banesë, 600 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, më Kurbin, 1 040 718 lekë.
Të ardhura nga Shkolla e Magjistraturës si bashkëautor teksti, 20 851 lekë.

Viti 2017
Gjendje kesh në banesë 700 000 lekë. Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, më Kurbin, 1 084 237 lekë.

Viti 2018
Gjendje kesh në banesë 600 000 lekë.
Gjendje në llogarinë rrjedhëse, 71 939 83 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, më Kurbin, 1 082 996 lekë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

“Përplasen” komisionet e Vettingut/ KPA u jep shpresa të shkarkuarve

Publikuar

-

Nga

“Përplasen” komisionet e Vettingut/ KPA u jep shpresa të shkarkuarve

Fuat Verdha ishte gjyqtari i parë në sistemin e drejtësisë i cili u rikthye në detyrë si kryetar i Gjykatës së Apelit në Shkodër, pas shkarkimit nga shkalla e parë e Vettingut.

KPA, rrëzoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimi, duke e rikthyer Verdhën në sistemin e drejtësisë. Ky rast u pasua dhe me një tjetër rikthim. Ai është prokurori Elvi Gokaj, të cilin e KPK e kishte pezulluar nga detyra dhe kishte “ndëshkuar” me rifillimin e Shkollës së Magjistraturës.

Këto vendime të KPA kanë ngjallur shpresë edhe tek të shkarkuarit e tjerë nga shkalla e parë Vettingut apo të përjashtuarit nga drejtësia.
Vetëm këtë muaj KPK ka pasur në duar më shumë se 10 raste, me disa seanca radhazi. Agim Bendo, Eneida Civici, Enkelea Xhego dhe të tjerë presin vendimin e KPA, pasi e konsiderojnë të padrejtë, shkarkimin nga KPK.

Në listë është edhe ish kryetari i Gjykatës së Tropojës Dritan Seci, për të cilin Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të mblidhet me datë 24 Nëntor. Më datë 11 mars 2019, trupa gjykuese e KPK-së, e përbërë nga Roland Ilia Kryesues, Olsi Komici relator dhe Valbona Sanxhaktari anëtare, vendosën shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Dritan Seci.

LEXO EDHE:  Foto-PS rikonfirmoi Pekën në detyrë?/ Zbulohet anëtari i KQZ  që e shoqëronte

LEXO EDHE:  Vilën në emër të ish sekretares dhe para nga prostitucioni/ Artur Malaj, skandali i gjyqësorit

Sipas KPK, ai shkarkuar pas problemeve të konstatuara në kriterin e pasurisë. Fshehja e një apartamenti në Tiranë dhe e një dhurate prej 20 mijë euro, si edhe mosmbulimi i shpenzimeve me të ardhura të ligjshm u, sollën ai fakte për shkarkimin e Kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, Dritan Seci.

Gjithashtu KPK pretendonte se gjyqtari Seci ka aftësi “minimale” në aspektin professional./CNA.al

LEXO TE PLOTE