Connect with Us

OBSH apel të rinjve: Edhe ju mund të infektoheni e të humbisni jetën nga Covid

Sociale

OBSH apel të rinjve: Edhe ju mund të infektoheni e të humbisni jetën nga Covid

Publikuar

-

OBSH apel të rinjve: Edhe ju mund të infektoheni e të humbisni jetën nga Covid

Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë sërish thirrje të rinjve që të tregohen të kujdesshëm pasi askush nuk është i parrezikuar nga Covid-19.

Në një nga konferencat nga Gjeneva, kreu i agjencisë së Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus, shprehet se OBSH e ka thënë edhe shumë herë të tjera që “të rinjtë nuk janë të pamposhtur. Ata mund të infektohen dhe mund të humbasin jetën.” Po ashtu, Ghebreyesus shton se të rinjtë mund ta transmetojnë virusin tek të tjerët dhe për këtë arsye ata duhet të tregohen të kujdesshëm për të ruajtur veten dhe të tjerët.

“E kemi thënë më parë dhe do ta themi prapë: Të rinjtë nuk janë të pamposhtur. Të rinjtë mund të preken, mund të vdesin. Dhe, të rinjtë mund ta kalojnë virusin tek të tjerët. Prandaj të rinjtë duhet të tregohen po aq të kujdesshëm për të ruajtur veten dhe të tjerët”, shprehet Tedros.

LEXO EDHE:  Haxhinasto inspekton punimet për kanalizimet në Ksamil/ Apel kompanive kontraktore

Nga ana tjetër, Dr, Maria Van Kerkhove shprehet se përgjithësisht të rinjtë e kalojnë sëmundjen me simptoma të lehta, por shton se ka pasur shumë raste kur ka ndodhur e kundërta./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Shi dhe shtrëngata, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Publikuar

-

Nga

Shi dhe shtrëngata, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Ditën e sotme do të mbetemi në kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Në bregdet motit pritet të jetë i kthjellët, por në zonat e ulëta dhe malore do të ketë vranësira të shpeshta, të cilat gjatë pasdites do të sjellin rrebeshe shiu ne veri-verilindje dhe juglindje.

Reshjet do të jenë të herëpashershme në formën e shtrëngatave, ndërsa në relievet kodrinore’malore edhe në formën e stuhive apo rrebesheve afatshkurtër.



Mbrëmja parashikohet që të vijojë me kthjellime dhe vranësira. Më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore.

LEXO EDHE:  Frika nga koronavirusi/ Përfaqësuesi i OBSH qetëson shqiptarët, mesazhi për mediat

LEXO EDHE:  “Katër trajtime premtuese kundër COVID-19”/ OBSH: Do të testohen në shkallë globale

Temperaturat e ajrit do të jenë të ulëta gjatë mëngjesit, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 35°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim deri 4 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Thuaj që vdiq nga koronavirusi”/ Pipero i përgjigjet qytetarit: Nuk ka shans…

Publikuar

-

Nga

“Thuaj që vdiq nga koronavirusi”/ Pipero i përgjigjet qytetarit: Nuk ka shans...

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka folur për përhapjen e koronavirusit në vend dhe gjendjen në spitale.Pipero u shpreh se ende nuk ka protokolle të përcaktuara për këtë sëmundje.

Po ashtu ai tha se tashmë edhe mjekët e familjes janë në dispozicion të pacientëve, ndërsa sqaroi se ata janë trajtuar nga Urgjenca Kombëtare.

“Nxitimi për të dhënë antibiotik pa pasur klinik është i gabuar. Dua të them që mjeku i familjes është trajnuar jo vetëm nga Urgjenca Kombëtare, por edhe nga ne. Janë bërë disa trajnime dhe di të them se i kemi trajnuar dhe ky është një nga avantazhet që ka mjeku i familjes në përballjen me COVID-19. Nuk duhet të nxitohemi, skema për tu përdorur ndryshon sipas fazave të sëmundjes. Ata që kanë nevojë për trajtim u kemi dhënë skema të duhura. Nëse ka vështirësi në frymëmarrje komunikohet me 127″, u shpreh mjeku infeksionist.

LEXO EDHE:  Frika nga koronavirusi/ Përfaqësuesi i OBSH qetëson shqiptarët, mesazhi për mediat

LEXO EDHE:  Maqedonia e Veriut nuk gjen qetësi/ Shifra të larta viktimash dhe rastesh të reja me Covid

Mjeku Pëllumb Pipero ka komentuar edhe mesazhin e një qytetari, i cili shprehej se në shumë raste vdekjesh, u është thënë se duhet të regjistronin të afërmit e tyre si viktima të Covid-19.  Gazetari Endri Xhafo, i lexoi një mesazh të tillë Piperos dhe i kërkoi koment.



Nuk besoj që virusi ekziston. Kemi pasur raste vdekjesh dhe na është kërkuar t’i regjistrojmë si me Covid-19. Thuaj që vdiq nga corona na thonin,”- lexoi ndër të tjera Xhafo.

Lidhur me këtë, Pipero u shpreh se nuk ka mundësi të ndodhë, pasi duhet letër konfirmuese nga mjeku infeksionist që e ka ndjekur. Më tej, mjeku rrëfeu një bisedë të tij me një farmaciste 26-vjeçare e prekur nga Covid-19. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Alternime kthjellimesh dhe vranësira/ Mësoni kapriçot e motit për sot

Publikuar

-

Nga

Alternime kthjellimesh dhe vranësira/ Mësoni kapriçot e motit për sot

Dita e sotme do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim. Sipas Shërbimit Meteorologjik, priten reshje shiu me intensitet të ulët që në orët e para të 24 orëshit në zonën Juglindore dhe Lindore të vendit.

Në mesditë reshjet e shiut do të prekin pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët në zonat bregdetare, ndërsa në Juglindje dhe përgjatë Uletësirës Perëndimore reshjet do të jenë me intensitet mesatar, lokalisht reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.



LEXO EDHE:  Maqedonia e Veriut nuk gjen qetësi/ Shifra të larta viktimash dhe rastesh të reja me Covid

Era do të jetë nga kuadrati i Perëndimit me shpejtësi 1-8m/s, e cila në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 10-12m/s.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 14°C deri në 27°C
zonat e ulëta 18°C deri në 33°C
zonat bregdetare 16°C deri në 31°C

LEXO TE PLOTE