Connect with Us

Nuabueze drejt largimit, zbulohet plani i Laçit

Sport

Nuabueze drejt largimit, zbulohet plani i Laçit

Publikuar

-

Laçi kapi jo vetëm zonën “Euro”, por shpalli golashënues Kirian Nuabuezen. Më shumë se kaq nuk mund të prisnin as vetë në Kurbin. Ky sezon që sapo u mbyll, mund të quhet pa frikë i suksesshëm. E megjithatë, kohë për festë nuk ka.

Klubi direkt ka nisur planet për të ardhmen. Me të drejtë po nxitojnë, pasi Kupat e Europës janë në prag. Rinovimet do të jenë hapi i parë dhe më pas do të mendohet për të bërë përforcime.

Duket e pamundur që “Këpuca e Artë” të qëndrojë edhe një vit te bardhezinjtë, e megjithatë drejtuesit do bëjnë çmos që ta mbajnë për ndeshjet europiane dhe vetëm më pas do ta shesin.

Ofertat në drejtim të tij kanë muaj që vijnë, por tashmë që mori edhe titullin e shënuesit më të mirë të Kategorisë Superiore, do të vijnë në rritje. Skuadra e drejtuar prej Armando Cungu nuk do të jetë kalimtare në Ligën e Europës, por minimalisht të kalojë ndonjë tur. E për këtë motiv, drejtuesit duan që të paktën ta kenë mendjen e fjetur me sulmin. Dhe Nuabueze, ia jep këtë qetësi.

Vëmendje do të marrin edhe repartet e tjera, ku po punohet për të siguruar afrimet e duhura, Dëmtimi i mbrojtësit Abdurrahman Fangaj ka prishur jo pak planet, por gjithsesi drejtuesit i kanë hedhur tashmë piketat për ta zëvendësuar. Emra si Filip Gligorov apo Bojan Najdenov janë lakuar si përforcime, e megjithatë ditët e ardhshme do të zbulojnë diçka më shumë edhe për merkaton.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Tirana gati për Championsin, sulmuesi kryesor arratiset nga ekipi

Publikuar

-

Nga

Majkëll Ngo është në Angli. Lojtari i bardhebluve po shijon ditët e pushimeve në Londër.

Me shumë mundësi, futbollisti nuk do të jetë pjesë e skuadrës që do të përgatitet këto ditë në Ohër dhe me të gjitha gjasat ai do të mungojë edhe në sfidën që Tirana do të luajë në Ligën e Kampionëve.



Anglezit i ka përfunduar kontrata me bardheblutë dhe ende nuk është gjetur gjuha e përbashkët për rinovimin e saj, diçka që të bën të mendosh se sulmuesi nuk do të vazhdojë me Tiranën.

LEXO TE PLOTE

Sport

Sot hidhet shorti, Tirana mëson rivalin në Champions League

Publikuar

-

Nga

Në Nyon të Zvicrës do të hidhet edhe shorti sa i përket turit të parë kualifikues për “Champions League”. Tirana pritet që të mësojë kundërshtarin e saj, ndërsa ekipi do të zhvillojë menjëherë përgatitjet për përballjen e parë që do të zhvillohet mes datave 18-19 gusht.

Bardheblutë do ta njohin rivalin me shortin që nis sot në orën 12:00, ndërsa në ditën e nesërme do të kenë idenë të qartë se kë do të gjejnë përballë në turin e dytë nëse do të kalojnë më tutje, pasi në datën 10 gusht dhe në orën 12:00 do të zbardhet edhe ky tur.



Rregullat janë të qarta ku do të luhet me vetëm një ndeshje sipas përcaktimit, ndërsa nëse do të ketë barazim për 90 minutat, do të vazhdohet me shtesë dhe penallti. Në rastin se Tirana do të eliminohet në turin e parë të “Champions League”, atëherë do të kenë mundësinë që të mbërrijë menjëherë në turin e dytë të “Europa League”.

LEXO TE PLOTE

Sport

Sarri drejt shkarkimit, Juventusi mund t’ia besojë stolin Gasperinit

Publikuar

-

Nga

Mauricio Sarri është i rrethuar nga reja e shkarkimit, e cila pas mbrëmjes së djeshme është bërë gjigante. Madje, burime nga spanjollja “Don Balon” lëshojnë bombën e madhe: “Juventusi është bindur seriozisht se ndoshta 61-vjeçari duhet të dorëzojë çelësat e stolit bardhezi dhe skuadra t’i ofrohet Xhanpiero Gasperinit për sezonin e ardhshëm”.

Sigurisht që ideja nuk është aspak e pamundur, madje nga mbrëmë shumë tifozë të kampionëve të Italisë do ta mbështesin me shumë kënaqësi, pasi Sarri nuk e ngriti kurrë Juven në nivelet e premtuara dhe Lioni e konfirmoi për të disatën herë këtë gjë.



Ndërsa Gasperini, siç ka treguar historia, është një njeri i punës, i ideve gjeniale dhe mbi të gjitha, një trajner kameleon, që di të ndërtojë lojë, di të përshtatë lojtarët në rolet që duhet, por gjithashtë të rrisë nivelin edhe të atyre që mund të duken futbollistë normalë.

LEXO TE PLOTE