LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbytet i mituri dhe një 39-vjeçar në lumin e Bunës/ Trupat e pajetë nxirren nga polumbarët

31 Korrik 2020, 07:52, Kronika CNA
Mbytet i mituri dhe një 39-vjeçar në lumin e Bunës/ Trupat

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja tragjike në Shkodër ky dy persona janë mbytur në lumin Buna.

Mësohet se ngjarja është regjistruar ditën e djeshme rreth orës 15:00 kur dy persona duke u larë janë mbytur në fshatin Darragjat të Njesisë së Dajcit në Bashkinë Shkodër.

Bëhet me dije se dy të mbyturit janë Dh. A., nga fshati Darragjat, 39 vjeç, dhe F. P., 14 vjeç. Trupat e dy personave janë gjetur mëngjesin e sotëm nga polumbarët e forcave Renea./CNA.al

Lajmet e fundit nga