Connect with Us

Kryemadhi flet e bindur për fitoren/ 85% nuk e votojnë Ramën, 55% votojnë opozitën

Politikë

Kryemadhi flet e bindur për fitoren/ 85% nuk e votojnë Ramën, 55% votojnë opozitën

Publikuar

-

Mësimi me turne/ Kryemadhi sugjerim Ramës: Zbraz kryeministrinë, ktheje në shkollë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi flet e sigurt për fitoren në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, sikundër i bindur flet edhe kryeministri Edi Rama për marrjen e mandatit të tretë. Nga studio e emisionit “JAVA” në RTSH, Kryemadhi tha se nga sondazhet e LSI, 85% e shqiptarëve nuk e votojnë kryeministrin Edi Rama, ndërsa 55% do të votojnë opozitën.

“Ne kemi sondazhe që para tërmetit dhe sondazhe që kanë qenë pas tërmetit. Ashtu siç kemi ne sondazhet tona, Rama ka sondazhet e tij dhe të gjithë janë të fokusuar. Tani, Shqipëria e vogël është edhe ne ja lexojmë sondazhet njëri tjetrit dhe Ramës i kanë thënë ‘ e vetmja mënyrë për të rikuperuar rimëkëmbjen tënde është rindërtimi ekonomik’. Po ç’ rindërtim ekonomik do të bëjë pa konferencën e donatorëve që i premtoi 1 miliardëë e 150 milioën euro dhe nuk ka marrë asnjë gjë. Përkundrazi. Pagoi disa para për të bërë atë shoë të madh për ti thënë shteteve apo institucioneve të ndryshme që shiko se kaq para do të jap donacion për rindërtimin ekonomik në Shqipëri. 85% e shqiptarëve nuk e votojnë Edi Ramën, 55% votojnë opozitën e bashkuar. 85 me 55 janë 30% që nuk janë pak. Sepse, kjo 30% është ai 30% që kërkon një punë shumë të madhe dhe pjesa më e madhe e tyre është gri që nuk kanë votuar prej më shumë se 20 vitesh”.

Më tej ajo ka shtuar se beson tek sondazhet, pasi LSI-së i kanë dalë gjithmonë. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Tallja me shqiptarët/ Kush janë 27 emrat e “listës Basha”

Publikuar

-

Nga

Ekskluzive/ Zbulohet kur del lista e kandidatëve të PD për deputetë

Pas disa shkrimeve të bëra nga CNA.al dhe reagimeve të forta në opinionin publik në lidhje me listat e kandidatëve të Lulzim Bashës, dje komisioni i ka dërguar kryesisë 326 emrat, nga të cilët PD-ja ka publikuar 27 të kualifikuar, nga 140 emra që do ketë lista në rang kombëtar.

Pra, vetëm 26% e totalit të listës së kandidatëve është shpallur. Që me shumë gjasa kjo do jetë edhe lista fituese, ashtu siç CNA.al ka deklaruar, se në zgjedhjet e vitit 2021, Basha do garojë me listën e vitit 2017 dhe me disa arnime dhe modifikime, për të justifikuar bëmat dhe gjëmat e tij.

Medias iu hodhën si “kocka” për t’u shqyer një listë emrash që nuk vlen asgjë. Disa emra qesharakë, pa aktivitet politik në parlament, apo njerëz të dalë në pension politik dhe të rinj, që më shumë sesa karriera ishin të konsumuar nga papërgjegjshmëria politike dhe egoizimi dhe protagonizmi i tepruar.

Në listën prej 27 emrash, të rinj janë Alfred Rushaj, Belind Këlliçi, Ina Zhupa, Ivi Kaso, Tomor Alizoti. Apo edhe emrat e Fatbardh Kadillit dhe Enno Bozdos, të cilët kanë qënë sekretarë të Bashës dhe nuk u vendosën në listën e 2017-ës, por tashmë vihen si emra pas pazareve të bërë me kreun demokrat, për t’u rizgjedhur ai si kryetar i PD-së, në fushatën qesharake me Eduard Selamin.

Lista ka disa emra, të cilët në fakt janë pjesë e “elitës” 7-vjeçare të Lulzim Bashës, por që nuk u vendosën në listën e 2017-ës, dhe risi mund të quhet vetëm Alfred Rushaj, i cili është dhe drejtor i fushatës. Ndërkohë që emrat e tjerë nuk thonë asgjë.

Kjo, pasi Belind Këlliçi është kreu i FRPD-së, Ina Zhupa është zëdhënëse e PD-së. Arben Ristani ka qënë Sekretar i Përgjithshëm dhe pjesë e listës së kandidatëve në 2017, pavarësisht se nuk fitoi.

Pa folur më tej për Kreshnik Çollakun, ish-kryetar departamenti, apo sekretarin tjetër, Ervin Minarolli.

Risia e vetme e listës është Tomor Alizoti, i cili në fakt sërish nuk bën përshtypje sepse është anëtar i kryesisë së PD-së.

Edhe Arben Kashahun që mund të ishte surpriza e listës e kanë hequr.

Arben Kashahu

Pra, në një listë me 27 emra nuk gjen asnjë vlerë të shtuar të një gare me 3600 kandidatë, përveç Rushajt, sekretarëve të djeshëm të Lulzim Bashës, shtuar me sekretarët e rinj.

Një betejë disa mujore në bazën e PD-së, për të konfirmuar anëtarët e kryesisë dhe sekretariatet në një garë për deputetë. Dhe ata që kishin lënë kokën mënjeanë në 2017, tani do ta kenë brenda “torbës” dhe listës së Lulzim Bashës.

LEXO EDHE:  “Nuk e njoh vijën e kuqe”/ Kryemadhi ironizon Ramën: Ai njeh vijën e bardhë

LEXO EDHE:  “Haje se erdhi polici”/ Kryemadhi në panik nga SPAK?

Kësaj liste prej 27 vetash, do t’i shtohen më tej edhe disa emra nga kryesia, por mesa duket këta do jenë drejtuesit kryesorë në qarqe dhe pjesa e listës fituese në zgjedhje.

E në rast se në 2017, PD-ja ka marrë 42 mandate, nga 326 emra të publikuar nga komisioni, dje Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi, ka dhënë vetëm 27 emra. Këtyre emrave, po t’iu shtojmë atë të Lulzim Bashës, Sali Berishës dhe disa personalitete të tjera të PD-së, përqindjen e grave, përfaqësimin e FRPD-së, e kështu me radhë. Do të thotë se lista fituese në shumë qarqe, ashtu siç CNA.al ka paralajmëruar, është e vendosur.

Dhe është pikërisht kjo listë që ne kemi publikuar kohë më parë, me disa ndryshime fare të vogla.

Nga ana tjetër shikojmë se nuk ka një ripërtëritje dhe vlerë të shtuar të listës së kandidatëve. Është shpikur “lista kombëtare”.

Kësaj liste veç përfaqësimit që ne përmendëm më lart I mungojnë edhe aleatët, por edhe disa personazhe që do të shtohen nga Lulzim Basha.

Pra, menjëherë do të kemi një grumbull njerëzish që nuk thonë asgjë, sepse prej shtatë vitesh kanë qënë aty. Kanë qënë ata që kanë bërë fushatën e vitit 2017. Kanë qënë nivelet e dyta të zyrtarëve të qeverisjes së Berishës, apo të tretat, që nuk mundën kurrë të shkëlqenin në atë kohë.

Pra, Lulzim Basha dhe komisioni “Ruli” po vinë me një listë, ashtu siç ne e kemi përmendur shpesh, ku dështakët e nivelit të dytë dhe nivelit të tretë, do t’i hidhen si luftëtarë frontal, kundër Rilindjes.

Të paktën këta emra që janë publikuar deri tani nuk i thonë asgjë publikut. Mund të quhen “pushteti i vjetër”, opozitë e vjetër, apo thjeshtë të lodhurit e Lulit, që mbajnë gjallë atë në krye të PD-së. Asgjë më shumë sesa kaq nuk thotë lista me 27 emra, nga 326 që ka cuar komisioni “Ruli” tek kryesia./ CNA.al

Imoraliteti i listës/ Disa pyetje që duan përgjigje nga Basha dhe komisioni “Ruli”

Basha pranon publikisht se listën e kandidatëve e ka gati

Ruli konfirmon CNA.al/ Hiqen 30% e listës së 2017

LEXO TE PLOTE

Politikë

Skandali me dhënien e nënshtetësisë/ Bamir Topi dhe Bujar Nishani nxjerrin “zbuluar” Metën

Publikuar

-

Nga

Gazetari Adriatik Doçi, ka hedhur sërish akuza të forta në drejtim të presidentit Ilir Meta, për të cilin thotë se u ka dhënë nënshtetësi këngëtarëve të dasmave dhe tallavasë, njerëzve të mejhaneve, krimit, korrupsionit etj., sikur të ishin heronj dhe asete kombëtare.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetari risjell në vëmendje dy ish-presidentët paraardhës, Bamir Topi dhe Bujar Nishani.

Sipas tij, në 10 vjet Bamir Topi dhe Bujar Nishani kanë dhënë 76 nënshtetësi shqiptare VIP në ‘kokën e tyre’. Ndërsa Ilir Meta, në 3 vite, ka dhënë 419 nënshtetësi në kokën e tij.

Për ta kuptuar sa më thjeshtë: Në 10 vjet Bamir Topi dhe Bujar Nishani kanë dhënë 76 nënshtetësi shqiptare VIP në ‘kokën e tyre’.

Në 3 vite, Ilir Meta ka dhënë 419 nënshtetësi në kokën e tij.

Bëhet fjalë vetëm për nënshtetësitë e veçanta, si përjashtim nga ligji, për interes kombëtar, pa propozim dhe pa plotësuar kriteret, parashikuar në pikën 7 të nenit 9 të ligjit të ’98.

Topi-Nishani u kanë dhënë nështetësi të tilla personaliteteve si; Adem Demaçit, Majlinda Kelmendit, Eliza Dushkut, James Belushi etj.

Ilir Meta u ka dhënë nënshtetêsi këngëtarëve të dasmave dhe tallavasë, njerëzve të mejhaneve, krimit, korrupsionit etj., sikur të ishin heronj dhe asete kombëtare.

Investigimi tregon se Meta ka përdhosur Kushtetutën, Presidencën dhe ligjin, duke cenuar sigurinë kombëtare dhe madje provokuar bllokimin e procesit të integrimit (do dalin letrat).

Po pse? Çfarë e ka shtyrë?

Sa euro është paguar për të marrë një nështetësi?

Kush i ka bërë letrat?

Kush është sekseri?

Sa ka marrë Meta për të firmosur?

Letrat janë aty. SPAK, zgjohu!”-shkruan gazetari./ CNA.al

Emrat-Skandali me nënshtetësinë/ Meta paraqiti si ‘heronj’ 382 zyrtarë e biznesmenë të dënuar e akuzuar për vrasje, mashtrime, vjedhje dhe falsifikime

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zbulohet skema e mafies së plehrave/ Si u transferuan 11 milion euro në parajsat fiskale

Publikuar

-

Nga

Zbulohet skema e mafies së plehrave/ Si u transferuan 11 milion euro në parajsat fiskale

Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa dhe kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, janë ndalur sërish sot tek afera e koncesionit të inceneratorëve, ndërsa kanë hedhur akuza të forta sot në drejtim të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, kryeministrin Edi Rama dhe Arben Ahmetajt.

Në një prononcim për mediat nga landfilli i Sharrës, Këlliçi ka risjellë në vëmendjen edhe rastin e Ardit Gjoklajt, i cili humbi jetën në këtë landfill.

“Jemi sot sërish këtu. Në një skenë krimi, në Landfillin e Sharrës. Aty ku 4 vite më parë humbi jetën i riu 17 vjeçar ardit Gjoklaj.

Një ngjarje kriminale kjo, për të cilën sot 4 vite më pas nuk ka ende asnjë të dyshuar, askush nuk ka mbajtur përgjgjësi dhe nuk ka tashmë qytetar shqiptar që nuk e di se si e mbylli Erion Veliaj procedurën gjyqsore dhe se cila është kompania që përfiton të gjithë tenderat në Bashkinë e Tiranës pas mbylljes të kësaj çështjeje.”-tha Këlliçi.

Gjithashtu ai tha se përmes skemës së mafies së plehrave, Rama-Veliaj, transferojnë përmes sekserëve të tyre çdo vit plot 11 milion euro në parajsat fiskale.

Por sot në fakt kemi ardhur këtu për t’ju shpjeguar një skemë tërësisht kriminale. Skemën e mafies së plehrave, e cila është e ngritur nga Edi Rama, Erion Veliaj, Arben Ahmetaj, element të “Ndraghetës” dhe bandës së Lushnjës, dhe lidhet drejtëpërdrejtë me grumbullimin, transportin e plehrave, landfillin e Sharrës dhe inceneratorin e Tiranës.

Përmes kësaj skeme kriminale, Rama-Veliaj, transferojnë përmes sekserëve të tyre çdo vit plot 11 milion euro në parajsat fiskale. Çdo ditë në këtë landfill, në mënyrë të pakontrolluar, pa verifikime, me mungesë të plotë transparence, faturohen plotë 650 ton mbetje urbane ditore.

Edhe një herë, çdo ditë këtu faturohen 650 ton mbetje, duke i kthyer kështu kryeqytetasit, qytetarët e Tiranës, në konsumatorët më të mëdhenj se qytetarët francez apo qytetarët gjerman. Nga kjo skeme mafjoze, Rama-Veliaj përmes Mërtirit, marrin 25 milion euro për ton mbetje urbane të faturuara pa TVSH. Dhe sot që ne flasim, Rama-Veliaj përmes kësaj skeme mafjoze, kanë monopolin e plotë të dherave, të mbetjeve inerte, të mbetjeve industriale dhe tëmaterialeve ricikluese.

Skema mafioze e plehrave e menaxhuar dhe e ngritur nga Rama-Veliaj, Arben Ahmetaj, “Ndragheta” dhe banda e Lushnjës, i merr qytetarëve të Tiranës 11 milion euro në vit duke shtuar fiktivisht sasitë e mbetjeve në fatura. Por kjo skemë kriminale merr dhjetëra, miliona euro të tjera për shkak të pozitës që ka. Ky biznes sot, si monopol në tregun e vendit.”-tha Këlliçi.

LEXO EDHE:  “Haje se erdhi polici”/ Kryemadhi në panik nga SPAK?

LEXO EDHE:  “Haje se erdhi polici”/ Kryemadhi në panik nga SPAK?

Nga ana tjetër, Zhupa theksoi se shteti po bën gjithçka që t’i garantojë këto pozita monopol që i ka dhë të sekserit të vet Mirel Mërtiri fitimet më të mëdhaja të mundshme.

Sipas saj, shteti është vënë në dispozicion dhe ka krijuar mekanizma të tilla që çdo para të vijë dhe të mblidhet pikërisht në këtë landfill mbrapa nesh.

“Konkretisht, nëse ti je një i varfër apo një anëtar i komunitetit rom, që nxjerr bukën e gojës duke mbledhur kanaçe nëpër vendet e grumbullimit të mbetjeve, policia të dënon, policia të diskriminon, policia të merr mjetet e tua të punës sepse këta duan që ricikluesit, kompanitë e riciklimit të jenë të detyruara që të vijnë të blejnë mallin dhe lëndën e parë vetëm në landfillin e Mirel Mërtirit, sekserit të Ramës, Ahmetajt dhe Veliajt.

Asnjë nuk do kalojë pa marrë dënimin e merrituar nga drejtësia. Treshja Rama-Ahmetaj- Veliaj, të cilët janë në krye të kësaj skeme kriminale mafioze, do të dalin para drejtësisë, në mos sot nesër.

Skema që qarkullon 400 milion euro për të pasuruar, nuk dihet se kush janë pronarët e vërtetë, kjo skemë është vënë e gjitha në shërbim të Ramës, Ahmetajt dhe Veliajt të cilët bëjnë çdo ditë genocid me qytetarët, me bizneset e këtij vendi për t’ju hequr kafshatën e gojës, ndërkohë që ata vetë pasurohen me paratë e taksave tona.”-deklaroi Ina Zhupa./ CNA.al

LEXO TE PLOTE