Connect with Us

KPA largon nga sistemi i drejtësisë gjyqtaren, Regleta Panajoti

Vetingu

KPA largon nga sistemi i drejtësisë gjyqtaren, Regleta Panajoti

Publikuar

-

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi që të ndërpresë procesin e rivlerësimit për gjyqtaren e gjykatës së Tiranës, Regleta Panajoti si dhe t’i heqë të drejtën për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë për 15 vitet e ardhshme.

Gjithashtu, Kolegji vendosi edhe ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK që e konfirmoi me shumicë votash në detyrë Panajotin.
Regleta Panajoti kërkoi dorëheqjen nga detyra pas ankimit të kryer nga Komisioneri Publik Florian Ballhysa, sipas të cilit subjekti i rivlerësimit nuk e justifikon pasurinë dhe se nuk ka bërë deklarim të mjaftueshëm në këtë kriter.

Kryesuesi i trupit gjykues të KPA, Ardian Hajdari shpjegoi në fillim të seancës publike se ishte konfirmuar prej Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ-së, se gjyqtares Panajoti i ishte njoftuar vendimi për mbarimin e statusit sipas ligjit, në adresën e saj postare; pranë vendit ku ushtron detyrën në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë; në adresën elektronike, si dhe është publikuar në faqen zyrtare. Gjithashtu, KLGJ ka njoftuar se në rastin konkret ka përfunduar afati i ankimit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Llalla tentoi ta “shkundte”/ Prokurori prej një viti nën hetim nga Vettingu

Publikuar

-

Nga

Llalla tentoi ta “shkundte”/ Prokurori prej një viti nën hetim nga Vettingu

Në paranverën e vitit 2016, Prokurori i Përgjithshëm në atë akohë Adriatik Llalla firmosi disa ndryshme për drejtues prokurorish, duke ndryshuar tërësisht fytyrën e organit të akuzës.

Kështu, në Prokurorinë e Elbasanit, Llalla largoi zëvendësdrejtuesit, njëri prej të cilëve ishte prokurori Alfred Shehu, i cili e mbante prej 6 vitesh atë pozicion. Ndryshimet Llalla i justifikoi me qëllim riorganizimi të sistemit të akuzës, pas “gjumit të thellë” të disa drejtuesve, të cilët prisnin me padurim miratimin e reformës në drejtësi.

Disa prej drejtuesve, apo zëvendësve të tyre, kishin me vite në një pozicion pune, duke e kthyer prokurorinë në “pronë” personale.
Llalla deklaronte se po tentonte të “shkundte” prokuroritë, ndërkohë që përfundoi vetë i “shkundur”. Ai sot pret të përballet me drejtësine, ndërsa prokurori i “shkundur” prej tij, Alfred Shehu pret përballjen me Vettingun.

Shehu prej një viti është nën hetim nga Komisioni i Pavarur i Kaulifikimit. Në aspektin professional, nga Gramshi në Elbasan, nuk është i lakuar negativisht. Në aspektin e pasurisë, prokurori Shehu të ardhurat i ka nga paga e tij dhe e bashkëshortes. Patundshmëri ai ka vetëm një banesë të cilën e ka blerë në vitin 2013 për shumën 5 167 424 lekë, pasi ka shitur banesën që kishte më parë. Dhe disa prona që kishte trashëgimi nga gjyshërit ai ia ka dhuruar xhaxhait. Bëhet fjalë për 63.7 m2 tokë dhe 13.32 m2 ullishte.

Është i vetmi subject deklarues, që deklaron se ka dhuruar një pronë, pasi pjesa më e madhe e gjyqtarëve dhe prokurorëve, vetëm marrin dhurata.

Për më tepër po sjellim pasurinë e deklaruar nga prokurori, Alfred Shehu.

 Viti 2003
Ap banimi 2+1, me vlerë 4 milion lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 865 216 lekë.

Viti 2004
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 135 642 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 141 800 lekë.
Pensioni i nënës 148 800 lekë.

Viti 2005
Në ap e banimit 2+1 në Elbasan është blerë nga nëna dhe motrat pjesa e tyre, në vlerën 2 000 000 lekë.
Gjendje kesh, 400 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 129 280 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 153 300 lekë.
Pensioni i nënës 160 800 lekë.
Depozitë bankare e bashkëshortes, 100 000 lekë.

Viti 2006
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 072 665 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 285 480 lekë.
Pensioni i nënës 168 000 lekë.
Bashkëshortja tërhequr nga depozita bankare, 100 000 lekë.

Viti 2007
Blerë autoveturë Mercedz Benz, 400 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 308 450 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 408 220 lekë.
Pensioni i nënës 174 000 lekë.

Viti 2008
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 833 754 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 376 900 lekë.
Pensioni i nënës 188 000 lekë.

LEXO EDHE:  Gazetari largohet nga Top Channel/ Kush e detyroi të ikte

LEXO EDHE:  Nga Agim Xhafka/ Pas 30 vjetësh të atij 2 korriku...

Viti 2009
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 201 858 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 540 270 lekë.
Pensioni i nënës 202 960 lekë.

Viti 2010
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 307 089 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 600 182 lekë.
Pensioni i nënës 216 036 lekë.

Viti 2011
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 523 082 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 632 450 lekë.
Pensioni i nënës 220 236 lekë.

Viti 2012
Gjendje kesh 700 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 294 707 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 516 278 lekë.
Pensioni i nënës 228 804 lekë.

Viti 2013
Shitur banesa në shumën 3 438 400 lekë.
Blerë banesë, në shumën 5 167 424 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 241 349 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 556 177 lekë.
Pensioni i nënës 237 714 lekë.

Viti 2014
Kursime, 600 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 436 909 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 575 280 lekë.
Pensioni i nënës 241 221 lekë.

Viti 2015
Kursime familjare 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 499 677 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 577 824 lekë.
Pensioni i nënës 250 377 lekë.

Viti 2016
Blerë autoveturë Alfa Romeo, me vlerë 100 000 lekë.
Gjendje kesh 400 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 349 957 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 580 371 lekë.
Pensioni i nënës 257 974 lekë.

Viti 2017
Gjendje kesh 300 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 365 902 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 610 301 lekë.
Pensioni i nënës 263 466 lekë.

Viti 2018
Cregjistruar autovure Alfa Romeo, blerë autoveture Daimlet Chrysler, 500 000 lekë.
Overdraft 220 000 lekë.
Kredi për blerje automjetit 400 000 lekë.
Regjistrim i pasurive të fituara trashëgimi nga gjyshi dhe gjyshja nga ana e babait. 63.7 m2 tokë dhe 13.32 m2 ullishte.
Dhuruar xhaxhait, 63.7 m2 tokë dhe 13.32 m2 ullishte.
Gjendje kesh, 150 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 452 321 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 619 285 lekë.
Pensioni i nënës 270 290 lekë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Plotësimi i vakancave në Gjykatën e Lartë/ Apeli kthen në garë Saida Dollanin

Publikuar

-

Nga

Plotësimi i vakancave në Gjykatën e Lartë/ Gjykata Administrative e Apelit kthen në garë Saida Dollanin

Sistemi i drejtësisë në vend vijon të jetë në kolaps. Pas Gjykatës Kushtetuese edhe Gjykata e Lartë vijon të jetë jofunksionale për shkak të vakancave që janë krijuar. Vetingu dhe paditë nga kandidatët kanë sjellë që deri tani të ketë një stok të madh të çështjeve që kanë mbetur pa u shqyrtuar.

Gara për plotësimin e Gjykatës së Lartë ka përfunduar në Gjykatë, pasi Apeli ka rikthyer në garë Saida Dollanin. KLGJ vijon përplasjen me gjyqtaren e GJKKO, Saida Dollanu me të cilën është në proces ligjor. Pas procesit në Gjykatën Administrative, ku Apeli i kësaj gjykate riktheu në detyrë gjyqtaren Saida Dollani, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë.

LEXO EDHE:  Xhemi Shehu e konfirmon publikisht/ “Do largohem nga ‘Portokalli'”

LEXO EDHE:  Seanca në GJKKO për Luan Dacin/ Sot dëshmojnë ekspertët dhe Avokati i Popullit

Gjykata e Lartë është aktualisht me 3 anëtarë, nga 19 që duhet të jetë gjithsej. Ndërkohë që prej kohësh Gjykata e Lartë ka mbetur edhe pa kryetar që nga largimi i Ardian Dvoranit. Deri tani i është dhënë drita jeshile për t’iu bashkuar Gjykatës së Lartë Dariel Sinës, për t’u bërë gjyqtar i lartë./CNA.al.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Në panik nga rezultatet e hetimit?/ Prokurori ia “mbathi” nga Vettingu

Publikuar

-

Nga

Në panik nga rezultatet e hetimit?/ Prokurori ia “mbathi” nga Vettingu

Është bërë procedurë standarde që gjyqtarë dhe prokurorë të japin dorëheqje për t’i shpëtuar Vettingut. Dhe pavarësisht se çfarë kanë bërë gjatë kohës që kanë qenë në sistemin e drejtësisë, ia hedhin pa iu hyrë “gjemb në këmbë”.

Një prej të dorëhequrve është edhe prokurori i Elbasanit Agim Dilka, i cili pasi u thërrit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, braktisi organin e akuzës. Dilka i kërkoi dorëheqjen nga detyra Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dy javë pas njoftimit të KPK për procesin e rivlerësimit.

‘Subjektit të rivlerësimit, z. Agim Dilka, me komunikimin elektronik të datës 9.1.2020, i është komunikuar trupi gjykues, si dhe i është kërkuar të deklarojë ndonjë situatë të mundshme konflikti interesi me anëtarët e trupës. Subjekti i rivlerësimit, me shkresën e datës 27.1.2020 drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ka kërkuar heqjen dorë nga funksioni i prokurorit, bazuar në germën “a”, të pikës 1, të nenit 64, të ligjit nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”, ka njoftuar KPK.

Pavarësisht se Dilka ka kërkuar dorëheqjen, KPK, sërish e ka pyetur nëse pranonte përballjen në seancë dëgjimore. Por, Dilka nuk ka pranuar, duke u justifikuar se Kushtetuta ia lejon dorëheqjen. Dilka nuk është i vetmi i dorëhequr pas njoftimit nga KPK, por gjithçka ka mbetur në këtë pikë dhe as nuk ka pasur ndonjë procedurë hetimore ndaj tyre. Dhe as KPK, nuk I bën të ditura gjetjet e Vettingut për këtë kategori.

CNA.al ka zbardhur pasurinë e të tremburit nga Vettingu, Agim Dilka, kur rezulton se burimet e të ardhurave nga paga.
Patundshmëri ai deklaron një shtëpi banimi me vlerë 4 milion lekë dhe tokë bujqësore 2 000 m2. Ndërsa djali i tij Ermal Dilka, deklaron një apartament banimi me sipërfaqe 59 63 m2 me vlerë 2 920 916 lekë. Ai thotë se për të blerë këtë pronë, ka marrë kredi bankare, 700 000 lekë, 1 500 000 dhuratë nga prindërit e bashkëshortes dhe shuma 728 797 tërhequr nga nëna e tij.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga prokurori Agim Dilka.
Viti 2003
Shtëpi banimi me vlerë 4 milion lekë.
Tokë bujqësore 2 000 m2.
Një pjesë e deklaratës është e palexueshme.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 749 641 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 105 060 lekë.

Viti 2004
Ska deklaruar asgjë.

Viti 2005
Depozitë bankare 300 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 094 046 lekë.

Viti 2006
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 032 600 lekë.

Viti 2007
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 078 872 lekë.

Viti 2008
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 161 476 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare, 73 000 lekë.

Viti 2009
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 226 604 lekë.  Të ardhura nga interesat bankare, 123 200 lekë.

Viti 2010
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 300 804 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare, 112 200 lekë, 46 000 lekë dhe 66 000 lekë.

Viti 2011
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 135 054 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare, 119 924 20 lekë, 47 372 lekë dhe 72 352 20 lekë.
Gjendje në shtëpi, 200 000 lekë.

Viti 2012
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 148 616 lekë.
Të ardhura nga paga …., 87 500 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare, 80 172 lekë, 7 850 lekë dhe 72 352 lekë.
Tërheqje depozite bankare, 728 797 lekë.
Ap banimi me sip 59 63 m2 me vlerë 2 920 916 lekë, në emër të djalit Ermal Dilka. Blerë me kredi bankare, 700 000 lekë, 1 500 000 dhuratë nga prindërit e bashkëshortes dhe shuma 728 797 tërhequr nga subjekti deklarues.

Viti 2013
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 119 550 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare, 58 400 lekë, 31 200 lekë, 7 200 lekë dhe 20 000 lekë.
Të ardhura nga paga e djalit si administrator në një farmaci, 156 744 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes së djalit si farmaciste, 222 516 lekë.
Djali kredi bankare 800 000 lekë. Pa shlyer 698 560 lekë.

LEXO EDHE:  Xhemi Shehu e konfirmon publikisht/ “Do largohem nga ‘Portokalli'”

LEXO EDHE:  Vettingu i “preu” kokën/ Gjyqtari Lazaj del para KPA-së

Viti 2014
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 357 077 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare, 31 200 lekë dhe 31 200 lekë.
Të ardhura nga pensioni i bashkëshortes, 69 195 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare të bashkëshortes, 38 200 lekë, 30 000 lekë, 8 200 lekë dhe 300 000 lekë.
Të ardhura nga paga e djalit si drejtues Teknik në një farmaci, 136 500 lekë.

Viti 2015
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 362 233 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare, 332 84 lekë dhe 332 84 lekë.
Të ardhura nga pensioni i bashkëshortes, 168 888 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare të bashkëshortes, 18 633 21 lekë dhe 18 633 21 lekë.
Të ardhura nga paga e djalit si drejtues Teknik në një farmaci, 264 000 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes së djalit si farmaciste, 264 000 lekë.
Të ardhura nga paga e vajzës, 348 000 lekë.
Të ardhura nga interesa bankare të vajzës, 264 474 99 lekë, 38 246 lekë, 8 455 lekë dhe 29 791 lekë.

Viti 2016
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 347 496 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare, 167 72 lekë.
Gjendje kesh 300 000 lekë.
Të ardhura nga pensioni i bashkëshortes, 174 986 lekë.
Tërheqje nga depozita bankare e bashkëshortes, 498 800 lekë.
Të ardhura të djalit nga biznesi me bashkëshorten, 808 028 lekë.
Djali, gjendje kesh 500 000 lekë.
Djali, gjendje kesh 1 000 euro.
Djali ka hapur llogari bankare për vajzën, 38 180 lekë.
Llogari rrjedhëse e bashkëshortes së djalit, 179 111 lekë.
Të ardhura nga paga e djalit si drejtues Teknik në një farmaci, 164 000 lekë.
Të ardhura nga paga e vajzës, 333 324 lekë.

Viti 2017
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 469 528 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare, 83 65 lekë.
Gjendje kesh 300 000 lekë.
Të ardhura nga pensioni i bashkëshortes, 174 986 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare të bashkëshortes, 8816.13 lekë.
Të ardhura të djalit nga biznesi me bashkëshorten, 1 065 355 lekë.
Djali, gjendje kesh 500 000 lekë.
Llogari rrjedhëse e djalit, 281 4 lekë.
Djali ka hapur llogari bankare për vajzën, 81 434 lekë.
Llogari rrjedhëse e bashkëshortes së djalit, 162 048 lekë dhe 108 632 lekë.
Të ardhura nga paga e djalit si drejtues Teknik në një farmaci, 201 792 lekë.
Të ardhura nga paga e vajzës si personel ndihmës në Universitetin e Elbasanit, 99 000 lekë.

Viti 2018
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 483 325 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare, 83 44 lekë.
Gjendje kesh 400 000 lekë.
Të ardhura nga pensioni i bashkëshortes, 181 766 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare të bashkëshortes, 6328 82 lekë.
Djali ka blerë makinë, 2 600 euro.
Të ardhura nga interesat bankare të bashkëshortes, 8816.13 lekë.
Të ardhura të djalit nga biznesi me bashkëshorten, 1 350 304 lekë.
Të ardhura nga paga e djalit si drejtues Teknik në një farmaci, 234 432 lekë.
Llogari rrjedhëse e djalit, 392 573 03 lekë.
Djali ka hapur llogari bankare për vajzën, 68 500 lekë.
Djali ka hapur llogari bankare për vajzën, 3445.6 lekë.
Llogari rrjedhëse e bashkëshortes së djalit, 392 188 lekë.
Të ardhura nga paga e vajzës si personel ndihmës në Universitetin e Elbasanit, 439 991 lekë./CNA.al

LEXO TE PLOTE