LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Haberet e Mitros/ Ajnshtajni në Tiranë dhe biseda me mbretin

31 Korrik 2020, 07:35, Satire Politike CNA
Haberet e Mitros/ Ajnshtajni në Tiranë dhe biseda me mbretin

Nga Mitro Çela

* HEBREJTË

-Ajnshtajni në Tiranë-

Bashkë me Artan Santon ishim këshilltarë të mbretit Leka. Herë pas here pinim kafe të tre.

-Në bisedën e fundit u tregova për Lasgush Poradecin. Ishte i ftuar në dasmën e babait. -Nisi bisedën mbreti.- Kam edhe një ?surprizë?:

-Në vitin 1931 në Tiranë ishte Albert Ajnshtajni…

Ndërkohë u hap dera. Mbretin e kërkonte Met Malaj. Biznesmen. Aksioner tek teleferiku Tiranë-Dajt. Kishte edhe kompani bastesh. Ai paguante ?faturat? për shpenzimet e oborrit. Rreth 500 mijë dollarë në vit.

-Ah sikur të isha mbret, – i thashë Tanit!-

Biznesmeni ishte së bashku me Monika Kryemadhin. Thuhej se kishte lidhje gjaku me mbretin!

-Tani! Më duket pak i goditur sot Leka Zogu!

-Njeriu shket kur punon shumë ose kur nuk punon fare. Mbreti ynë. Ha. Pi. Fle… Myken trutë!

U kthye mbreti. I thashë unë:

-U bindëm për Lasgush Poradecin. Po gjeniu i fizikës, për turizëm erdhi në Tiranë?

-Fizikani erdhi nga halli. Ai ishte hebre. Hitleri në vitin 1925 hodhi idenë: në pasaportë duhej të shënohej raca. Gjeniu e ndjeu rrezikun. Nduhej braktisur Gjermania!

-Në disa intervista Mbretëresha Geraldina ka treguar për vizitën e Ajnshtajnit në Shqipëri,- vazhdoi mbreti.-

-Hyri në Shqipëri nga Pogradeci. Aty e priti dhe e shoqëroi doktor Jani Basho. Në Tiranë takoi Mbretin. Mori vizë . Shkoi në Durrës po me doktor Janin. Me vaporr u largua nga Shqipëria.

-Një doktor, pret një fizikant?! Nuk kishte oborri intelektualë për të pritur fituesin e çmimit ?Nobël??!

-Ka një arsye. Mbreti Zog kishte një hebre, mjek të familjes: Dr. Ourinovski.

-Unë besoj, se doktori shqiptar dhe doktori hebre, e kanë pritur së bashku mikun në Pogradec.

Shënim i parë

Mentor Petrela ka botuar një artikull në gazetën ?Shekulli?. Ai tregon për 5 doktorë hebrenj që i solli Mbreti Zog në Shqipëri. Këta ishin:

-Prof. Wilhem Schlessinger, Prof. Walter Lehman, Dr. Ludovik Kalmar, Dr. A.M. Schlessinger, Dr. Quasler.

Doktor Petrela publikon urdhrin e pagesës së shoferit të doktor Schlessinger. Në atë kohë dy ministra përdornin një makinë.

Shënim i dytë.

Doktor Jani Basho. Ishte nga Pogradeci. Mbeti jetim me pesë motra. Babain dhe dy vellezër ia vranë për hasmëri. Nisi shkollën për drejtësi. Vazhdoi për mjekësi në Vjenë. Punoi si mjek tre vjet ne Austri. Erdhi dy herë në Tiranë.

1. E ftoi Fan Noli në vitin 1924. Ra qeveria e Nolit. U kthye në Vjenë.

2.Në vitin 1929 e ftoi Mbreti Zog. Mjek personal i familjes dhe Drejtor i Spitalit.

Në vitin 1935 la punën e shtetit. Bleu 2500 metra tokë në qëndër të Tiranës. Ndërtoi një vilë. Projekt austriak. Vilën e ktheu në klinikë private.

Në vitin 1945 vilën e morën partizanët. Dogjën çdo dokument. Edhe ?letrat? për vizitën e Albert Ajshtanit. U bë zyrë e Sigurimit të Shtetit. Fjala është për ?Shtëpinë me gjethe? . Sot muzeu i sigurimit.

Doktorit i morën edhe vilën ku banonte. I dhanë një apartament. (1892-1957).

Shënim tre.

Sipas Profesor Shaban Sinanit, në bashkinë e Pogradecit ka një dokument. Jo zyrtar: Fizikanti ka bujtur në Pogradec më 10 prill 1931.

Por le të kthehemi tek biseda me mbretin Leka.

-Po pse fizikanti zgjodhi Tiranën?

-Pyetje me vend. Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë ku nuk kishte urrejtje për hebrejtë.

-Mbreti Zog mori grua hungareze.- Tha Tani.- Ajo kishte ?gjak blu?, por nuk kishte lidhje ?gjaku? me hebrej. Bile Hungaria i dorëzoi hebrejtë tek Hitleri!

Mbreti buzëqeshi. U ngrit. Hapi një sirtar. Nxorri një dosje. E hapi. Mori një dokument anglisht.

-Pa fakte, arsyetimi juaj është i drejtë. -Tha mbreti.-Por zoti Santo lexo keto shënime:

-Në vitin 1934, Komisioneri i Lartë për Refugjatët pranë Lidhjes së Kombeve, Z. James Mac Donald, i kërkoi Zogut, nëse ekzistonte mundësia për vendosjen në Shqipëri të disa hebrejve nga Gjermania.

Përgjigja ishte pozitive.

Sipas Dr. Patrice Najbor, 500 familje përfituan nga kjo marrëveshje.

-Mjaft lexove zoti Santo! Duhet të bindeni se unë flas me dokumente:

-Në vitet ?30 ambasadori i SHBA në Tiranë ishte Herman Bernstei. Hebre. Personalitet. Kishte miqësi me Mehmet Konicën dhe Faik Konica. Mehmeti ishte këshilltar i mbretit. Faiku u bë ambasador në Amerikë.

-Ambasadori amerikan ?thuri? një plan me Mehmetin. Në Shqipëri të vendoseshin 50 mijë hebrej. Kryesisht nga Gjermania ku rreziku ishte më i madh. Hebrejtë do jetonin në Myzeqe-duke bërë bonifikimin e saj. Hebrejtë do vendosnin nën ?fre?Bunën dhe Drinin. Do ndërtohej hidrocentrali i Bushatit.

-Lobet hebreje në Amerikë dhe Angli filluan fushatë për gjetjen e fondeve. Planin e ?dogji? lufta.

-Ne jemi ekonomistë. Plani tingëllon si ?fanta shkencë?! Si u bind mbreti?

-Mbreti ishte praktik. Shqipëria ishte vend i prapambetur. Ekonomia feudale. Hebrejtë do investonin: për vete dhe vendin. Hebrejtë do u mësonin shqiptarëve disiplinën kapitaliste.

-Nga ana tjetër me hebrejtë Mbreti fitonte dy aleatë: SHBA dhe Britaninë e madhe. I duheshin si mbrojtje ndaj Musolinit!

-Në vitin 1943, duke qënë në Londër, mbreti këtë plan e paraqiti në ministrinë e Jashtme të Britanisë. Si kompesim kërkonte njohjen e mbretërisë shqiptare në emigracion. Çërçilli e futi në ?sirtar? planin!

Shënimi katër

Dr. Apostol Kotani, Bernd Fisher, Shaban Sinani, dhe Martin Gilbert, kanë shkruar se edhe në janar të vitit 1939 kishin hyrë në Shqipëri 100 hebrenj bashkë me familjet e tyre. Në shkurt të atij viti kishin hyrë 95 familje.

Robert Elsie pohon në librin e vet ?A dictionary of Albanian religions, mythology and folk culture?: ?…Deri në vitin 1939, Ambasada e Shqipërisë në Berlin pajistë hebrenjtë me viza?.

Dr. Patrice Najbor thotë se 2.000 hebrenj kanë hyrë në Shqipëri para luftës.

Bernd Fischer e kufizon këtë numër në rreth 800 veta, pavarësisht se, po Fischer, flet për ?vite të arta për hebrenjtë në Shqipëri gjatë periudhës mbretërore?.

EPILOGU

Në Tiranë disa ditë më parë, u ngrit monumenti i ?Holokausit?.

Foli edhe Rama. Ja donte puna të mbante ?llogo?! Ja donte politika të harronte Mbretin?/ CNA.al

Lajmet e fundit nga