Connect with Us

Godet Interi në merkato, Tonali vishet zikaltër

Seria A

Godet Interi në merkato, Tonali vishet zikaltër

Publikuar

-

Sandro Tonali është një nga disa zbulime të mëdha të Serie A në këtë sezon. Talenti i Breshias ka treguar cilësi të jashtëzakonshme dhe ka arritur deri në krahasime të shumta me një legjendë si Andrea Pirlo, teksa ky i fundit është shprehur se Tonali mund të bëhet akoma më i mirë se ish-regjisori i Milanit, Juves e Interit.

Për mesfushorin e qëndrës ka interes nga disa klube, por nga Italia bëjnë me dije se Interi ka arritur marrëveshje me Breshian dhe të hënën lojtari do të zbarkojë në qendrën mjekësore të zikaltërve për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore.

Zbardhen edhe detajet e operacionit. Interi do të paguajë 35 milionë euro në dy këste ndaj Breshias, e cila sezonin e ardhshëm do të luajë në Serie B. Ndërkohë, Tonali do të nënshkruajë kontratë 4-vjeçare me pagë prej 2.5 milionë eurosh në sezon, e cila do të rritet në varësi të paraqitjeve të talentit 20-vjeçar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Formacionet zyrtare/ Dibala në stol, ja si rreshtohen skuadrat

Publikuar

-

Nga

Juventusi do të përballet me Lionin ditën sotme në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve, për fazën e 1/8-ve.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Francë përfundoi me fitoren 1-0 të vendasve, të cilët do të kërkojnë të ruajnë këtë avantazh edhe në ndeshjen e kthimit dhe pse jo të shënojnë edhe një gol, për t’ia bërë më të vështirë italianëve.

Nga ana tjetër, Juventusi që sapo është shpallur kampion, do të kërkojë përmbysjen, për të shpresuar te fitimi i trofeut të Ligës së Kampioneve, i cili mungon prej kohësh, ndonëse i kanë shkuar disa herë shumë afër. Sfida në Torino premton spektakël, me të dyja skuadrat që duan të presin biletën për në fazën tjetër të këtij kompeticioni.



Formacionet zyrtare:


Për

LEXO TE PLOTE

Seria A

E ardhmja e Hysajt shndërrohet në telenovelë, flet agjenti: Kemi dëshirë që…

Publikuar

-

Nga

E ardhmja e Elseid Hysaj është në pikëpyetje. Ka zëra që flasin për largimin e shqiptarit nga Napoli, me dëshirën për të pasur një tjetër eksperiencë. Nuk është i këtij mendimi agjenti Mario Giuffredi, i cili në një intervistë ëpr Radio Punto Nuvo pohon se po punohet që bashkëpunimi të vazhdojë. Elseid Hysaj ka zhvilluar. Mbrojtësi 26 vjeçar nga Shkodra nuk ka bërë nëj sezon pozitiv te italianët, ku kanë ndikaur shumë gjëra.



”Të gjithë duan që Hysaj të qëndrojë, si Gatusso ashtu edhe De Laurentis. Në takimin e radhës do kuptohet gjithçka” – shprehet Giufreddi.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Torino i befason të gjithë, zyrtarizon ish-trajnerin e Milanit

Publikuar

-

Nga

Giampaolo është trajneri më i ri i Torinos. Zyrtarizimi ka ardhur nga vetë klubi italian, me anë të një postimi në rrjetet sociale.



Italiani i lindur në Zvicër ka qënë më parë trajner i Milanit, Sampdorias, Empolit dhe Brescias. Ai do nisë menëjherë nga puna, ku fillimisht do bëjë gati listën e merkatos.

LEXO TE PLOTE