Connect with Us

Gega trajner i Kukësit, zbulohet kontrata që ka firmosur

Sport

Gega trajner i Kukësit, zbulohet kontrata që ka firmosur

Publikuar

-

E treta, e vërteta! Skënder Gega është trajneri i ri i Kukësit. 56-vjeçari me origjinë nga Tropoja është bindur më në fund për të drejtuar nënkampionët e Shqipërisë, në një kohë që në dy raste gjatë viteve të kaluara, negociatat mes tij dhe presidentit të Kukësit, Safet Gjici, janë prishur për detaje vetëm në momentet e fundit.

Megjithatë, dje pasdite ka qenë vetë klubi kuksian që përmes faqes zyrtare në “Facebook” ka konfirmuar akordin me trajnerin që shpalli kampion Partizanin sezonin 2018- 2019 dhe së fundmi ishte në krye të jordanezëve të Al Faisaly, por pandemia bëri që të largohej shpejt.

“Klubi i Kukësit njofton se trajneri i ri i skuadrës do të jetë Skënder Gega, pasi palët kanë arritur akordin ditën e sotme (të enjten). Prezantimi i trajnerit të ri do të bëhet ditën e hënë në sallën e konferencave në stadiumin ‘Air Albania’, në orën 11:00. Klubi i uron mirëseardhjen trajnerit Gega dhe suksese me ekipin tonë”, citohej në njoftimin e klubit të Kukësit për emërimin e Gegës, i cili pason Orges Shehin, që nuk arriti të rinovonte marrëveshjen.

KONTRATA – “Panorama Sport” zbulon se trajneri ka pranuar të firmosë një kontratë 1-vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një sezon nëse arrihen objektivat e vendosur, ku parësor është fitimi i titullit kampion në edicionin 2020-2021. Mësohet nga burime jozyrtare se trajneri do të marrë një pagë prej 4 mijë eurosh në muaj, ndërsa ka bonuse në rast se skuadra merr trofe në fund të sezonit. Gega ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të ketë në staf patjetër si zgjedhje të tij trajnerin e portierëve dhe zv.trajnerin. Kësisoj, klubi ka pranuar që miratojë kërkesën e tropojanit, teksa krahu i djathtë do të jetë pikërisht Rrahman Hallaçi, ndërsa trajner i portierëve, Florian Ristani. Me këtë të fundit Gega ka bashkëpunuar edhe kur drejtonte Partizanin.

Prova e parë e trajnerit të ri do të jetë angazhimi në Ligën e Europës. Kukësi do të mësojë kundërshtarin në turin e parë më 10 gusht, kur edhe UEFA hedh shortin. Debutimi do të jetë më 27 gusht, pikërisht në datën kur janë parashikuar të luhen takimet e turit të parë të Ligës së Europës. Këtë edicion do të luhen ndeshje teke për kualifikimin, pra jo me sistem vajtje-ardhje.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Sot hidhet shorti, Tirana mëson rivalin në Champions League

Publikuar

-

Nga

Në Nyon të Zvicrës do të hidhet edhe shorti sa i përket turit të parë kualifikues për “Champions League”. Tirana pritet që të mësojë kundërshtarin e saj, ndërsa ekipi do të zhvillojë menjëherë përgatitjet për përballjen e parë që do të zhvillohet mes datave 18-19 gusht.

Bardheblutë do ta njohin rivalin me shortin që nis sot në orën 12:00, ndërsa në ditën e nesërme do të kenë idenë të qartë se kë do të gjejnë përballë në turin e dytë nëse do të kalojnë më tutje, pasi në datën 10 gusht dhe në orën 12:00 do të zbardhet edhe ky tur.



Rregullat janë të qarta ku do të luhet me vetëm një ndeshje sipas përcaktimit, ndërsa nëse do të ketë barazim për 90 minutat, do të vazhdohet me shtesë dhe penallti. Në rastin se Tirana do të eliminohet në turin e parë të “Champions League”, atëherë do të kenë mundësinë që të mbërrijë menjëherë në turin e dytë të “Europa League”.

LEXO TE PLOTE

Sport

Sarri drejt shkarkimit, Juventusi mund t’ia besojë stolin Gasperinit

Publikuar

-

Nga

Mauricio Sarri është i rrethuar nga reja e shkarkimit, e cila pas mbrëmjes së djeshme është bërë gjigante. Madje, burime nga spanjollja “Don Balon” lëshojnë bombën e madhe: “Juventusi është bindur seriozisht se ndoshta 61-vjeçari duhet të dorëzojë çelësat e stolit bardhezi dhe skuadra t’i ofrohet Xhanpiero Gasperinit për sezonin e ardhshëm”.

Sigurisht që ideja nuk është aspak e pamundur, madje nga mbrëmë shumë tifozë të kampionëve të Italisë do ta mbështesin me shumë kënaqësi, pasi Sarri nuk e ngriti kurrë Juven në nivelet e premtuara dhe Lioni e konfirmoi për të disatën herë këtë gjë.



Ndërsa Gasperini, siç ka treguar historia, është një njeri i punës, i ideve gjeniale dhe mbi të gjitha, një trajner kameleon, që di të ndërtojë lojë, di të përshtatë lojtarët në rolet që duhet, por gjithashtë të rrisë nivelin edhe të atyre që mund të duken futbollistë normalë.

LEXO TE PLOTE

Sport

Bllokimi i merkatos për shkak të Çinarit, ja kur e merr CAS vendimin për Partizanin

Publikuar

-

Nga

Partizani ka mbyllur në parim disa marrëveshje me lojtarë që janë në listën e dëshirave të trajnerit Ilir Daja, por në këtë moment nuk mund të bëjë asnjë zyrtarizim pa dalë vendimi i KAS-it të Lozanës për zhbllokimin e merkatos.

“Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta në klubin e kuq se deri në mesin e këtij muaji pritet që të hiqet masa për bllokimin e merkatos nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Zvicër. Prej ditësh Partizani ka bërë një ankimim, dhe sipas të gjitha gjasave, javën tjetër do të zhvillohet seanca dëgjimore në KAS, nga e cila si kërkesë e parë e klubit do të jetë zhbllokimi i merkatos. Zyra juridike e klubit ka garantuar se kjo është një masë e sigurt që do të merret nga paneli në seancën e parë deri më 15 gusht.



Gazeta zbuloi më 15 korrik se Partizanit i ishte bllokuar transferimi i lojtarëve për një vit nga FIFA. Ky vendim tronditës kishte ardhur për shkak të transferimit të cilësuar si të parregullt të sulmuesit Erald Çinari në vitin 2018, kur të kuqtë paguan një dëmshpërblim te Vllaznia. Në këtë histori është përfshirë edhe FSHF-ja, që ka federuar lojtarin. FIFA ka dënuar Çinarin me 4 muaj, ndërsa klubi ka marrë 80 mijë euro gjobë.

LEXO TE PLOTE